Nëse keni ngrënë ndonjëherë oriz të zi, e dini që ai është shumë më i shijshëm dhe ndryshe nga orizi i zakonshëm. Por ky oriz përveç shijes sjellë edhe më shumë benefite për shëndetin dhe së fundmi po konsiderohet si një super-ushqim.
Çfarë është orizi i ndaluar?
Orizi i zi i ndaluar i referohet një lloj orizi antik që ka qenë pjesë e dietës aziatike për mijëra vjet. Ai i përket llojit të Oryza sativa, ndërsa varietetet e tij të tjera përfshijnë orizin e zi indonezian dhe orizin e zi Thai jasmine.
Studimet e hershme sugjerojnë se orizi i zi është edhe më i fuqishëm se boronicat në efektet e tij antioksiduese. Mund të ndihmojë gjithashtu në forcimin e imunitetit dhe në mbrojtjen e trupit nga sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe semundje të tjera.
Pse quhet orizi i zi “i ndaluar”?
Orizi i zi (i njohur gjithashtu si orizi i zi i ndaluar ose orizi i perandorit) përdoret në mjekësinë tradicionale kineze. Dikur ishte i rezervuar vetëm për të pasurit dhe të fuqishmit për të siguruar shëndetin dhe jetën e tyre të gjatë. Askush tjetër nuk lejohej ta hante atë.
Fatmirësisht, kjo nuk ndodh më, dhe orizi i zi është gjërësisht i përdorur nga të gjithë tashmë.
Çfarë i jep orizit të zi ngjyrën e tij të errët?
Orizi i zi është veçanërisht i pasur me nutrientë krahasuar me llojet e tjera të orizit, si anthocyanins – pigmentantioksidues i fortë që mbron qelizat e trupit nga dëmtimi dhe i jep njëkohësisht edhe ngjyrën e zezë orizit.
Përfitimet shëndetësore nga orizi i ndaluar
Studimet kanë treguar se orizi i zi është i lidhur me një sërë benefitesh shëndetësore, si:
- Ndihmon në kontrollin e peshës trupore
- Ndihmon shëndetin e syve
- Mbron nga kanceri, diabeti dhe sëmundjet e zemrës
- Redukton inflamacionin
1. Rritje e nutrientëve
Orizi i zi është i pasur me shumë nutrientë, si vitamina E, kalçium, kalium. Ka më shumë proteina, fibra dhe hekur se llojet e tjerë të orizit dhe përmban shumë:
- Aminoacide
- Antioksidantë
- Acide yndyrore
Psh. në 100 g oriz të zi gjenden 2.4 mg hekur – 10 herë më shumë se në orizin e bardhë. Gjithashtu përmban 8.89 g proteina krahasuar me 6.94 g në orizin e bardhë.
2. Përmirëson shëndetin e syve
Orizi i zi përmban karotenoide, të cilat ndihmojnë në shëndetin e qelizave të syrit, veçanërisht të retinës. Vitamina E dhe anthocyanina gjithashtu mbrojnë shëndetin e syve, të lëkurës dhe sistemin imunitar.
3. Ndihmon në menaxhimin e diabetit
Antioksidantet dhe fitokimikatet e gjendura në orizin e zi përmirësojnë sensitivitetin ndaj insulinës. Ky proces ndihmon trupin në përdorimin më të mirë të glukozës. Ngadalëson ritmin me të cilin trupi përthith sheqerin dhe ul nivelin e sheqerit në gjak.
4. Mbron nga sëmundjet
Shtresa e jashtme e orizit të zi përmban nivel të lartë të anthocyaninave. Ky antioksidant ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, përmirëson funksionin e trurit dhe ofron nje mbrojtje kundër kancerit.
Proteinat dhe fibrat në orizin e zi ndihmojnë në:
- Përmirësimin e sistemit digjestiv
- Parandalimin e obezitetit
- Humbjen në peshë
- Redukton inflamacionin
A ka rrezik përdorimi i orizit të zi?
Edhe pse në përgjithësi orizi i zi është i sigurt, përmban metalin e rëndë arsenik si të gjithë llojet e orizit. Për këtë arsye orizi duhet të lahet mirë para se të gatuhet. Gjithashtu, orizi i zi duhet ngrënë në sasi të moderuar pasi mund të shkaktojë fryrje barku dhe gazra.
Si gatuhet?
Për shkak të konsistencës së fortë, është mirë që orizi i zi të lihet në ujë rreth 30-60 minuta para gatimit. Ndiqni udhëzimët për gatim në paketimin e orizit. Orizi i zi mund të ruhet për rreth 6 muaj në një vend të errët, pa lagështi.







Lini një koment