Një ndër llojet më të rrezikshëm të kancerit të lëkurës – melanoma po shënon çdo vit e më shumë një rritje të rasteve të reja. Por lajmi i mirë është se shumica e llojeve të kancerit të lëkurës janë të trajtueshëm në stadet e hershme të sëmundjes. Ndaj vet-ekzaminimi i lëkurës dhe kontrollet vjetore te dermatologu janë shumë të rëndësishme, ve çanërisht nëse keni risk të lartë për të zhvilluar kancer lëkure.
Cilat janë shenjat e një nishani malinj?
1. Ndryshime në një nishan ekzistues: ABCDE e melanomës
Gjatë vizitës te dermatologu, një ndër pyetjet që ju shtrohet është nëse keni vënë re ndryshime në nishanet tuaja ekzistuese. Gjatë ekzaminimi vlerësohet ABCDE:
A – asimetria: Kur gjysma e nishanit nuk përkon me gjysmën tjetër.
B – Border (kufijtë e nishanit): Kur kufijtë e nishanit nuk janë të qarta ose janë të cregullta.
C – Color (ngjyra): Nëse ngjyra e nishanit nuk është homogjene.
D – Diametri: Nëse nishani është më i madh se 6 mm.
E – Evolucioni: Nëse nishani ka ndryshuar me kohën.
Vlerësimi i nishanit bëhet duke marrë parasysh të gjithë ABCDE. Pra nuk mjafton vetëm një nga tiparet e saj për të përcaktuar nëse nishani përbën rrezik ose jo.
2. Një nishan i ri
Nishanet e reja nuk janë domosdoshmërish shenjë e melanomës. Por vetëm 30% e melanomave zhvillohen në nishane ekzistuese, pjesa tjetër janë nishane të reja. Ndaj nëse shihni një nishan të ri që plotëson kushtet e ABCDE, duhet menjëherë të konsultoheni me një dermatolog.
3. Nishane qe gjakosen ose që shkaktojnë kruarje
Ka shumë arsye pse një nishan mund të kruhet, si lëkura e thatë, reaksione alergjike ose lëkurë e irrituar.
Por mund të jetë edhe një shenjë e një nishani malinje, ndaj është e rëndësishmë që këto nishane të kontrollohen. Gjithashtu, një tjetër simptomë e rëndësishme është gjakosja e nishanit, e cila nuk duhet anashkaluar.
4. Nishanet si “rosaku i shëmtuar”
Nuk do të thotë që nishani të ketë formën e një roskau, por i tillë konsiderohet nishani që duket më ndryshe nga gjithë nishanet e tjerë të trupit. Në këto raste mund të kryhet një biopsi e nishanit për të parë nën mikroskop sa atipik është ky nishan.
Kush ka rrezik më të madh për të zhvilluar melanoma?
Më të rrezikuar për të zhvilluar melanomë janë personat që:
- kanë përdorur solaret
- kanë lëkurë të bardhë, që digjet lehtë, me quka ose lëkurat që skuqen lehtë.
- kanë kaluar më parë një kancer lëkurë
- kanë histori familjare me mëlanomë
- ekspozohen gjatë në diell
- kanë pësuar djegie të lëkurës nga dielli në fëmijëri
- kanë sy blu ose jeshil
- kanë shumë nishane në trup
Çfarë mund të bëni për mbrojtje?
Çelësi i suksesit në trajtimin e melanomës është diagnostikimi i hershëm. Vet-ekzaminimi i lëkurës është një fillim i mirë. Gjithashtu, konsulta vjetore e deramtologut është e rëndësishme veçanërisht për përsonat me rrezik të lartë për të zhvilluar melanomë.
Mbrojtja e lëkurës është thelbësore, vecanërisht nëse:
- Keni lëkurë të bardhë
- Keni shumë nishane në trup
- Keni histori familjare me kancer të lëkurës
Përdorni krem dielli me SPF dhe ri aplikojeni shpesh atë.







Lini një koment