Ramazani është një muaj i shenjtë për besimtarët muslimanët në mbarë botën të cilët e manifestojnë duke agjeruar. Fundi i Ramazanit shënohet me festën e Fitër Bajramit. Në këtë ditë askush nuk mban agjerim dhe dita fillon me një namaz të veçantë të Bajramit. Kjo pasohet nga vizita në familje, shijimi i ushqimeve dhe dhënia e dhuratave.

Agjerimi gjatë këtij muaji të shenjtë përfshin mungesën e ushqimit dhe pijeve nga agimi deri në perëndim të diellit. Në varësi të gjeografisë dhe kohës së vitit kur ndodh Ramazani, agjerimi ditor mund të variojë nga 10 orë në muajt e dimrit deri në më shumë se 17 orë gjatë verës. Ky agjerim ditor nuk ka efekt negativ në shëndetin për shumicën e individëve që gëzojnë shëndet të plotë. Megjithatë, edhe nëse keni një sëmundje kronike, duke përfshirë sëmundjen e arterieve koronare, sëmundjen e veshkave, hipertensionin ose diabetin, mund të mbani agjerim në mënyrë të sigurt nëse situata juaj shëndetësore nuk është në gjendje të rëndë.

Personat që kanë kompleks sëmundjesh dhe trajtohen nga një listë të gjatë ilacesh duhet të jenë të kujdeshëm dhe të keshillohen fillimisht me personelin mjekësorë nëqoftëse vendosin të mbajne agjerim. Në bazë të evidencave rekomandohet që personat të cilët janë nën trajtim me diuretik (shkarkues) dhe që kanë stad të avancuar të SRK dhe diabetit mellitus nuk duhet të mbajnë agjërim sepse mund të ndikoj negativisht në gjëndjen e tyre shëndetësore. Individët të cilët janë në stadet fillestare të SRK dhe nën trajtim me antidiabetik oral për DM mund të agjirojnë duke mbajtur nën kontroll gliceminë (sheqerin në gjak) dhe duke u hidratuar mirë ne oraret kur lejohet ngrënia.

Si duhet ti pijmë ilacet gjatë mbajtjes agjerim?

Medikamentet e marra nga goja konsiderohen te prishin agjërimin tuaj. Si rezultat, këto mjekime duhet të jepen ose të administrohen para agimit ose pas perëndimit të diellit nëse vendosni të agjëroni dhe nëse është e sigurt ta bëni këtë pasi të konsultoheni me mjekun tuaj specialist.

Megjithatë, në bazë të fesë muslimane përdorimi I mjekimeve si  kremra medicinale të lëkurës, pika për sytë dhe veshët, injeksione të dhëna në lëkurë ose muskuj (përfshirë insulinën), oksigjen shtesë, shpëlarje goje ose gargara që nuk gëlltiten nuk e prishin agjërimin.

Për ata që planifikojnë të agjërojnë, rekomandohet të pini shumë lëngje (ujë) kur nuk jeni duke agjëruar dhe të kufizoni pijet me kafeinë ose me shumë sheqer. Rekomandohet gjithashtu që të shmangni ose kufizoni ushqimet shumë të përpunuara ose ushqimet e pasura me yndyrë dhe të hani ushqime të shëndetshme dhe të balancuara me sasi të moderuar të porcioneve.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna