Kanceri i qafes se mitres

Kanceri i qafes se mitres ka disa opsione trajtimit. Rezultatet e trajtimit varen kryesisht nga stadi i sëmundjes. Vendimi mbi trajtimin e kancerit te qafes se mitres bazohet në stadin e sëmundjes, moshën, gjendjen e përgjithshme dhe preferencat e pacientit. Megjithatë, stadi i sëmundjes është faktori më i rëndësishëm që influencon vendimin mbi trajtimin.

Stadifikimi i kancerit të qafës së mitrës

Në tabelën më poshtë mund të shihni karakteristikat e sëmundjes për çdo stad.

Stadi FIGOPërshkrimi sipas stadit
IALezion që mund të shihet vetëm nën mikroskop. Pa prekje të limfonodujve dhe pa përhapje në distancë.
IA1Lezion > 3 mm. Nuk ka prekje te limfonodujve ose përhapje në distancë.
IA2Lezion 3-5 mm. Nuk ka prekje te limfonodujve ose përhapje në distancë.
IBLezion më i madh se 5 mm por i limituar në qafën e mitrës. Nuk ka prekje te limfonodujve ose përhapje në distancë.
IB1Lezioni është 5 mm – 2 cm. Nuk ka prekje te limfonodujve ose përhapje në distancë.
IB2Lezioni është nga 2 cm – 4 cm. Nuk ka prekje te limfonodujve ose përhapje në distancë.
IB3Lezioni është të paktën 4 cm por i kufizuar në qafën e mitrës. Nuk ka prekje te limfonodujve ose përhapje në distancë.
IIAKanceri është përhapur përtej qafës së mitrës dhe mitrës, por nuk ka prekje të indeve përreth (parametria). Nuk ka prekje te limfonodujve ose përhapje në distancë.
IIA1Lezioni nuk është më i madh se 4 cm. Nuk ka prekje te limfonodujve ose përhapje në distancë.
IIA2Lezioni është ≥ 4 cm. Nuk ka prekje te limfonodujve ose përhapje në distancë.
IIBKanceri është përhapur përtej qafës së mitrës dhe mitrës dhe ka prekje të indeve përreth (parametria). Nuk ka prekje te limfonodujve ose përhapje në distancë.
IIIAKanceri është përhapur në pjesën e poshtmë të vaginës por jo në muret e pelvisit. Nuk ka prekje te limfonodujve ose përhapje në distancë.
IIIBKanceri ka infiltruar muret e pelvisit dhe/ose ka shkaktuar hidronefrozë. Nuk ka prekje te limfonodujve ose përhapje në distancë.
IIICKanceri ka prekur limfonodujt pelvik (IIIC1) ose limfonodujt para-aortale (IIIC2). Nuk ka përhapje në distancë.
IVAKanceri ka infiltruar fshikzën e urinës ose rektumin, ose është përhapur përtej pelvisit.
IVBKanceri është përhapur në organet në distancë, përtej pelvisit, si mëlçia, mushkëritë, kockat, etj.

Stadi IA1

Trajtimi në këtë stad varet nëse gruaja dëshiron të ruaj fertilitetin (dëshiron të ketë fëmijë në të ardhmen) dhe nëse ka apo jo invazion limfovaskular.

Nëse dëshiron të ruajë fertilitetin, opsion është konizimi deri në kufij të shëndëoshë (pra, pa mbetje tumorale mikroskopike).

Nëse nuk dëshiron të ruaj fertilitetin, histerktomia e thjeshtë është opsion kur nuk ka invazion limfovaskular. Në rast të invazionit limfo-vaskular, është e nevojshme kryerja e histerektomisë radikale, si dhe heqja e limfonodujve pelvike.

Kur kirurgjia nuk preferohet, mund të kryhet rrezatimi pelvik shoqëruar me brakiterapi.

Stadi IA2

Vendimi për trajtim në këtë stad varet nga dëshira e gruas për të patur fëmijë ose jo (pra të ruaj ose jo fertilitetin).

Për të ruajtur fertilitetin opsionet janë:

  • Konizimi dhe heqja e limfonodujve pelvik.
  • Trakelektomia radikale dhe heqja e limfonodujve pelvik.

Opsionet e trajtimit për gratë që nuk duan të ruajnë fertilitetin janë:

  • Rrezatimi pelvik (EBRT) shoqëruar më pas me brakiterapi
  • Histerektomia radikale dhe heqja e limfonodujve pelvik.

Stadi IB1, IB2

Nëse kërkohet të ruhet fertiliteti opsion është trakelektomia radikale me heqje të limfonodujve pelvik dhe në disa raste edhe heqje të limfonodujve para-aortal.

Nëse nuk dëshirohet të ruhet fertiliteti, opsionet e trajtimit janë:

  • Histerktomia radikale me heqje të limfonodujve pelvik, në disa raste edhe heqje të limfonodujve para-aortal. Në rast të invazionit limfo-vaskular diskutohet edhe mundësia për rrezatim pas kirurgjisë.
  • Rrezatimi pelvik me radioterapi është një opsion nëse gruaja nuk është në gjendje të përgjithsme të mirë shëndetësore ose nuk dëshiron të kryejë kirugjinë. Kimioterpia mund të jepet njëkohësisht me rrezatimin (trajtim konkomitant).

Stadi IIA1

Opsionet e trajtimit për këtë stad janë:

  • Histerktomia radikale me heqje të limfonodujve pelvik dhe paraortal. Nëse konstatohet prekje e limfonodujve ose mbetje të qelizave tumorale në kufijtë e ekscizionit, rekomandohet rrezatimi, i cili shpesh shoqërohet me kimioterapi (RT/KT konkomitante).
  • Rrezatimi (RT) me ose pa kimioterapi. Rrezatimi përfshin rrezatim pelvik me EBRT dhe brakiterapinë. Kimioterapia shoqëruese mund të jetë me cisplatin, carboplatin ose cisplatin dhe fluorouracil.

Stadi IB3, IIA2

  • Kimio/radio (RT/KT): Pra, trajtimi konkomitant me kimioterapi dhe rrezatim. Kimioterpia mund të jetë me cisplatin, carboplatin ose cisplatin me fluorouracil. Rrezatimi përfshin rrezatimin pelvik me EBRT dhe brakiterapi.
  • Histerktomia radikale me heqje të limfonodujve pelvik dhe para-aortal, shoqëruar me RT ose RT/KT në rast të prekjes së limfonodujve ose kufijve të ekscizionit.
  • Trajtimi konkomitat i rrezatimit me kimioterapinë, shoqëruar me kirurgji.

Stadi IIB, III, IVA

Trajtimi konkomitat i rrezatimit me kimioterapinë. Rrezatimi përfshin rrezatim pelvik me EBRT dhe brakiterapinë. Kimioterapia shoqëruese mund të jetë me cisplatin, carboplatin ose cisplatin dhe fluorouracil.

Stadi IVB

Në këtë stad, sëmundja është përhapur përtej pelvisit, pra në organe të tjera të trupit. Stadi IVB në përgjithësi nuk konsiderohet i kurureshëm. Në këtë rast rekomandohet trajtimi sistemik si dhe rrezatimi me ose pa kimioterapi, kryesisht me qëllim lehtësimin e simptomave.

Trajtimi sistemik përfshin trajtimin me kimioterapi me skema standarde me bazë platinesh (cisplatin ose carboplatin) të kombinuara me barna si paclitaxel, gemcitabine, topotecan.

Opsione të tjeta të terapive sistemike janë ato të imunoterapisë, si në formën e antitrupave monoklonalë, antitrupave monoklonal te konjuguar me barna (ADC) – tisotumab vedotin (Tivdak) ose të inhibitorëve të VEGF si bevacizumabI (Avastin) dhe inhibitorëve të checkpoint si pembrolizumab dhe atezolizumab. Këto barna mund të aplikohen ne kombinim me kimioterapinë ose si monoterapi.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna