Retinopatia diabetike dhe kontrolli i syve janë dy probleme që shkojnë paralel. Retinopatia diabetike është një gjendje e syve që mund të shkaktojë humbje të shikimit dhe verbëri te njerëzit që kanë diabet. Cilësohet si një nga ndërlikimet më të rënda të diabetit të sheqerit. Është  shkaku i parë i verbërisë në diabetikë. Gati 30% e pacientëve me diabet kanë zhvilluar retinopati.

Retina është shtresa e qelizave të ndjeshme ndaj dritës në pjesën e prapme të syrit që konverton dritën në sinjale elektrike. Sinjalet dërgohen në tru, i cili i kthen ato në imazhe. Këto imazhe në vijim ruhen dhe interpretohen. Retina, ashtu si çdo pjesë e trupit, ka nevojë për një furnizim të vazhdueshëm me gjak. Kjo realizohet përmes një rrjeti enësh të vogla gjaku. Me kalimin e kohës, një nivel i vazhdueshëm i lartë i sheqerit në gjak mund të dëmtojë këto enë.

Dëmtimi kalon në tre faza kryesore:

Retinopatia e sfondit – fryrje të vogla zhvillohen në enët e gjakut, të cilat mund të rrjedhin pak gjak, por zakonisht nuk ndikojnë në shikim.

Joproliferative – ndryshimet më të rënda dhe më të përhapura ndikojnë në enët e gjakut, duke përfshirë gjakderdhje më të konsiderueshme në sy.

Proliferative – formohen enë të reja gjaku, të cilat janë të dobëta dhe rrjedhin lehtësisht.

Faktorët e riskut për zhvillimin e retinopatisë

Çdokush me diabet tip 1 ose diabet tip 2 është potencialisht në rrezik të zhvillimit të retinopatisë diabetike.

Rreziku për pacientët rritet nëse kanë:

  • diabet për një kohë të gjatë
  • një nivel të vazhdueshëm të lartë të sheqerit në gjak (glicemi).
  • kanë presion të lartë të gjakut
  • kolesterol të lartë
  • shtatzani
  • prejardhje aziatike ose afro-karaibe

Shenjat nuk janë gjithmonë të dukshme. Gradualisht individi me retinopati zhvillon përkeqësim të shikimit, njolla që notojnë në fushën e shikimit, vizion i paqartë ose i njollosur, dhimbje ose skuqje të syve, vështirësi për të parë në errësirë. Ndonjëhere, ndonëse rrallë, shenja e parë është humbja e menjëhershme e shikimit.

Kush duhet të kontrollohet për retinopati dhe sa shpesh ?

Të gjithë pacientët me diabet duhet të kontrollojnë sytë.

Të rriturit me diabet të tipit 1 duhet të kenë një ekzaminim fillestar të zgjeruar të syve brenda 5 viteve pas fillimit të diabetit.

Pacientët me diabet të tipit 2 duhet të kenë një ekzaminim në kohën e diagnozës.

Nëse nuk ka dëshmi të retinopatisë për një ose më shumë ekzaminime vjetore të syrit, atëherë mund të merren parasysh ekzaminimet çdo 2 vjet. Po ekzistoi ndonjë nivel i retinopatisë diabetike, ekzaminimet duhet të përsëriten të paktën çdo vit. Në rast se retinopatia është duke përparuar ose kërcënuese për shikimin, atëherë ekzaminimet do të kërkohen më shpesh (çdo 2, 4 ose 6 muaj).

Kontrolli i shpeshtë te endokrinologu dhe okulisti parandalon dhe trajton më së mirë problemet e shikimit të lidhura me diabetin.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna