Studimet kanë treguar se gjysma e personave duhanpirës të diagnostikuar me kancer të mushkërisë vazhdojnë të pinë duhan edhe pas diagnozës së tyre.
Lënia e duhanit pas një diagnoze të kancerit të mushkërive në fazën e hershme mund t’i ndihmojë njerëzit të jetojnë më gjatë, sipas një studimi te publikuar ne shtator te 2021.
Studimi, i cili përfshiu më shumë se 500 pacientë në Rusi, zbuloi gjithashtu se lënia e duhanit mund të vonojë rikthimin e kancerit ose përkeqësimin e sëmundjes.
Gjetjet janë nga një prej studimeve më të mëdha prospektive për të krahasuar mbijetesën e njerëzve që e ndalojne me ata që e vazhdojnë duhanin pas një diagnoze të kancerit të mushkërive. Grupi i njerëzve që ndalojnë duhanin jetoi mesatarisht 22 muaj më shumë se grupi që vazhdoi duhanin (6.6 vjet kundrejt 4.8 vjet).
Lënia e duhanit u shoqërua gjithashtu me një kohë më të gjatë te lire nga semundja (5.7 vjet kundrejt 3.9 vjet).
Në kohën e një diagnoze të kancerit, disa pacientë mund të ndihen fatalist dhe të mendojnë se nuk ka kuptim të ndalojnë duhanin, por ky studim dhe studime të tjera të mëparshme të fokusuar kryesisht në cilesinë e jetës pas diagnozes, tregojnë qartë se lënia e duhanit është shumë e dobishme në çdo kohë dhe se nuk është kurrë vonë për të lënë duhanin, edhe pas një diagnoze të kancerit.
Gjatë studimit dhjetëvjeçar, i cili u sponsorizua nga IARC, studiuesit kryen intervista telefonike vjetore me 517 pacientë që ishin duhanpirës aktive kur u diagnostikuan me kancer të mushkërisë në fazë të hershme.
Pacientët u ndoqën mesatarisht per 7 vjet.
Sondazhet mblodhën informacione rreth statusit të duhanpirjes së pacientëve, trajtimeve dhe eventeve të tilla si një përsëritje ose përhapje e kancerit. Gjithsej 220 prej pacientëve (42.5%) e lanë duhanin, shumica prej tyre menjëherë pasi u diagnostikuan me kancer të mushkërive. Studimi tregoi se pacientët që lanë duhanin kishin më shumë gjasa të ishin gjallë sesa pacientët e tjerë.
Studiuesit vlerësuan se 3 vjet pas diagnozës, 75% e atyre që e lanë duhanin ishin gjallë, krahasuar me 66% të atyre që vazhduan të pinin duhan; ndërsa 5 vjet pas diagnozës, 61% e atyre që lanë duhanin dhe 49% e atyre që vazhduan duhanin do të ishin ende gjallë. Lënia e duhanit përmirësoi mbijetesën, pavarësisht nëse kishin qenë duhanpirës të lehte deri në mesatar ose të rëndë. Gjithashtu përmirësoi mbijetesën, pavarësisht nëse ata morën kimioterapi ose radioterapi si trajtim baze.
Këto gjetje sugjerojnë se të gjithë pacientët me kancer të mushkërive duhet të inkurajohen nga onkologu për të lënë duhanin gjatë çdo vizite pas diagnozës, pavarësisht nga stadi i tumorit të tyre, intensiteti i pirjes së duhanit dhe lloji i trajtimit.
Kancerogjenët në tymin e duhanit mund të dëmtojnë ADN-në e qelizave normale dhe tumorale, duke përshpejtuar potencialisht rritjen dhe përparimin e tumoreve.
Per fat te keq, programi i ndalimit te duhanpirjes nuk është bërë akoma një komponent standard i ofrimit të kujdesit ndaj kancerit ashtu sic duhej te ishte. Përpjekjet janë duke u zhvilluar per të ndihmuar njerëzit që janë nën trajtim për kancerin qe të lënë duhanin. Synimi është të vendosen në dispozicion burimet, mjetet dhe shërbimet që ndihmojnë ndërprerjen e duhanit për çdo pacient me kancer.
Pacientët që përpiqen të lënë duhanin kanë nevojë për mbështetje – nuk mjafton vetëm t’i inkurajojmë ata.
Ne duhet të zbatojmë programe specifike kundër lënies së duhanit në mjediset e kujdesit ndaj kancerit dhe t’i bëjmë ato një pjesë rutinë të kujdesit ndaj kancerit.







Lini një koment