Kefiri - Vetitë e tij ushqyese dhe benefitet për shëndetin

Çfarë është kefiri dhe si bëhët?

Kefiri është një qumësht i fermentuar i cili ekzison prej mijra vitesh. Sipas urtësisë së lashtë dhe kërkimeve shkencore moderne, kefiri bën shumë mirë për shëndetin.

Kefiri bëhet nga përzierja e farave të kefirit, të cilat përmbajnë maja dhe baktere të mira, me qumështin e lopës, dhisë ose deles. Mikroorganizmat transformojnë laktozën (sheqerin e qumështit) në acid laktik, duke i dhënë një shijë të thartë dhe shumë nutrientë.

Kefiri në shijen natyrale ngjason me kosin e lëngshëm, por mund ta gjeni në shumë shije të ndryshme.

Sa i shëndetshëm është kefiri?

Vetitë e kefirit varen nga lloji i qumështit me të cilin përbëhet dhe procesi i fermentimit. Në përgjithësi, është më i shëndetshëm se kosi pasi përmban më shumë shtama probiotikësh.

Gjithashtu, kefiri përmban pak laktozë, kështu që edhe personat me intolerancë ndaj laktozës mund të pinë pa problem. Ekzistojnë edhe opsione pa përmbajtje bylmeti, por nuk kanë të një njëtin profil nutricional se ai i kefirit tradicional.

Kefiri mund të konsiderohet një super-ushqim, pasi është i mbushur me vitamina, minerale dhe nutrientë, përfshirë:

  • Kalcium
  • Magnez
  • Proteina
  • Vitamin B2 (Ribiflavin)
  • Vitamin B12
  • Vitamin D

Përmirëson shëndetin e traktit tretës

Trakti digjestiv përmban një botë të tërë mikroorganizmash (mikrobiota) që përfshijnë baktere, fungi dhe viruse. Disa prej tyre janë të dëmshme, ndërsa të tjera ndihmojnë në tretje dhe në funksione të tjera të rëndësishme. Nëse bakteret e këqija shumohen, çrregullohet balanca e mikrobiotës, çka shkakton:

  • Dhimbje barku
  • Fryrje
  • Konstipacion
  • Diarre
  • Gazra

Kefiri përmban rreth 12 shtama aktive probiotikësh. Kur hani probiotikë dhe ushqime të pasura me post-biotiks si kefiri, i shtoni më shumë baktere të mira traktit tretës. Një studim ka treguar se duke ngrënë kefir rregullisht rregulloni balancat e mikrobiotës, duke reduktuar simptomat e sëmundjes inflamatore të zorrës. Ndërsa një tjetër studim ka treguar se kefiri lehtëson konstipacionin kronik.

Forcon kockat

Kocat e forta janë thelbësore për të pasur një jetë aktive, veçanërisht kur mosha e thyer shkakton humbje të masës muskulore. Një gotë kefir përmban nutrientë që ju nevojiten për të përmirësuar shëndetin e kockave, përfshirë:

  • Kalcium
  • Vitamin D
  • Fosfor
  • Magnez
  • Vitamin K

Lufton disa infeksione

Kefiri mund të quhet edhe një lloj superheroi pasi lufton sëmundje të shkaktuara nga E.coli dhe salmonella. Në studime pre-klinike, kefiri është parë të jetë po aq efektiv sa edhe antibiotikët në disa raste.

Përveç luftës më batkeret e këqija në traktin tretës, kefiri mbron edhe dhëmbët nga bakteret që shkaktojnë kavitete. Një studim qe krahasoi pirjen e përditshme të kefirit me shpëlarjen e gojës me fluor, tregoi se të dyja kishin të njëjtin efikasitet për të parandaluar kavitetet.

Mban muskujt e shëndetshëm

Proteinat janë esenciale për të ndërtuar dhe riparuar muskujt. Ndërsa kefiri nuk ka aq proteina sa kosi, ka më shumë proteina se vezët. Gjithashtu, është i pasur në magnez, element shumë i rëndësishëm për të përmirësuar lëvizjen e muskujve dhe fosfor i cili luan një rol në rritjen dhe riparimin e indeve.

Ndihmon në balancën e glukozës në gjak

Nëse jëni me diabet të tipit 2, trupi nuk mund të përpunojë siç duhet glukozën. Kefiri mund të parandalojë diabetin por mund të jetë edhe pjesë e planit të trajtimit për të ulur nivelin e glukozës. Një studim në personat me diabet të tipit 2 tregoi se pirja e 500 ml

Lehetëson stresin

Pirja e rregullt e kefirit mund t`ju ndihmojë edhe në përballimin e stresit. Të paktën këto janë rezultatet e një studimi pre-klinik mbi kefirin. Rezultatet treguan se kefiri ndryshoi përbërjen e baktereve të zorrëve, në favor të atyre baktereve që prodhojnë acid gamma-aminobutirik (GABA). Ky aminoacid ka një efekt qetësuar në tru, çka ju ndihmon të relaksoheni.

Kefiri përmban edhe nutrientë të tjerë që njihen për stabilizimin e humorit, si:

  • Vitaminat B
  • Magnezi
  • Triptofani

Kefiri sjellë shumë benefite për shëndetin. Por mbani mend se kur filloni të përdorni kefir, mund të keni fillimisht fryrje barku dhe gazra. Shtojeni kefirin ngadalë në dietë dhe jepini kohë trupit tuaj të mësohet.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna