Stresi dhe hipertensioni - lidhja mes tyre

Në kohën që jetojmë, me javë pune 70 orëshe, target-e për tu arritur, komunikime online, mbledhje të pafundme, pune me presion dhe përgjegjësi të shtuar etj, stresi është bërë një pjesë e zakonshme e jetës së njerëzve; prandaj efekti i stresit në presionin e gjakut është i një rëndësie te veçantë dhe gjithmonë në rritje.

Të qenit nën stres mund të shkaktojë një rritje afatshkurtër të presionit të gjakut. Por studiuesit nuk janë të sigurt nëse stresi mund të shkaktojë rritje afatgjatë të presionit të gjakut.

Trupi, kur është nën stres rrit çlirimin e disa hormoneve qe bëjnë që zemra të rrahë më shpejt dhe enët e gjakut të ngushtohen. Këto veprime shkaktojnë rritje afatshkurtër të presionit të gjakut.

Gjithsesi nuk ka asnjë provë që stresi në vetvete shkakton presion të lartë të gjakut afatgjatë. Kur stresi largohet, presioni i gjakut kthehet në atë që ishte para stresit. Por ai mund të çojë në rritje të përsëritura të presionit të gjakut, të cilat përfundimisht mund të çojnë në hipertension dhe të rrisë rrezikun e sulmit në zemër (infarkt) dhe goditjes në tru (aksidente cerebrovaskulare) apo sëmundje te veshkave. Dëmi është i njëjtë me atë që shkaktohet nga presioni i lartë i gjakut ne kushte afatgjatë.

Faktorët që ndikojnë në presionin e gjakut përmes stresit përfshijnë:

  • Pirja e tepërt e alkoolit ose kafeinës.
  • Ngrënia e ushqimeve të pashëndetshme.
  • Ngrënia e tepërt
  • Mungesa e aktivitetit fizik
  • Largësia nga të afërmit

Sëmundjet e zemrës gjithashtu mund të lidhen me disa kushte shëndetësore që lidhen me stresin, si p.sh. ankthi ose depresioni.

Edhe pse këto kushte nuk janë të lidhura drejtpërdrejtë me presionin e lartë të gjakut, hormonet që trupi prodhon kur është nën stres emocional, mund të dëmtojnë enet e gjakut (arteriet). Dëmtimi i arterieve mund të çojë në sëmundje të zemrës. Nga ana tjetër simptomat e depresionit dhe ankthit mund të bëjnë që disa njerëz të harrojnë të marrin ilaçe për të kontrolluar presionin e lartë të gjakut ose sëmundje të tjera të zemrës.

Aktivitetet te cilat reduktojne stresin mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut

Megjithëse njerëzit me stres të lartë dhe presion të lartë të gjakut në përgjithësi vënë rë ulje të presionit të gjakut pas kontrollit të stresit, ulja e stresit mund të mos ulë presionin e gjakut tek të gjithë. Por menaxhimi i stresit mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit në mënyra të tjera. Të mësuarit se si të menaxhoni stresin mund të çojë në ndryshime të shëndetshme të sjelljes – duke përfshirë ato që ulin presionin e gjakut.

Këtu janë disa mënyra për të menaxhuar stresin:

  • Rregulloni oraret. Nëse keni shumë për të bërë, shikoni kalendarin tuaj dhe listat e detyrave. Mos u përpiqni të bëni çdo gjë vet. Planifikoni më pak kohë për aktivitete që nuk janë të rëndësishme për ju. Thuaj jo gjërave që nuk dëshiron të bësh.
  • Frymëmarrja e thellë. Frymëmarrjet e thella dhe të ngadalta mund t’ju ndihmojë të relaksoheni.
  • Ushtrohu rregullisht. Aktiviteti fizik lehtëson stresin. Përpara se të filloni një program ushtrimesh, merrni OK nga mjeku juaj. Kjo është edhe më e rëndësishme për ata me presion të lartë të gjakut.
  • Provoni joga dhe meditim. Joga dhe meditimi ju ndihmojnë të relaksoheni.
  • Flini mjaftueshëm gjumë. Pagjumësia mund t’i bëjë problemet të duken më të rënda sesa janë.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna