Ndryshimet e hormoneve të tiroides gjatë shtatzanisë janë të shpeshta dhe e shoqërojnë gjithë shtatzaninë. Hormonet e tiroides ndikojnë në metabolizmin bazal të nënës, por edhe në zhvillimin normal të bebit. Ato janë veçanërisht të nevojshme për të siguruar zhvillimin e shëndetshëm të trurit dhe sistemit nervor të fetusit gjatë gjithë shtatzënisë. Hormonet i kalojnë fëmijës nëpërmjet placentës. Rreth javës së 12-të, gjëndra tiroide e bebit do të fillojë të prodhojë hormonet e veta, por ka ende varësi nga hormonet e nënës. Prandaj është i rëndësishëm monitorimi i niveleve dhe diagnostikimi i hershëm i problemeve të tiroides te nëna. Mirëpo duhet patur parasysh që faktorë të ndryshëm dhe ecuria e shtatzanisë ndikon në luhatje normale të këtij niveli.

Dy hormone të lidhura me shtatzëninë – gonadotropina korionike njerëzore (hCG) dhe estrogjeni – shkaktojnë nivele më të larta të matura të hormoneve tiroide në gjak. Po ashtu hiperemesis gravidarum (episode të shpeshta të vjellash në fazat e hershme të shtatzanisë ) mund të ndikojnë ne nivele të larta të hormoneve të tiroides. Tiroidja zmadhohet pak tek gratë e shëndetshme gjatë shtatzënisë, por zakonisht jo në nivele shqetësuese. Edhe në femra me probleme pre ekzistuese të tiroides (noduj, kiste), efekti i shtatzanisë mund të vihet re dhe këto deformime të rriten.

Cilat janë normat e synuara?

Gjatë shtatzanisë së një femre pa histori të problemeve të mëparshme të tiroides, vlerësohet fillimisht vetëm niveli TSH. TSH (hormone stimulus i tiroides) është një hormone që prodhohet nga një gjendër në kokëdhe që ndikon në prodhimin e hormoneve të tiroides. Niveli i tij, për shkak të situatave të thëna më sipër, pëson luhatje gjatë shtatzanisë.

Shoqata e Endokrinologjisë këshillon që niveli i TSH në tremujorin e parë të jetë me i ulët (0.1-2.5 mIU/L). Ne tremujorin e dytë e të tretë sugjerohet të mbahet niveli 0.2-3 mIU/L. Ndonëse norma jashtë shtatzanisë është 0.3-4.3 mIU/L. Duhet thënë që niveli mund të luhatet lehtësisht, reth këtyre shifrave në varësi të normave të laboratorëve të ndryshëm.

Çfarë kontrollesh duhet të bëjë një femër shtatzanë për tiroiden?

Nëse femra nuk ka sëmundje pre ekzistuese dhe nuk ka shqetësime sugjeruese për hiper- ose hypotiroidizëm, rekomandohet vetëm kontrolli i TSH sipas sugjerimit të gjinekologut. Në femra me sëmundje të njohura, bilanci zgjerohet dhe kontaktohet endokrinologu që në momentin e parë të zbulimit të shtatzanisë. Komunikimi mund të jetë  edhe më herët nëse koncepsioni nuk po arrihet.

Femrat me probleme të sapodiagnostikuara apo të njohura të tiroides duhet të ndiqen me ekografi. Ndërmjet saj vlerësohet evolucioni i strukturës.

Gjithashtu është e rëndësishme monitorimi i jodit dhe marrja e suplementeve të tij për zhvillimin normal të bebit gjatë shtatzanisë dhe fill pas lindjes.

Çrregullimet e patrajtuara të tiroides gjatë shtatzënisë mund të çojnë në problematika si:

  • lindje të parakohshme,
  • preeklampsi (një rritje e rëndë e presionit të gjakut),
  • abort,
  • probleme zhvillimore dhe peshë të ulët të lindjes,
  • etj.

Prandaj, është e rëndësishme komunikimi me mjekun gjatë rrugëtimit të shtatzanisë dhe pas saj.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna