Testet gjenomike - trajtimi i kancerit

Asnjë kancer nuk i ngjan tjetrit, edhe nëse janë në të njëjtin organ të të njëjtit përson. Tumoret kanë veçori gjenetike unike që i lejon atyre të rriten në një mënyrë të caktuar.

Testet gjenomike shërbejnë për të analizuar gjenet e kancerit dhe për të identifikuar ndryshme të mundshme që mund të na lejojnë një trajtim me preçiz të tij. Këto teste shërbejnë për të përcaktuar se cilat mjekime do të vepronin më mirë kundër kancerit dhe do të shkaktonin më pak efekte anësore se trajtimet standarde si kimioterapia ose radioterapia.

Trajtimi i kancerit duke u bazuar në gjene quhet “mjekësi e personalizuar” ose “mjekësi preçize”.

Trajtimi i targetuar

Gjenet janë drejtuesit e qelizave, duke përcaktuar funksionet e çdo qelize me anë të procesit të prodhimit të proteinave. Kur në një gjen ndodh një ndryshim, që ndryshe njihet si mutacion, mund të shkaktohen tipare të reja të qelizës siç është riprodhimi i shpejtë dhe i pakontrolluar i qelizës.

Trajtimet e targetuara të kancerit shënjestrojnë ndryshimet gjenetike ose proteinat që ndihmojnë kancerin të rritet. Disa nga këto trajtime bllokojnë sinjalin që këto qeliza përdorin për t`u riprodhuar dhe përhapur. Të tjera shkaktojnë eliminimin e qelizës malinje.

Testet gjenomike analizojnë gjene specifike në qelizën malinje, për të ndihmuar pikërisht në përzgjedhjen e barnave të nevojshme në trajtim. Për shembull, rreth gjysma e rasteve të kancerit të lëkurës – melanoma ka një mutacion ne gjenin BRAF. Proteina e prodhuar si pasojë e këtij mutacioni ndihmon qelizën malinje të rritet më shpejtë. Frenimi i kësaj proteine me barnat e posaçme ngadalëson rritjen e tumorit ose zvogëlon tumorin.

Disa shembuj të terapive të targetuara janë:

  • Frenuesit e ALK – alectinib, crizotinib, ceritinib, brigatinib dhe lorlatinib frenojnë fosforilimin e ALK, çka frenon rritjen tumorale në tumoret ALK – pozitive.
  • Frenuesit e BRAFdabrafenib, encorafenib dhe vemurafenib zakonisht përdoren në kombinim me frenuesit e MEK (trametinib, binimetinib, and cobimetinib). Këto kombinime barnash mund të përdoret në trajtimin e melanomës malinje, kancerit të tiroides, kancerin kolorektal dhe kancerin e pulmonit që kanë prezente mutacione specifike në gjenin BRAF.
  • Frenuesit e PARP – olaparib, talazoparib, niraparib, dhe rucaparib janë veçanërisht aktive në tumoret me mutacione në BRCA1 dhe BRCA2 dhe HRD, pasi këto tumore nuk kanë aftësinë të riparojnë ADN.
  • Frenuesit e EGFR – erlotinib, gefitinib, afatinib, dacomitinib dhe osimertinib janë aktive në kancerin e pulmonit që ka prezent disa lloje mutacionesh në gjenin EGFR.

Parashikimi i rikthimit të sëmundjes

Një ndër shqetësimet kryesore si për pacientët edhe për onkologët është rreziku i rikthimit të sëmundjes pas trajtimit. Shpesh mjekët japin më shumë trajtim se sa është i nevojshëm për t`i paraprirë një rikthimi të mundshëm të sëmundjes. Por kjo do të thotë që dikush që nuk ka nevojë për trajtim me kimioterapi, të trajtohet gjithsesi për t`u mbrojtur nga ky rrezik potencial.

Por tashmë, për disa lloje kanceri, me anë të analizave gjenomike mund të parashikohet rikthimi ose jo i sëmundjes. Nëse risku për rikthim të sëmundjes është i ulët, trajtimi psh. me kimioterapi mund të shmanget. Nëse risku për rikthim të sëmundjes është i lartë, trajtimi që do të rekomandohet do të jetë më agresiv.

Ndër testet gjenomike më të shpeshta që parashikojnë rikthimin e kancerit janë ato të përdorura në kancerin e gjirit, si EndoPredict, Oncotype Dx, Mammaprint etj.

Parandalimi i efekteve anësore nga trajtimit

Trajtimi i kancerit me kimioterapi ose radioterapi përvecse eliminon qelizat malinje, dëmton edhe qelizat e shëndetëshme. Ky dëmtim shkakton efektet e ndryshme anësore si rënia e flokëve, infeksione, etj.

Përdorimi i testeve gjenomike shërben për përcaktimin e një trajtimi më preçiz. Duke shënjestruar qelizat malinje dhe duke shmangur qelizat e shëndetshme, disa prej efekteve anësore të trajtimeve standarde do të shmangen. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që trajtimet e targetuara nuk kanë efekte anësore. Ndaj, para fillimit të trajtimit duhet të diskutoni me mjekun gjithmonë mbi efektet anësore që mund të shfaqen pavarësisht barnave që merrni.

Edhe pse trjatimi preçiz është në zhvillim të vazhdueshëm, me shumë barna të aprovuara për lloje të ndryshme kanceri për çdo vit, jo të gjitha tumoret mund të trajtohen me to. Është e rëndësishme të flisni me mjekun për tu njohur më mirë me të gjitha opsionet e trajtimit për një lloj specifik tumori dhe se si mund t`i aksesoni këto trajtime.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna