Biopsia e gjirit - interpretimi

Llojet e kancerit të gjirit që përshkruhen në një biopsi ose raport patologjie janë:

Karcinoma duktale in situ (DCIS)

Karcinoma duktale in situ është një lloj kanceri gjiri jo invaziv, i cili është i kufizuar brenda duktuseve të qumështit. DCIS nuk është i rrezikshëm për jetën, por diagnsotikimi me DCIS rrit riskun për t`u diagnostikuar me kancer gjiri invaziv në të ardhmen.

Në raportin e patologjisë është e rëndësishme të raportohet edhe grada nukleare e tumorit. Grada nukleare është një vlerësim mbi madhësinë dhe formën e bërthamës në qelizat e DCIS. Janë disa grada nukleare të DCIS:

  • Grada 1
  • Grada 2
  • Grada 3

DCIS me gradë nukleare të ulët rritet dhe përhapet më ngadalë se DCIS me gradë nukleare të lartë.

Karcinoma lobulare in situ (LCIS)

Ky tumor përbëhet nga një bashkësi qelzash anormale që qëndrojne në brendësi të gjendrave të qumështit. Edhe pse në emërtim përfshihet termi “karcinoma”, LCIS konsiderohet beninj. Për këtë arsye shpesh mund ta hasni edhe me emrin “neoplazia lobulare”. Megjithatë, edhe pse konisderohet një lezion beninj, diagnostikimi  me LCIS rrit riskun për diagnostikim me kancer invaziv në të ardhmen.

Karcinoma duktale invazive (IDC)

Ëshë lloji më i shpeshtë i kancerit të gjirit, me rreth 80% ta rasteve. Karcinoma duktale invazive përfshin disa lloje si:

  • Tubulare
  • Mucinoze
  • Papilare
  • Cribriforme

Karcinoma lobulare invazive (ILC)

Është lloji i dytë më i shpeshtë i kancerit të gjirit. Qelizat malinje rriten si qeliza të vetme e të ndara. Në formën e saj më tipike, të quajtur klasike, ILC përbëhet nga qeliza të vogla që invadojnë indin lidhor të gjirit dhe rriten në rreshta të veçuar. Nëse qelizat malinje rriten sipas një modeli tjetër, ILC kategorizohet në një grupet e mëposhtme:

  • Solid
  • Alveolar
  • Histiocytoid
  • Pleomorphic
  • Qeliza unazë me gur

Kanceri i gjirit inflamator

Kanceri i gjirit inflamator është një lloj i rrallë i kancerit që zë rreth 1-5% të rasteve. Ky lloj kanceri zakonisht shfaqet me tipare klinike si ënjtje e gjirit dhe skquqje në vend të pranisë së një formacioni në gji. Ënjtja dhe skuqja e gjirit ndodhin pasi qelizat malinje bllokojnë enët limfatike në lëkurë. Lëkura e gjirit mund të trashet dhe të të marrë pamjen e lëkurës së portokallit. Kanceri inflamator i gjirit ka tendencë të rritet dhe përhapet shpejt.

Zakonisht diagnoza bëhet nga onkologu, megjithatë patologu mund të përmend që qelizat nën mikroskop duken si karcinomë inflamatore e gjirit dhe të vendos një stadifikim pT4d.

Sëmundja Paget

Është një lloj i rrallë i kancerit të gjirit që prek lëkurën e thithit dhe areolës, pjesa më e errët e gjirit që rrethon thithin. Sëmundja Paget zë rreth 1% të rasteve me kancer gjiri. Zakonisht, qelizat malinje në sëmundjen Paget janë DCIS dhe stadifikohen si pTis. Ky term do të thotë se qelizat malinje nuk janë përhapur përtej indit nga e kanë fillesën.

Tumori Phyllodes i gjirit

Këto lloje tumoresh e kanë fillesën në indin lidhor, të quajtur stroma e gjirit. Rreth 75% e tumoreve pyllodes janë beninje, pra nuk janë një kancer. Megjithatë, në 25% të rasteve ato jane lezione malinje.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna