Citologjia e tiroides ose e quajtur ndryshe aspirimi me gjilpërë të imët (FNA – Fine Neddle Aspiration) është një metodë diagnostike që merr mostra të një sasie të vogël indi nga tiroidja me një gjilpërë shumë të hollë me qellim vlerësimin e tyre në mikroskop.

Arsyeja më e zakonshme për kryerjen e FNA-së janë formacionet e tiroides (noduj, kiste). Këto struktura mbartin me vete rrezikun për sëmundje malinje. Ato mund të zbulohen rastësisht ose për shkak të shqetësimeve lokale që mund të sjellin (pengesë në gëlltitje, bezdi në fyt, ndjesi shtrënguese në fyt, fryrje e dukshme e qafes etj.). Citologjia këshillohet të realizohet për noduj apo lezione të dyshimta zakonisht mbi një cm por mund të kryhet edhe në formacione më të vogla nëse dyshimi mjekësor për sëmundje malinje, kancer, është i madh. FNA është metodë diagnostike, por edhe terapeutike. Përshembull në rastin e përmbajtjes kistike, me anë të ages mund të aspirohet materiali dhe të reduktohet volumi i lezionit duke lehtësuar shqetesimet lokale të pacientit.

FNA e tiroides është një “procedurë ditore”. Duhet reth gjysmë ore, e ndjekur nga një periudhë e shkurtër vëzhgimi në kushte spitalore. Në përgjithësi rifillohen aktivitetet normale të ditës.

Mund të hahet dhe të pihet normalisht para dhe pas procedurës. Nuk ka nevojë për anestezi të përgjithshme, megjithëse mund të përdoret anestezi lokale për të mpirë zonën e lëkurës ku proçedohet. Në pëgjithësi këshillohet marja e materalit nga disa pika brenda lezionit për më shumë siguri diagnoze.

Medikamentet për hollimin e gjakut, nëse përdoren për shkaqe të tjera, do të duhet të ndërpriten për disa ditë, ose të zvogëlohet doza përpara se të kryhet FNA.

Mund të kërkohet një test gjaku për të kontrolluar koagulimin e gjakut në ditën e procedurës.

Medikamentet e tjera vazhdohen si zakonisht.

Cilat janë rreziqet e FNA të tiroides?

FNA është një procedurë shumë e sigurt dhe konsiderohet me rrezik shumë të ulët për shumicën e njerëzve, sepse gjilpëra që përdoret është e imët.

Ekzistojnë dy rreziqe mjaft të zakonshme. Rreziku më i shpeshtë është një diagnozë e pasigurt, pasi mostra e marrë nuk është përfaqësuese për lezionin. Kjo ndodh deri në 20% të rasteve.

Rreziku i dytë më i zakonshëm është gjakderdhja në vendin e FNA. Kjo ndodh te afërsisht 1 në 10 persona dhe në përgjithësi prodhon dhimbje lokale, ndjeshmëri dhe një masë në qafë.

Komplikimet më të rralla pas FNA të tiroides përfshijnë:

  • Enjtje e përgjithshme e zonës së tiroides ose qafës që nuk është e dhimbshme dhe që nuk lidhet me gjakderdhje.
  • Ndryshimi i zërit (ngjirja e zërit). Kjo mund të jetë rezultat i dëmtimit të përkohshëm të njërit prej nervave pranë tiroides. Zakonisht largohet me javë në muaj kur nervi rikuperohet.
  • Vështirësi në gëlltitje.
  • Rritje e përkohshme jonormale e funksionit të tiroides. Kjo mendohet të jetë rezultat i stimulimit të çlirimit të hormoneve të tiroides nga FNA. Është shumë e rrallë, por mund të prodhojë djersitje të tepërt ose një puls ‘të nxituar’ ose ‘palpitacione’ në gjoks.

Citologjia e tiroides është një procedurë me rrezik të ulët që mund të kryhet tek një person në një kohë të shkurtër si një procedurë ditore. Në varësi të shkakut, FNA mund të përsëritet disa herë, edhe brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna