Fatkeqesite natyrore janë dukuri të mjedisit që shkaktohen nga faktorë të ndryshëm dhe mund të jenë të rrezikshëm për njerëzit, vecanerisht per pacientet me dialize. Kur infrastruktura, si spitalet dhe linjat e transportit dëmtohen gjatë një tërmeti, uragani, përmbytjeje, stuhie dëbore ose cunami mund të shfaqen probleme të rënda mjekësore dhe kirurgjikale. Përveç kësaj, tërmetet ndodhin papritur, gjë që e bën të vështirë planifikimin e për marrjen e masave paraprake.

Çdo lloj fatkeqesie ndikon negativisht në pacientët që trajtohen me dializës. Këta pacientë janë një populatë e brishtë me shkallë të lartë të komorbiditeteve dhe vdekshmërisë.  Mos realizimi i seancave të dializës në kohën e duhur problemet në marrjen e solucioneve të dializës(për pacientët që janë me dializë peritoneale) dhe shtimi në peshë (ujrat e tepërta që akumulohen në trup) për shkak të mosrespektimit të dietës shoqërohen me përkeqësim të shëndetit fizik dhe mendor dhe vdekshmëri më të lartë. Infeksionet e aksesit vaskular, infeksionet në vendin e daljes së kateterit te dializës peritoneale dhe peritoniti, për shkak të mjedisit të papastër, janë faktorë të tjerë që rrisin shkallën e vdekshmërisë dhe të shtrimeve në spital. Fatkeqësitë mund të shkaktojnë ndërprerje të terapisë duke dëmtuar sistemin e ujit, energjinë elektrike dhe pajisjet e transportit. Ndërprerjet e energjisë dhe kontaminimi i sistemit të ujit mund të detyrojnë ambientet e dializës të mbyllen, duke i detyruar pacientët të kërkojnë kujdes mjekësor diku tjetër ose të anashkalojnë seancat e dializës.

Stafi mjekësor përkatës duhet të jetë në dijeni për kapacitetet që zotëron qendra e tyre e hemodializës. Në rast të ndërprerjes së energjisë, aparatet e dializës mund të aktivizojnë funksione të ndryshme. Ndërsa alarmet e hemodiafiltrimit dhe presionit transmembranor (TMP) nuk funksionojnë gjatë një ndërprerjeje të energjisë, monitorët e ekranit, pompat e gjakut, alarmet e presionit arterial dhe venoz dhe funksionet e detektorit të flluskave të ajrit janë funksional. Aparaturat duhet të kenë një burim energjie reservë, baterinë ose gjenerator, në mënyrë që pacienti të mund të vazhdojë terapinë për një kohë të shkurtër.

Qëndrat e dializës duhet të kenë gjithashtu një plan rezervë për tiu ardhur në ndihmë pacientëve duke iu siguruar ofrimin e shërbimit mjekësor, qoftë kjo edhe e qendra të tjera dialize. Ndihma nga zona të tjera të vendit ose vende të huaja mund të jetë shpëtimtare nëse ka mungesë të pajisjeve dhe personelit mjekësor.

Krahasuar me hemodializën, dializa peritoneale është më e realizueshme gjatë një fatkeqësie natyrore për shkak të pavarësisë së pacientëve për ta bërë atë vetë. Veçanërisht dializa peritoneale e automatizuar në krahasim me modalitetet e tjera konsiderohet më e sigurt për shkak të rrezikut më të ulët të infeksionit. Përveç kësaj, pacientët duhet të udhëzohen se si dhe kur të aplikojnë një antibiotik empirik në mungesë të personelit mjekësor. Për të zgjidhur vështirësitë që mund të hasen gjatë trajtimit me dializë peritoneale, është e dobishme të zvogëlohet numri i shkëmbimeve të dializës dhe të mbahet një furnizim 2-javor i solucioneve të dializës në çdo kohë.


Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna