Obeziteti është shndërruar dekadat e fundit në një pandemi të mirëfilltë. Ai përkufizohet si akumulim jonormal ose i tepruar i yndyrës që paraqet rrezik për shëndetin. Vlerësimi i shkallës së obezitetit realizohet ndërmjet indeksit të masës trupore (BMI). BMI është raporti i peshës (shprehur në kilogram) dhe gjatësisë (shprehur në metra) e ngritur në katror. [BMI=pesha/(gjatësia)2].

Një indeks i masës trupore (BMI) mbi 25 konsiderohet mbipeshë, dhe mbi 30 është obezë.

Klasifikimi sipas BMI-së

Sipas OBSH, mbi 4 milionë njerëz vdesin çdo vit si rezultat i mbipeshës ose obezitetit. Normat e mbipeshës dhe obezitetit vazhdojnë të rriten tek të rriturit dhe fëmijët. Nga viti 1975 deri në vitin 2016, prevalenca e fëmijëve dhe adoleshentëve mbipeshë ose obezë të moshës 5-19 vjeç u rrit më shumë se katërfish nga 4% në 18% globalisht.

Nga shkaktohet obeziteti?

Kësaj pyetje janë munduar ti japin përgjigje shumë studime. Sepse nëse gjendet arsyeja e vetme, mund të gjendet dhe mënyra për ta luftuar në mënyrë të sukseshme. Në të vërtetë obeziteti mbart shumë shkaktarë. Kryesorët janë të lidhur më kaloritë që marrim.

Kaloritë e marra – Vlera energjetike e ushqimit matet në njësi të quajtura kalori. Mashkulli mesatar fizikisht aktiv ka nevojë për rreth 2,500 kalori në ditë për të mbajtur një peshë të shëndetshme, dhe një grua mesatare fizikisht aktive ka nevojë për rreth 2,000 kalori në ditë. Konsumimi i më shumë kalorive do të rriste akumulimin e tepërt të tyre në formën e dhjamit.

Mungesa e aktivitetit fizik është një tjetër faktor i rëndësishëm që lidhet me obezitetin. Marrja e kalorive pa i djegur ato rrezikon për luhatje të dukshme të peshës. Rekomandohet që të rriturit të bëjnë të paktën 150 minuta aktivitet aerobik me intensitet të moderuar, si biçikleta ose ecja e shpejtë, çdo javë.

Gjenetika – Ka disa gjene që lidhen me obezitetin dhe mbipeshën. Në disa njerëz, gjenet mund të ndikojnë në mënyrën se si trupat e tyre e ndryshojnë ushqimin në energji dhe ruajnë yndyrën. Disa sindroma gjenetik mund të shoqërohen me obezitet.

Shkaqe mjekësore – Në disa raste, probleme mjekësore mund të kontribuojnë në shtimin e peshës. Sëmundje të traktit gastro-intestinal, çrregullimet hormonale etj. mund të rrisin depozitimin jo të shëndetshëm të indit dhjamor. Të tilla sëmundje mund të përmendim: hipotiroidizmin, hiperkortizoleminë, diabeti mellitus etj.

Dieta dhe stili i jetesës

Dieta dhe faktorët e stilit të jetesës kontribuojnë në zhvillimin e obezitetit dhe mbipeshës. Disa nga më të zakonshmet janë:

  • ngrënia e sasive të mëdha të ushqimeve të përpunuara ose të shpejta,
  • pirja e tepërt e alkoolit – 1 gram alkool mban 7 kalori (1 gotë vere 250 ml ka mesatarisht 226 kalori),
  • të ngrënit jashtë – ushqimi i gatuar në një restorant mund të jetë më i lartë në yndyrë dhe sheqer,
  • porcione të mëdha,
  • pirja e shumë pijeve me sheqer – duke përfshirë pije joalkoolike dhe lëngje frutash
  • ‘comfort food’ -ngrënia për tu ndjerë mirë – disa njerëz mund të hanë për shkak të shumë faktorëve të tjerë që ndikojnë në jetën e tyre si vetëvlerësimi i ulët ose humori i ulët
Risku i Obezitetit

Njerëzit që kanë mbipeshë ose obezitet, krahasuar me ata me peshë të shëndetshme, janë në rrezik të shtuar për shumë sëmundje. Këtu perfshihen:

  • Hipertensioni arterial
  • Dislipidemia (Kolesterol i lartë LDL, kolesterol i ulët HDL ose nivele të larta të triglicerideve)
  • Diabeti i tipit 2
  • Sëmundje koronare të zemrës
  • Aksidentet cerebrovaskulare (‘Goditja në tru’)
  • Sëmundje të fshikëzës së tëmthit
  • Osteoartriti
  • Apnea e gjumit dhe probleme me frymëmarrjen.
  • Shumë lloje të kancerit
  • Cilësi e ulët e jetës
  • Sëmundje mendore si depresioni klinik, ankthi dhe çrregullime të tjera mendore
  • Dhimbje trupore dhe vështirësi në funksionimin fizik

Duke qënë se obeziteti shkaktohet por edhe mund të shkaktojë problematika serioze të shëndetit, është e këshillueshme që të vlerësohet nga mjekët specialist (endokrinolog, dietolog klinik) për të realizuar planin e terapisë dhe ndjekjes më të mirë.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna