Fatkeqësitë natyrore janë dukuri të mjedisit që shkaktohen nga faktorë të ndryshëm dhe mund të jenë të rrezikshëm për njerëzit. Kur infrastruktura, si spitalet dhe linjat e transportit dëmtohen gjatë një tërmeti, uragani, përmbytjeje, stuhie dëbore ose cunami mund të shfaqen probleme të rënda mjekësore dhe kirurgjikale, vecanërisht për pacientët e dializes. Përveç kësaj, tërmetet ndodhin papritur, gjë që e bën të vështirë planifikimin e për marrjen e masave paraprake.

Cilat janë masat që duhet të marrin pacientet e dializes për të qenë të përgatitur për një fatkeqësi natyrore?

1. Ata duhet të kenë me vete një epikrizë mjekësore në rast se duhet te marrin trajtim në një qendër tjetër dialize. Stafi mjekësor do të duhet të jetë në dijeni për gjendjen shëndetësore dhe sëmundjet që ai ka për të ofruar kujdesin e duhur shëndetësor.

2. Nëse është e mundur, duhet të ketë në dispozicion një furnizim dy-javor të të gjithë medikamenteve që ai përdor. Nëse ata janë në trajtim me dialize peritoneale në shtëpi, ata duhet të mbajnë të paktën një furnizim 7-ditor të solucioneve të dializes dhe të kontrollojnë rregullisht datat e skadencës.

3. Këshillohet që ata të mbajnë një emblemë mjekësore që përfshin gjithashtu diagnozën e tyre mjekësore dhe një përshkrim të shkurtër të sëmundjes dhe regjimit të trajtimit.

4. Një çantë emergjence që përfshin numrin e kontaktit të mjekut kurues, numrin e kontaktit të institucionit të dializes dhe numrin e telefonit të çdo qëndre tjetër dialize pranë shtëpisë së pacientit, numrin e kontaktit të sistemit të ujit, një çantë të ndihmës së parë dhe elektrik dore së bashku me bateri rezervë.

5. Nëse janë në trajtim me dialize peritoneale, duhet të kenë një kuti urgjence me një furnizim 5-ditor me antibiotikë të përshkruar nga personeli mjekësor për shkak të vështirësive në ruajtjen e një mjedisi të pastër dhe rrezikut të lartë të infeskionit, peritonitit.

6. Nëse ata janë në trajtim me dialize peritoneale të automatizuar, ata mund të blejnë nëse është e mundur një gjenerator dhe të sigurojnë furnizime adekuate me karburant për të vazhduar mjekimin ose duhet të dinë se si të kryejnë një dializë peritoneale të vazhdueshme në rast ndërprerjeje energjie.

7. Ata duhet të kenë një listë të disponueshme të dietës së tyre që kufizon marrjen e perimeve, pirjen e lëngejve të tepërta dhe shmang ushqimet me përmbajtje të lartë kaliumi (veçanërisht fruta të thata). Ata duhet të kenë kujdes në konsumimin e ushqimeve të pasura me proteina, kripë dhe zëvendësuesve të kripës, si dhe ujit.

8. Pas një fatkeqësie sistemi i ujit mund të kontaminohet, kështu që pacientët duhet të ziejnë ujin për 10 minuta përpara se ta pinë ose ta përdorin për qëllime dezinfektimi, ose mund ta kullojnë atë përmes një pecete ose shamie të pastër për të eliminuar çdo mbeturinë lundruese, xhami ose sediment. Më vonë mund të shtohen disa pika të solucionit 5,25% të hipokloritit të natriumit (nëse uji është i pastër për një litër ujë shtoni 2 pika solucion, për 3,7L 8 pika dhe për 9L ujë shtoni ½ lugë çaji. Nëse uji është i turbullt dyfishoni  sasinë e solucionit.). Megjithatë, përpara përdorimit, përzierja duhet të qëndrojë për 30 minuta.


Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna