Dializa është një nga modalitet e trajtimit për pacientët që vuajnë nga Sëmundja Renale Kronike. Aparati i dializës kryen funksionin e veshkave, filtrimin e toksinave uremike dhe eleminimin e lëngjeve të tepërta nga trupi.
Për të realizuar seancat e dializës pacientët duhet të kenë një akses vaksular, fistul arterio-venoze ose kateter permanent. Fistula arterio-venoze realizohet në krah ose parakrah duke lidhur një arterie me një venë. Kjo procedure kryhet nga një kirurg vaskular.
Cilat janë avantazhet e fistulës krahasuar me akseset e tjera vaskulare?
• Mund të jetë funskionale për një kohë të gjatë.
• Nuk implantohet asnjë material sintetik në trupin tuaj.
• Siguron flukset e nevojshme të gjakut për realizimin e një dialize efektive, e cila ndikon në mbarëvajtjen e pacientit
• Ka rrezik më të ulët për tu infektuar
• Ka rrezikshmëri më të ulët për tromboza
• Realizohet nën anestezi lokale
• Kthim i shpejtë në aktivitetet tuaja të përditshme
Si realizohet fistula arterio-venoze?
Hapi i parë në krijimin e fistulës AV është vlerësimi i enëve të gjakut (venat dhe arteriet) nga specialisti kirurg vaskular dhe vlerësim të flukseve të enëve të gjakut nën eko doppler. Ky test do të përcaktoj nëse këto enë gjaku janë te pershtatshme të mbështesin një fistulë AV. Interventi, bashkimi i arteries dhe venës realizohet nën anestezi lokale. Më pas do të duhen disa javë, në disa raste një muaj ose më shumë, që fistula të piqet deri në pikën ku do të jetë në gjendje të përdoret për realizimin e hemodializës.
Çfarë duhet të kemi kujdes kur realizojmë një fistul?
Krijimi i fistulës AV mund të bëhet si një procedurë ambulatore dhe nuk kërkon hospitalizim. Në përgjithësi, pacientët janë në gjendje të shkojnë në shtëpi disa orë pas përfundimit të procedurës.
Kryesisht
- rekomandohet të mbani krahun ku është realizuar aksesi ngritur për të reduktuar ënjtjen dhe dhimbjen në vendin e ndërhyrjes.
- rekomandohet përdorimi i qetësuesve(paracetamol) për të ndihmuar në menaxhimin e çdo dhimbjeje pas interventit.
- rekomandohet të bëni ushtrime me top anti-stres për të ndihmuar në pjekjen e fistulës AV.







Lini një koment