Kanceri kolorektal - dyfishohet incidenca ne moshat e reja

Sipas një raporti të ri nga Shoqata Amerikane e Kancerit, incidenca e kancerit kolorektal (CRC) po rritet shpejt tek indivitët më të rinj dhe sëmundja po diagnostikohet në stade më të avancuara,

Eshtë parë se rastet me kancer kolorektal te personat nën 55 vjeç u dyfishuan nga 11% (1 në 10) në vitin 1995 në 20% (1 në 5) në vitin 2019.

Përveç kësaj, rastet po diagnostikohen në stade më të avancuara. Përqindja e individeve të të gjitha moshave që diagnostikohen me CRC në stade më të avancuara u rrit nga 52% në mes të viteve 2000 në 60% në vitin 2019.

Kanceri kolorektal është kanceri i 5-të më i shpeshtë në Shqipëri. Eshtë më i shpeshtë te burrat me 211 raste në vit dhe 177 raste në gra.

Më shumë se gjysma e të gjitha rasteve të reja dhe vdekjeve nga CRC janë të lidhura me faktorë risku të modifikueshem, duke përfshirë duhanpirjen, dietën jo të shëndetshme, konsumimin e lartë të alkoolit, inaktivitetin fizik dhe mbipeshën.

Por mbetet e paqartë pse shifrat po rriten te adultët e rinj dhe pse ka një trend drejt diagnostikimit të sëmundjes në stade më të avancuara.

Të gjitha këto të dhëna duhet të nxisin më shumë kryerjen e kolonoskopisë nga mosha 45 vjeç si ekzaminim depistues për kancerin kolorektal.

Arsyet e mundshme të rritjes së numrit të rasteve me CRC në moshat e reja

Edhe pse ende nuk janë përcaktuar shkaqet definitive për rritjen e numrit të rasteve me kancer kolorektal në moshat e reja, duket se menyra e jetesës është një faktor i rëndësishëm predispozues.

Ajo çka mund të ndikojë veçanërisht është ushqimi “fast food”. Për shembull, patatet e skuqura nga rrjetet e “fast food” përmbajnë rreth 16 ingrediente më shumë se patatet e skuqura në shtëpi. Pra, industrializimi i ushqimit duket të jetë një ndër faktorët e rëndësishëm për trendin rrites të rasteve me kancer kolorektal.

Studimet kanë treguar se dieta që përfshin vaktet e shpeshta me ushqim “fast food” mund të ndikojë balancën e baktereve të mira dhe të këqija në kolon, të quajtur mikrobiota ose flora bakteriale. Mikrobiota e njeriut përbëhet nga triliona virusë, baktere dhe mikroorganizma te tjere. Disbalancat në florën bakteriale janë lidhur me sëmundje autoimune si Crohn, ashtu dhe me sklerozën multiple dhe sëmundje të zemrës. Ndërsa persa i perket kancerit, roli i mikrobiotës mbetet i paqartë, por dyshohet se mund të kontribuojnë në obezitet, një faktor kryesor për zhvillimin e kancerit kolorektal.

Faktorët e tjerë të rrezikut për kancerin kolorektal janë duhapirja, alkooli dhe jeta sedentare.

Disa raste të kancerit kolorektal te adultet e rinj mund të lidhen edhe me mutacione të trashëguara gjenetike që mund të rrisin rrezikun e tyre për të zhvilluar kancer kolorektal ose kancer të tjerë. Eshtë parë se rreth 15 – 30% e rasteve me kancer kolorektal në moshat e reja kanë komponentin gjenetik si faktor risku.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna