MammaPrint - Risku për rekurrencë në kancerin e gjirit

Testi i MammaPrint është një test gjenomik i cili analizon aktivitetin e gjeneve në kancerin e gjirit në stad të hershëm.

Studimet kanë treguar se MammaPrint mund të përdoret gjerësisht për të marrë vendime mbi trajtimin bazuar në riksun për rekurrencë në 10 vite pas diagonzës.

Njohuria mbi riskun për rekurrencë, mund të ndihmojë mjekët për të vendosur nëse duhet shtuar trajtim me kimioterapi apo nëse kirurgjia është e mjaftueshme.

Çfarë janë testet gjenomike?

Testet gjenomike analizojnë një mostër nga indi tumoral për të parë sa aktivë janë gjene specifikë. Aktiviteti i këtyre gjeneve ndikon në sjelljen e tumorit, duke përfshirë edhe aftësinë e tij për tu rikthyer. Testet gjenomike shërbejnë për të përcaktuar nëse pacienti do të përfitonte ose jo nga trajtimi me kimioterapi pas kirurgjisë.

Kush duhet të kryej testin e MammaPrint?

Testi mund të kryhet nga pacienët me kancer të hershëm gjiri, me tiparet e sëmundjes si më poshtë:

  • Stadi I ose Stadi II
  • Kancer invaziv i gjirit
  • Më i vogël se 5 cm
  • Prekje e më pak se 3 limfonodujve (0-3 LN)
  • Receptorë hormonalë pozitivë dhe receptorë hormonalë negativë

Testi mund të kryhet në mostrën tumorale të marrë gjatë biopsisë ose gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.

Si funksionon MammaPrinti?

MammaPrinti analizon rreth 70 gjene dhe kalkulon riskun e rekurrencës, i cili mund të jetë i ulët ose i lartë. Para se të rekomandohet kjo analizë, mjeku konsideron një sërë fakorësh, si:

  • Moshën
  • Madhësinë e tumorit
  • Gradën tumorale
  • Prezencën ose jo të qelizave tumorale në limfonodujt regjionalë
  • Gjendjen shëndetësore të përgjithshme të pacientit

A mund të kryhet MammaPrint në Shqipëri?

Po. Tashmë MammaPrint mund të kryhet edhe në Shqipëri. Testi mundësohet nga GENOMA, i vetmi përfaqësues zyrtar i MammaPrint & BluePrint në Shqipëri. Përgjigja e analizës vjen për rreth 10 ditë me koston zyrtare të unifikuar për gjithë Evropën. Nëse jeni të interesuar, flisni me mjekun tuaj onkolog, ose kontaktoni në numrin 0689449359.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna