Kanceri i ovarit - shkaqet, simptomat dhe parandalimi

Kanceri i ovarit ose kanceri i vezores në shumicën e rasteve e ka fillesën në epitelin e tubave të Fallopit ose në ovar. Duke qenë se simptomat e kancerit të ovarit nuk janë shumë specifike, shpesh diagnostikohet në fazat e tij të vonshme, në kohën kur është përhapur në pelvis dhe abdomen. Por nëse sëmundja diagnostikohet në fazë të hershme, kur ende është e kufizuar në vezore rezultatet e trajtimit janë shumë të mira.

Cilat janë simptomat e kancerit të ovarit?

Kanceri i ovarit rrallë shfaq shenja në stadet e hershme dhe kjo është një ndër arsyet pse shumica e grave diagnostikohen pasi sëmundja është e përhapur. Megjithatë, edhe në stadet më të vonshme të sëmundjes simptomat janë jo specifike.

Simptomat e kancerit të vezoreve përfshijnë:

  • Fryrje barku 
  • Dhimbje barku ose në zonën pelvike
  • Ndjesi ngopje edhe pas vakteve të lehta
  • Humbje në peshë
  • Urinim i shpeshtë
  • Konstipacion

Kur duhet të konsultoheni me një mjek?

Këto janë simptoma që mund të shfaqen edhe në shumë gjendje të tjera shëndetësore apo ndonjëherë edhe pa një shkak të veçantë, megjithatë nëse zgjasin (mbi 2 javë) duhet të konsultoheni me një mjek.

Nëse keni të afërm me kancer të ovarit ose kancer gjiri, duhet të flisni me mjekun tuaj për riskun që mund të mbartni për këtë sëmundje. Në këtë mënyrë, do të njiheni me testet gjenetike dhe ndjekjen tuaj në vazhdim. 

Cilët janë faktorët e riskut?

Historia familjare

Mundësia që një grua të zhvillojë kancer të ovarit është me e lartë nëse një i afërm i saj është diagnostikuar me kancer të ovarit, gjirit apo kolonit. Mendohet se 10% e rasteve me kancer të ovarit janë si pasojë e mutacioneve gjenetike të trashëguara të BRCA1 dhe BRCA2 dhe raste më të pakta si pasojë e sindromit Lynch.

Mosha

Mosha njihet si faktori më i rëndësishëm për kancerin e ovarit. Më shpesh shfaqet në gratë gjatë menopauzës dhe përdorimi i terapive hormonale zëvendësuese rrit riskun. Gjithashtu, gratë me menarke të hershme dhe menopauzë të vonë kanë risk më të lartë për zhvillim të sëmundjes. Gjysma e rasteve me kancer ovari shfaqet pas moshës 63 vjeç. 

Historia riprodhuese

Shtatzënitë dhe lindjet ulin riskun për kancer ovari. Gratë që kanë më shumë lindje kanë risk më të ulët dhe ushqyerja e fëmijëve me gji luan mbrojtës. Megjithatw, lindja e fëmijëve pas moshës 35 vjeç është parë të lidhet me një risk të shtuar për kancer ovari. 

Përdorimi i terapive hormonale zëvendësuese pas menopauzës rrit riskun për kancer ovari. Ndryshe ndodh për gratë që përdorin kontraceptivë oralë, tek të cilat është parë se risku për kancer ovari është më i ulët. 

Obeziteti dhe mbipesha

Kanceri i ovarit është më i shpeshtë te gratë me BMI > 30 (Llogarit BMI këtu). Po ashtu vdekshmëria është më e lartë në këtë grup. Është parë se risku për kancer ovari rritet me 1.1 herë me çdo 5-njësi rritje të BMI.

A ka një test depistimi?

Nuk ka një test të saktë depistues për kancerin e ovarit. Gjithë studimet të cilët kanë testuar vlerën e ekzaminimeve imazherike apo analizave laboratorike me ane të matjes së nivelit të markuesve tumorale, kanë treguar se kryrja e këtyre testeve nuk ndikon në uljen e vdekshmërisë nga ky kancer. Megjithatë, në gratë me risk të lartë për zhvillim të kancerit të ovarit mund të vlejë në disa raste kryerja e testit për markuesin tumoral – CA125.

Gjithashtu, kontrollet periodike te gjinekologu janë të rëndësishme për identifikim në stad të hershëm të sëmundjes.

Si mund të parandalohet?

Nuk ka një mënyrë të qartë për parandalimin e kancerit të vezoreve. Por ka disa mënyra për të reduktuar riskun për zhvillim të sëmundjes:

  • Lindjet dhe ushqyerja e fëmijëve me gji kanë një efekt mbrojte ndaj kanceri të ovarit.
  • Konsideroni marrjen e kontraceptiveve orale – studime kanë treguar se kontraceptivet oralë ulin riskun për kancer të ovarit. Megjithatë, ato mbartin risqe të tjera, si lehtësisht rritja e riskut për kancer të gjirit në përdorim mbi 5 vite. Konsultohuni me mjekun për riskun tuaj individual dhe gjykoni nëse benefitet e përdorimit të tyre tejkalojnë risqet.
  • Nëse jeni mbartës i mutacionit BRCA1/BRCA2 mund t`i nënshtroheni kirurgjisë profilaktike.
  • Dieta e shëndetshme, aktiviteti fizik dhe mos pirja e duhanit luajnë gjithashtu një rol mbrojtës ndaj kancerit të ovarit.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna