Fatkeqësitë natyrore janë dukuri të mjedisit që shkaktohen nga faktorë të ndryshëm dhe mund të jenë të rrezikshëm për njerëzit. Kur infrastruktura, si spitalet dhe linjat e transportit dëmtohen gjatë një tërmeti, uragani, përmbytjeje, stuhie dëbore ose cunami mund të shfaqen probleme të rënda mjekësore dhe kirurgjikale, sidomos per pacientet me dialize. Përveç kësaj, tërmetet ndodhin papritur, gjë që e bën të vështirë planifikimin e për marrjen e masave paraprake.
Cilat janë udhëzimet që pacientët duhet të ndjekin?
1. Ata duhet të qëndrojnë të qetë dhe të presin udhëzimet nga personeli mjekësor nëse janë gjatë seancës së hemodializës në momentin e një emergjence.
2. Stafi i dializës dhe pacientët mund të kenë nevojë të përdorë manualisht pompën e qarkullimit të gjakut për të parandaluar mpiksjen e gjakut nëse aparati i dializës është i fikur.
3. Procedurat e mëposhtme duhet të realizohen nga pacientët gjate dializes: a) lëshoni sensorin e ajrit (tërheqni linjën e venës nga bllokimi i sensorit të ajrit); b) vendos qarkulluesin manual të gjakut në pompën e qarkullimit të gjakut; c) sigurohuni që të gjitha linjat të jenë të hapura; d) sigurohuni që qarkulluesi manual i gjakut të jetë i kthyer në drejtim të rrjedhjes së gjakut; e) rrotullohet ngadalë me shpejtësi konstante; f) kontrolloni që nuk ka flluska ajri në linjën e gjakut; g) nëse është e mundur, llogarisni sa kohë ka që është ndërprerë furnizimi me energji elektrike; dhe në fund h) qarkulloni manualisht pompën e qarkullimit të gjakut deri në 10 minuta. Nëse kalojnë më shumë se 10 minuta, mbyllni dializën.
4. Pacientët mund të përdorin metodën “Clamp and Cap” (kapsa dhe gërshërë), e nevojshme për procedurat e shkeputjes urgjente të linjës së dializes. Aget e përdorura për aksesin në dialize mund të lihen në vend derisa të arrijnë në një vend të sigurt. Gërshërët, fashat dhe garza duhet të përfshihen të gjitha në kitet e urgjencës. Të dyjë linjat e ageve duhet të mbyllen. Gjithashtu edhe linjat e aparatit të dializës duhen mbyllur. Gjatë shkëputjes nga aparati i dializës duhet patur kujdes vendin ku behet prerja, priteni linjen ne nivelin e aparatit. Pacienti mund të humbasë vetëdijen nga gjakderdhja e rëndë nëse pritet në hapësirën midis enëve të gjakut dhe bllokimit të ages.
5. Pacientët duhet të lëvizin në vendin e caktuar të sigurt pasi të jenë shkëputur nga aparatet e dializës. Të gjithë duhet të presin që stafi mjekësor të japë udhëzime të mëtejshme. Gjilpërat e fistulës nuk duhet të hiqen derisa të kontrollohen nga personeli mjekësor ose derisa të jenë në një vend të sigurt. Asnjë personel mjekësor që nuk ka njohuri mbi dializën nuk duhet të lejohet të administrojë një injeksion në aksesin vaskular.
6. Pacientët këshillohen të mbajnë bateri dhe një elektrik dore pranë aparateve të tyre të dializës.
Pacientët që trajtohen me dialize peritoneale:
1. Nëse janë duke kryer një shkëmbim gjatë një fatkeqësie natyrore, duhet të shkëputen menjëherë sipas instruktorëve të dhënë nga stafi mjekësor.
2. Duhet të largohen nga vendi dhe të akomodoheni në një vend të sigurtë të paracaktuar.
3. Duhet të kontaktojnë qëndrat ku marrin shërbimin mjekësor sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ndjekin këshillat e tyre.







Lini një koment