Prekja e syve nga diabeti i sheqerit është një nga ndërlikimet më të rrezikshme të kësaj sëmundje.

Retinopatia diabetike është një nga shkaqet më të shpeshta të problemeve të shikimit në botë. Llogariten afërsisht 1 në 29 persona me diabet të zhvillojnë ulje të shikimit. Ndërkohë në popullatën jodiabetike kjo shifër është shumë herë më e ulët.

Si ndikon diabeti te sytë?

Rritja në mënyrë të zgjatur dhe të vazhdueshme e sheqerit në gjak favorizon ndryshime në nivel të vazave të mëdha dhe të vogla të gjakut. Mes tyre, edhe ato që ushqejnë strukturat e syve. Duke favorizuar grumbullimet jo të shëndetshme të yndyrnave, radikaleve të oksigjenit dhe produktet e tjera të inflamacionit, vazat e syve bëhen më të ndjeshme. Ato ngurrtësohen dhe përjetojnë shkallë të ndryshme ngushtimi. Për pasojë nivelet e gjakut të ‘pastër’ në qelizat e syve bien. Nga ana tjetër një process paralel fillon duke formuar ato që quhen neovaza, vaza të reja gjaku për rifurnizim. Këto vaza janë shumë më të brishta dhe rrezikojnë të çahen duke favorizuar hemorragji retinale.

Retinopatia Diabetike

Retinopatia diabetike – Shkaku kryesor i verbimit nëe popullatën adulte me diabet. Pas 20 vitesh me diabet, gati të gjithë njerëzit me diabet tip 1 mbi 60% të tipit 2 zhvillojnë retinopati në stade të ndryshme. Retinopatia diabetike mund të avancojë me kohën nga ndryshime minimale në verbëri të plotë dhe të parikthyeshme. Shenja me e hershme e saj janë  mikroaneurizmat (vaza të reja, te sapoformuara). Elementet e retinopatisë vlerësohen nga okulisti ndërmjet ekzaminimit të fundus occulit dhe në rast nevoje edhe me skaner të syrit.

Probleme të tjera okulare nga Diabetike

Neuropati të syve – prekja dhe dëmtimi i nervave që mundësojnë levizjen e bulbit të syrit dhe strukturave përeth mund të shfaqin anomali. Të tilla mund të jenë rënie e qepallave, pamje dyshe, turbullim të pamjes, mos fokusim të imazhit, strabizëm etj. Neuropati vjen si pasojë e infarkteve të vazave që ushqejnë nervat.

Glaukoma është një grup sëmundjesh të syrit që mund të dëmtojnë nervin optik – tufa e nervave që lidh syrin me trurin. Ajo karakterizohet nga rritje e presionit në brendësi të syrit.  Diabeti dyfishon shanset për të patur glaukoma, e cila mund të çojë në humbje të shikimit dhe verbëri nëse nuk trajtohet herët.

Katarakta – Lentet brenda syve janë struktura që ndihmojnë në sigurimin e shikimit të mprehtë – por ato priren të turbullohen (vishen) me plakjen. Ky proçes quhet katarakt. Njerëzit me diabet kanë më shumë gjasa të zhvillojnë katarakte. Ata mund të zhvillojnë katarakt në një moshë më të hershme sesa njerëzit pa diabet. Nivelet e larta të glukozës shkaktojnë grumbullimin e depozitave në lente.

Probleme të tjera – Diabeti mund të shkaktojë dëmtime në gjendrat e lotit duke dhënë tharje ose infeksione të përsëritura të syve. Po ashtu nga hiperglicemia mund të preket kornea dhe të zhvillohen ulçerime ose erozione të saj.

Për çdo pacient me diabet është e rëndësishme kontrolli periodik i syve.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna