Hirsutizmi - qimet ne fytyre

Si ta vlerësojmë shkallën e hirsutizmit? Për ta vlerësuar përdoret një sistem pikëzimi i quajtur Ferriman-Gallwey.

Ai bazohet në sistem vlerësimi (me pikë nga një deri në katër) të qimëzimit në zona androgen-sensitive (buza e sipërme, mjekra, krahët, kraharori, shpina, fundshpina, kofshët dhe rregjoni pubik) siç tregohet në skemën më poshtë.

Hirsutizmi - qimet e padëshiruara te gratë

Hirsutizëm gjatë moshës fertile konsiderohet një pikëzim ≥8. Megjithatë ky kufi varet nga etniciteti.

Sistemi është i limituar nga fakti që shumë paciente në momentin që paraqiten te mjeku kanë shkuar drejt proceseve të depilimit të përkohshëm ose permanent.

Hapat që pasojnë shkallën Ferriman – Gallwey

Pasi është vendosur diagnoza e hirsutizmit ndiqen disa hapa për të përcaktuar ndjekjen.

  • Përcaktimi nese pacienti është duke marrë medikamente që mund të kenë si efekt shtimin e pilozitetit.
  • Identifikimi ose përjashtimi i PCOS, pasi është i pranishëm në 75-80% të femrave të cilat paraqiten me hirsutizëm.
  • Identifikimi i patologjive te tjera shkaktare të mundshme të hirsutizmit dhe përshtatja e trajtimit.
  • Përcaktimi i gradës së stresit emotiv të shkaktuar nga hirsutizmi.
  • Me rëndësi të madhe është përcaktimi i periudhës kohore të shfaqjes së simptomave.

Çfarë tjetër ka rëndësi në vlerësimin e hirsutizmit?

Ekzaminimi fizik duhet të përcaktoj praninë e shenjave të virilizimit (hiperandrogjenizëm sever) ose gradës së hirsutizmit.

Sipas protokolleve te Shoqatës Europiane të Endokrinologjisë është vendosur që të bëhet një matje e testosteronit total në të gjitha femrat me një pikëzim anormal të hirsutizmit. Kjo nuk vlen për femrat që kanë një cikël të rregullt menstrual dhe me flokë të padëshiruar.

Historiku menstrual –Hirsutizmi mund të shoqërohet shpesh me cikël të çrregullt menstrual, me përjashtim të rasteve të hirsutizmit idiopatik.

Anamneza familjare – histori familjare për hirsutizëm, akne, cikël menstrual të çrregullt, infertilitet, sëmundje kardiovaskulare, obezitet.

Historia e peshës trupore – femrat obeze kanë një sekretim më të lartë të androgjeneve.

Etnia – luhat pikëzimin e hirsutzmit sepse etni të ndryshmë kanë shkallë normale të ndryshme të qimëzimit.

Ekzaminimet më të detajuara konsistojnë në matjen e androgjenëve në gjak dhe eko pelvike. në varësi të tyre shikohet mundësia për eksplorime të mëtejshme.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna