Kanceri i stomakut - shkaku, simptomat, diagostikimi dhe trajtimi

Kanceri i stomakut e ka fillesën nga qelizat e shtresës së brendshme (mukoza) të stomakut. Sëmundja kryesisht zhvillohet ngadalë, për disa vite. Me zhvillimin e sëmundjes, qelizat tumorale përhapen në gjithë shtresat e stomakut dhe mund të prekin limfonodujt dhe organet përreth si mëlçinë dhe pankreasin.

Nga se shkaktohet kanceri i stomakut?

Të gjithë njerëzit mund të zhvillojnë kancer stomaku, por ka disa faktorë që na bëjnë më shumë të riskuar. Faktorët e riskut që rrisin probabilitetin për zhvillim të kancerit të stomakut janë:

  • Mosha mbi 65 vjeç
  • Historia familjare
  • Duhanpirja
  • Konsumi i alkoolit
  • Obeziteti
  • Infeksioni me Helicobacter Pylori
  • Gastriti, GERD
  • Konsumi i tepruar i kripës, ushqimeve të tymosura dhe turshive
  • Dieta e varfër në fruta dhe perime
  • Personat me grup gjaku A
  • Infeksioni me virusin Epstein-Barr (EBV)
  • Ekspozimi ndaj azbesit, qymyrit dhe gomës.

Cilat janë simptomat e kancerit të stomakut?

Kanceri i stomakut zakonisht nuk shfaq simptoma në stadet e hershme të sëmundjes. Edhe shenjat më tipike të tij, si rënia në peshë dhe dhimbja e stomakut shfaqen kur sëmundja është më shumë e avancuar.

  • Nauze/të vjella
  • Djegie ne stomak/urth
  • Humbje të oreksit
  • Rënie në peshë
  • Lodhje
  • Fryrje barku
  • Të vjella me gjak (në stadet e avancuara)
  • Feçe me ngjyrë të zezë

Shumë prej këtyre simptomave janë të shpeshta edhe në gjendje të tjera shëndetësore dhe jo gjithmonë janë shenjë e kancerit të stomakut. Konsultohuni me një mjek për të kuptuar shkakun e simptomave tuaja.

Si diagnostikohet kanceri i stomakut?

Disa ekzaminime mund të nevojiten në diagnostikimin e kancerit të stomakut, si:

  • Endoskopia (gastroskopia) – vendosja e një sonde të hollë dhe fleksibël e cila bën të mundur eksplorimin e stomakut dhe marrjen e biopsisë në rastet kur evidentohen lezione të dyshimta.
  • CT skaner/MRI/Eko abdominale – vizualizon organet e brendshme dhe jep informacion për shtrirjen e sëmundjes.
  • Analiza gjaku
  • Biopsia – gjatë endoskopisë mund të merret një mostër nga lezioni dhe më pas të vlerësohet me mikroskop për evidentimin e qelizave malinje.

Si trajtohet kanceri i stomakut?

Trajtimi i kancerit të stomakut varet nga stadi i sëmundjes, gjendja e përgjithshme dhe preferencat e pacientit.

Në rastet kur kanceri i stomakut është i kufizuar në stomak, kirurgjia është modaliteti kryesor i trajtimit.

Modalitete të tjera trajtimi të cilat mund të jenë të kombinuara ose jo me kirurgjinë janë:

Si mund të parandalohet kanceri i stomakut?

Mjekoni infeksionet e stomakut.

Nëse vuani nga ulçera e stomakut të shkaktuar nga infeksioni H. Pylori, duhet të merrni mjekim. Trajtimi për infeksionin e H.Pylori kombinon antibiotikët të cilat eliminojnë bakteret me barna të tjera të cilat rigjenerojnë qelizat e dëmtuara të stomakut.

Ushqehuni shëndetshëm

Dieta duhet të jetë e pasur me fruta dhe perime. Ato janë të pasura me fibra dhe vitamina të cilat ulin riskun për kancer të stomakut. Shmangni ushqimet e kripura, tymosura dhe turshi. Ruani një peshë të shëndetshme. Obeziteti rrit riskun për kancer të stomakut.

Mos pini duhan

Risku i kancerit të stomakut është 2 herë më i madh në duhanpirës.

Është kanceri i stomakut i kurueshëm?

Kanceri i stomakut është i kurueshëm nëse diagnostikohet në stad të hershëm të sëmundjes. Por në shumicën e rasteve, diagnostikimi ndodh kur sëmundja është e avancuar. Për të bërë një vlerësim më të mirë të prognozës së sëmundjes, onkologu shqyrton të dhënat mbi stadin e sëmundjes, llojin histopatologjik dhe të dhëna molekulare të tumorit.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna