Biopsia e gjirit

Biopsia ose rezultati i patologjise tregon karakteristika te rëndësishme të kancerit të gjirit, te cilat ndihmojne ne percaktimin e trajtimit.

Rezultati i biopsise shpesh nuk është i shkruar ne një letër të vetme, sepse analizat që kryen mbi indin tumoral mund të kryehen ne kohë te ndryshme ose laboratore te ndryshme. Së bashku, të gjitha këto rezultate përbëjnë përgjigjen e plotë të biopsisë.

Patologët janë mjekët të cilët janë të specializuar për të venosur një diagnozë duke i parë indet dhe qelizat nën një mikroskop. Me anë të ekzaminimit të indit dhe qelizave ë gjirit, patologu përpilon një raport ku përshkruan diagnozën.

Çfarë përfshihet në rezultatin e biopsisë?

Patologë të ndryshëm mund të përdorin terma të ndryshme për të përshkruar gjetjet e tyre. Gjithashtu, struktura e rezultateve të biopsisë mund të ndryshojë në varësi të laboratorit që është kryer. Por në përgjithësi, të dhënat më poshtë janë ato më të zakonshmet që gjenden në raportin e patologjisë.

Informacionet personale

Në këtë pjesë të raportit të patologjisë përfshihen të dhënat personale të pacientit, si emri, mbiemri, data e lindjes dhe dita kur është marrë mostra e biopsisë.

Mostra e biopsisë

Kjo pjesë e raportit përmban të dhëna mbi mostrën e indit që është marrë për biopsi. Në këtë seksion në përgjithësi përshkruhet lloji i procedurës me anë të të cilës është marrë biopsia (kirurgji, tru-cut), lloji i inidit (gji, limnfonodul). Nëse dyshohet për metastaza, indi merret nga organet ku dyshohet metastazimi (melçi, mushkëri, kocka, etj).

Përshkrimi makroskopik

Në këtë pjesë të raportit përshkruhët ajo çka patologu sheh me sy të lirë, para se indi të shihet nën mikroskop. Zakonisht ka informacion për madhësinë dhe peshën e mostrës, prezenca ose mungesa e lezioneve si dhe madhësia e tyre, raporti i tyre në lidhje me strukturat e afërta, ngjyra dhe konsistenca.

Diagnoza finale

Ky seksion gjendet zakonisht në fund të raportit. Nëse është konfirmuar se kemi të bëjmë me një kancer, përshkruhen karakteristikat kryesore të kancerit.

Diagnoza finale përmban kryesisht:

  • llojin e kancerit dhe gradën
  • statusin e receptorëve hormonalë
  • statusin e HER2
  • ki67
  • përfshirjen e limfonodujve nëse biopsia është kryer pas një kirurgjie
  • vendodhjen anatomike të lezionit
  • kufijtë e rezeksionit
  • stadifikimin patologjik

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna