PSA - rekurrenca biokimike

Analiza e gjakut për PSA është një test rutine për burrat mbi 40 vjeç. Kjo analizë përdoret si mjet depistues për kancerin e prostatës dhe na ndihmon për diagnostikimin e kancerit të prostatës në stad të hershëm, kur kanceri i prostatës ka 95% shanse për kurim.

PSA pas prostatektomisë – sa e rëndësishme është?

Analiza e PSA pas prostatektomisë është shumë e rëndësishme. PSA është një enzimë që sekretohet nga qelizat e prostatës. Ndaj, vlerat e pritshme të PSA pas prostatektomisë duhet të jenë afër 0. Kur vlera e PSA pas prostatektomisë është afër 0, mund të sigurohemi qe nuk ka qeliza tumorale të mbetura. Megjithatë, ka raste kur analiza e kontrollit të PSA del e më e rritur. Çfarë duhet bërë në këto raste?

Çfarë konsiderohet si rritje e PSA pas prostatektomisë?

PSA arrin në nivele të padetektueshme ose afër 0, rreth 4 deri në 8 javë pas prostatektomisë radikale. Përgjatë kësaj kohe mjeku do ju kërkojë të kryeni matjen e parë të PSA pas ndërhyrjes. Duke qenë se PSA prodhohet nga qelizat e prostatës dhe qelizat e kancerit të prostatës, një PSA e rritur pas ndërhyrjes tregon për një burim të mundshëm të mbetur, probabilisht të lidhur me kancerin e prostatës. Ky rast mund të ndodh kur tumori ka qenë i avancuar para kirurgjisë dhe qelizat e tij mund të jenë përhapur në pjesë të tjera të trupit.

PSA e rritur pas prostatektomisë radikale konsiderohet PSA me nivel mbi 0.2 ng/ml. Kur rezultatet e PSA janë më të mëdha se 0.2 ng/ml dhe analiza e dytë pas dy javësh tregon një rritje sado të vogël të PSA, konsiderohet një rekurrencë biokimike.

PSA persistente pas prostatektomisë – si të interpretosh përgjigjen?

Edhe pse vlera e PSA pas kirurgjisë duhet të jetë pothuajse 0, pacientët ndonjëherë përballen me dy situata: rekurrenca e PSA dhe persistenca e PSA.

Pas prostatektomisë radikale, niveli i PSA pritet të jetë thuajse 0 (më pak se 0.1 ng/ml) në varësi të laboratorit ku kryhet analiza. Megjithatë, asnjëherë nuk keni për të parë një përgjigje që shkruan 0, kjo për shkak të sensitivitetit të testit dhe faktit që në vlera kaq minimale, edhe proteina të tjera mund të keq interpretohen si “proteina të PSA”. Megjithatë, një rritje përtej 0.1 duhet të na bëjë të mendojmë për skenarët e sipërpërmendur.

PSA persistente pas prostatektomisë radikale është vlera e PSA > 0.1 ng/ml. Ndryshimi është se PSA nuk është rritur por ka qendruar në këto vlera pas kirurgjisë. Një PSA persistene pas kirurgjisë mund të jetë një shenjë e prezencës së qelizave tumorale. Për këtë arsye shpesh në këto raste trajtimi i kirurgjisë shoqerohet me terapi hormonale.

Rekurrenca e PSA pas prostatektomisë

Ndryshe nga PSA persistente, PSA rekurrente karakterizohet nga një rritje e PSA, pas vlerave thuajse 0 pas prostatektomisë radikale. Zakonisht, vlera prej 0.2 ng/ml është njohur si një prag i arsyeshëm për të përcaktuar rekurrencën e PSA.

Jo çdo rekurrencë e PSA do të thotë rekurrencë e tumorit.

Shumë rekurrenca të PSA janë ende të menaxhueshme dhe të kurueshme me planin e duhur të trajtimit, ndaj është e rëndësishme që të ndiqni me kujdes rekomandimet e mjekut mbi kryerjen e analizave të kontrollit, në mënyrë që të mund të detektoni në kohë rekurrencat e mundshme.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna