NATALEE - Ribociclib plus terapi endokrine ne trajtimin e kancerit te hershem te gjirit

Kombinimi i CDK4/6 inhibitorëve si ribociclib plus terapi endokrine ka përmirësuar mbijetesën e lirë nga sëmundja (DFS) krahasuar me terapinë endokrine në monoterapi. Studimi i fazës 3 NATALEE është kryer në popullatën e pacientëve me kancer gjiri HR+/HER2-, stadi II ose III.

Pacientët në studim janë ndjekur për një periudhë mesatare prej 27.7 muajve. Risku për sëmundje invazive është reduktuar 25.2% me kombinimin e terapisë endokrine me ribociclib krahasuar me terapinë endokrine në monoterapi (HR 0.748, 95% CI [0.618, 0.906]; P=0.0014). Në ndjekje 3 vjeçare, periudha e lirë nga sëmundja (iDFS) ishte 90.4% për terapinë e kombinuar krahasuar me 87.1% me terapinë endokrine në monoterapi.

Arsyetimi për zhvillimin e studimit

Pacientët e diagnostikuar me kancer gjiri ER+ kalsifikohen zakonisht në varësi të riskut klinik dhe gjenetik për të marrë trajtim adjuvant me terapi endokrine ose kimoterapi.

Studime të mëparshme kanë treguar se kombinimi i terapisë endokrine me ribociclibin ka treguar përmirësim në mbijetesën e lirë nga progresi (PFS) dhe mbijetesën e përgjithshme (OS) në pacientët me kancer gjiri të avancuar HR+/HER2- Bazuar në këto të dhëna është zhvilluar studimi NATALEE për të vlerësuar këtë kombinim edhe në sëmundje në stad të hershëm.

Një tjetër inhibitor i CDK4/6 – abemaciclib është aprovuar pak kohë më parë për trajtimin adjuvant të pacientëve me kancer gjiri me risk të lartë për rekurrencë.

Rezulatet e studimit NATALEE

Studimi përfshiu një popullatë të gjerë pacientësh me kancer gjiri, përfshirë burra dhe gra të çdo moshe, me ose pa prekje të limfonodujve, stadi II dhe III i sëmundjes, HR+/HER2-.

Pacientët u ndanë në dy grupe, grupi i parë mori 400mg ribociclib plus terapi endokrine dhe grupi i dytë mori vetëm terapi endokrine. Terapia endokrine mund të ishtë letrozole 2.5mg në ditë, anastrazole 1mg në ditë, për 5 vjet ose më gjatë. Burrat dhe gratë pre-menopauzante morrën gjithashtu edhe goserelin.

Risku për sëmundje invazive është reduktuar 25.2% me kombinimin e terapisë endokrine me ribociclib krahasuar me terapinë endokrine në monoterapi (HR 0.748, 95% CI [0.618, 0.906]; P=0.0014). Në ndjekje 3 vjecare, periudha e lirë nga sëmundja (iDFS) ishte 90.4% për terapinë e kombinuar krahasuar me 87.1% me terapinë endokrine në monoterapi.

Është vënë re gjithashtu një trend drejt përmirësimit të OS me kombinimin e ribociclib dhe terapisë endokrine (HR 0.759, 95% CI [0.539, 1.068]; P = .0563).

Ribociclib në dozë 400mg për 3 vjet terapi ka treguar një profil sigurie më të favorshëm se ai i dozës standarde 600mg për trajtimin e kancerit të gjirit metastatik.

Impakti klinik potencial

Pacientët e përfshirë në studim do të ndiqen në vazhdim për periudha më të gjata dhe do të mund të shihen efektet më të qartë të kombinimit.

Megjithatë, trajtimi i pacientëve me kancer të hershëm të gjirit mund të komplikohet dhe udhëzues të qartë duhet të aprovohen për rolin e terapive të tjera target në në këtë nëngrup. Siç është trajtimi me PARP inhibitorët. Për këtë arsye, pavarësisht rezultateve të kënaqshme te studimit NATALEE, pacientët me risk të lartë për hereditaritet duhet të testohen per mbartjen e mutacioneve në BRCA1/BRCA2. Gjithashtu, këto rezultatet nuk tregojnë se mund të shmangim kimioterapinë.

Më shumë se 80% e pacientëve të përfshirë në studimin e NATALEE dhe monarchE për abemaciclibin, kanë marrë trajtim neoadjvuant me kimioterapi. Pra, ribociclibi i shtohet trajtimit standard të kancerit të gjirit.

Një tjetër studim, ADAPTcycle është duke vlerësuar pacientët me risk mesatar për rekurrencë nëse mund të përfitojnë më shumë nga trajtimi me kobinimin ribociclib me terapi endokrine krahasuar me kimioterapinë standarde.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna