Kanceri i qafes se mitres mund të trajtohet dhe ka mundësi të larta kurimi nëse diagostikohet në kohë.
Në këtë artikull flitet për shkaqet më të shpeshta, simptomat dhe diagnostikimin e kancerit të qafës së mitrës.
Qafa e mitrës
Qafa e mitrës është pjesa fundore e mitrës, e cila lidh zgavrën e mitrës me vaginën (figura më poshtë).

Qafa e mitrës përbëhet nga dy lloje kryesore qelizash. Shtresa e jashtme e saj përbëhet nga qeliza skuamoze. Nëse kanceri e ka fillesën nga këto qeliza quhet kancer skuamoz i qafës së mitrës. Grupi tjetër i qelizave përbën pjesën e kanalit të qafës së mitrës. Këto janë qeliza glandulare. Nëse kanceri e ka fillesën nga këto qeliza, quhet adenkarcinoma e qafës së mitrës. Edhe pse këto dy lloje kanceri e kanë origjinën nga qeliza të ndryshme, ato trajtohen njësoj në stadet e para të sëmundjes.
Cilët janë faktorët e riskut për kancerin e qafës së mitrës?
Në shumicën e rasteve, kanceri i qafës së mitrës shkaktohet nga infeksioni i HPV-së (human papilloma virus).
HPV mund të transmetohet nga kontakti me lëkurën, përfshirë kontaktin seksual, seksin oral, seksin anal ose kontakte të tjera të gjenitaleve.
Infeksioni i HPV-së është shumë i shpeshtë. Rreth 75-80% të adultëve infektohen me këtë virus para moshën 50 vjec. Janë shumë lloje të HPV-së, të cilat prekin zona të ndryshme të trupit. Shumica e tyre janë të përkohëshme, pasi është vet sistemi ynë imunitar i cili i eliminon ato.
Faktorë të tjerë risku të lidhur me zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës janë duhanpirja, dhe imunosupresioni (i shkaktuar nga sëmundje të tjera ose si pasojë e mjekimeve që frenojnë sistemin imunitar).
Cilat janë simptomat e kancerit të qafës së mitrës?
Në përgjithësi, kanceri i qafës së mitrës zhvillohet ngadalë. Simptomat më të shpeshta janë:
- Gjakderdhje vaginale (gjatë ose pas kontaktit seksual, ndërmjet periodave, pas menopauzës)
- Sekrecione vaginale të pazakonshme
- Dhimbje gjatë seksit
- Dhimbje në fund të barkut ose dhimbje mesi
Si diagnostikohet kanceri i qafës së mitrës?
Pap testi dhe HPV testi janë dy teste të cilat përdoren për depistimin e kancerit të qafës së mitrës.
Nëse në Pap test rezultojnë qeliza jo normale, ekzaminime të tjera janë të nevojshme të kryhen, pasi trajtimi i këtyre gjendjeve mund të parandalojë kancerin e qafës së mitrës.
Biopsia e qafës së mitrës përfshin heqjen e një copëze indi nga qafa e mitrës dhe analizimin e saj nën mikroskop. Biopsia kryhet gjatë një procedure që quhet kolposkopi.
Në disa raste është e nevojshme të hiqet më shumë ind nga qafa e mitrës, procedurë e njohur si konizim ose “cone biopsy”.
Si stadifikohet kanceri i qafës së mitrës?
Pasi diagnoza është konfirmuar me biopsi, hapi i radhës është përcakimi i shtrirjes së sëmundjes, ndryshe njihet si stadifikimi. Stadifikimi i sëmundjes kryhet me anë të ekzaminimeve imazherike dhe vizitës klinike.
Stadifikimi i kancerit të qafës së mitrës kryhet në bazë të:
- Madhësisë së tumorit
- Sa thellë ka infiltruar tumori në indet rreth qafës së mitrës
- Nëse ka shenja të sëmundjes në vaginë, pelvis, fshikëzën e urinës, rektum ose limfonoduj
- Nëse ka shenja të sëmundjes në organet e tjera (mëlci, mushkëri ose kocka)
Këto karaktersitika i kuptojmë me anë të vizitës klinike dhe testeve imazherike si skaneri (CT), rezonanca magnetike (MRI) ose PET-CT.
Në bazë të stadifikimit të sëmundjes, moshës së gruas, gjendjes së përgjithshme dhe preferencave te pacientes merret vendimi mbi trajtimin.
Kanceri i qafes se mitres – trajtimi sipas stadeve
Kanceri i qafes se mitres ka disa opsione trajtimit. Rezultatet e trajtimit varen kryesisht nga stadi i sëmundjes. Vendimi mbi trajtimin e kancerit te qafes se mitres bazohet në stadin e sëmundjes, moshën, gjendjen e përgjithshme dhe preferencat e pacientit. Megjithatë, stadi i sëmundjes është faktori më i rëndësishëm që influencon vendimin mbi trajtimin. Stadifikimi…







Lini një koment