Jodi është një lëndë ushqyese jetike në shtatzani. Ai ndihmon në zhvillimin e shëndetshëm të trurit dhe sistemit nervor para lindjes, tek të porsalindurit dhe fëmijët e vegjël. Jodi ndihmon në zhvillimin e koordinimit, vigjilencës dhe shqisave. Për këtë arsye, është e rëndësishme që gratë të marrin mjaftueshëm jod para konceptimit, gjatë shtatzënisë dhe gjatë ushqyerjes me gji.

Në shumicën e popullatës, përmbajtja e jodit në dietë priret të jetë nën sasinë e rekomanduar. Kjo mund të çojë në marrjen e pamjaftueshme të jodit tek gratë shtatzëna.

Njerëzit e depozitojnë jodin në tiroide dhe gjatë shtatzënisë tiroidja është shumë më aktive, duke prodhuar rreth 50% më shumë hormone tiroide. Megjithatë femrat  kanë nevojë për jod shtesë gjatë shtatzënisë. Kjo shëben për të prodhuar hormone të mjaftueshme për të mbështetur zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës.

Aktiviteti i tiroides kthehet në normalitet kur ushqehet me gji. Por rekomandohet një suplement jodi sepse foshnjat që ushqehen me gji e marrin të gjithë jodin nga qumështi i gjirit.

Sa janë nevojat ditore për jod në shtatzani?

Në protokolle të ndryshme  rekomandohet që gratë të marrin 220 mikrogramë jod në ditë kur janë shtatzënë dhe 270 mikrogramë në ditë kur ushqehen me gji.

Meqenëse marrja e ushqimit nuk ka gjasa të jetë e mjaftueshme, rekomandohet një supplement ditor që përfshin 150 mikrogramë jod.

Si vlerësohen rezervat e jodit të një femre shtatzanë?

Metoda të ndryshme mund të përdoren për të vlerësuar statusin e jodit tek gratë shtatzëna, por më e përdorura dhe më e pranuar gjerësisht është vlerësimi i PIU. PIU është përqëndrim i jodit në urinë çasti. Me anë të këtij kampioni gjykohet për sasinë qarkulluese të jodit dhe nevojave suplementare që mund të nevojiten.

Edhe popullata femërore që rezulton me sëmundje pre ekzistuese të tiroides, rekomandohet të vlerësohet për nivelin e jodit. Si dhe të marr suplement në përshtatje me sëmundjen. Për këtë arsye këshillohet që kjo popullatë të ndiqet përpara koncepsionit, gjatë dhe pas shtatzanisë nga specialisti gjinekolog dhe endokrinolog.

Popullata shqiptare hyn në kategorinë e popullatave jod deficitare (pavarësisht përmirësimit të parametrave ndër vite). Për këtë arsye për një shtatzani të shëndetshme rekomandohen suplemente ushqimore që përmbajnë edhe jod në sasinë 75-150 mcg/ditë.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna