Nikturia - urinimi naten

Ngriheni shpesh gjatë natës për të shkuar në tualet? Nëse ju duhet të shkoni në tualet më shumë se një herë gjatë 6-8 orëve të gjumit, mund të keni një gjendje të njohur si nikturia ose urinimi natën.

Trupi juaj mund të bëjë shumë urinë, ose fshikëza juaj nuk ka kapacitet të mjaftueshëm. Ndonjëherë janë të dyja. Ekzistojnë shumë shkaqe të ndyshme në lidhje me urinimin natën. Disa mund të kenë nevojë për trajtim mjekësor, disa të tjerë mund ta parandalojnë vetë duke ndryshuar stilin e jetës.

Sa i shpeshtë është urinimi natën, nikturia?

Nikturia është mjaft e zakonshme si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Studimet dhe sondazhet kanë zbuluar se 69% e meshkujve dhe 76% e femrave mbi moshën 40 vjeç raportojnë se ngrihen për të shkuar në tualet të paktën një herë natën. Rreth një e treta e të rriturve mbi 30 vjeç shkojnë dy ose më shumë herë në tualet gjatë natës.

Nokturia mund të prekë të rinjtë, por bëhet më e zakonshme me kalimin e moshës, veçanërisht te burrat e moshuar. Është vlerësuar se gati 50% e meshkujve në të shtatëdhjetat zgjohen të paktën dy herë në natë për të urinuar. Në përgjithësi, nikturia mund të prekë deri në 80% të të moshuarve. Nokturia ndodh shpesh edhe gjatë shtatzënisë, por zakonisht largohet brenda tre muajve pas lindjes.

Cilët janë shkaktarët e urinimit natën?

Disa nga arsyet se pse ndodh urinimi natën janë:

Stili i jetës:

  • Pirja e shumë lëngjeve para gjumit (veçanërisht kafeina ose alkooli)
  • Nikturia nga modelet e sjelljes (ju keni trajnuar trupin tuaj që të zgjohet gjatë natës për të shkuar në tualet, edhe nëse nuk duhet domosdoshmërisht të shkoni)
  • Çrregullime të gjumit, si pagjumësia ose apnea e gjumit

Përdorimi i mjekimeve të ndyshme:

  • Diuretik (shkarkues)
  • Demeklociklinë
  • Litium
  • Metoksifluran
  • Fenitoinë
  • Propoksifen
  • Intoksikacioni nga vitamina D

Sëmundje të ndyshme

  • Semundja renale kronike
  • Diabeti Mellitus
  • Prostata e zmadhuar (hiperplazia e prostatës (BPH)
  • Kapaciteti i reduktuar i fshikëzës
  • Prolapsi vaginal
  • Menopauza
  • Gravidanca
  • Prolapsi i legenit
  • Hipertensioni
  • Sëmundjet kardiake, sëmundjet vaskulare ose dësmtimi kongjestiv i zemrës
  • Obstruksioni i fshikëzës (gurët), inflamacioni ose probleme të tjera që ndikojnë në kapacitetin e fshikëzës (si operacioni i fshikëzës ose fibroza nga rrezatimi)
  • Simptomat e fshikëzës hiperaktive
  • Sindroma e këmbëve të shqetësuara
  • Edemë në gjymtyrët e poshtme, ose ënjtje në këmbë
  • Cistiti intersticial
  • Poliuria e natës (kur trupi juaj prodhon shumë urinë gjatë natës për ta mbajtur fshikëzën tuaj

Si diagnostikohet nikturia?

Diagnostikimi i nikturisë kryesisht bëhet nëpërmjet një anamnezë të detajuar. Personeli mjekësor bën pyetje rreth simpomave, sëmundjeve të ndryshme dhe stilit të jetës. Gjithashtu mund të përdoren edhe teste të tjera për të bërë diagnozën diferenciale:

  • Analiza dhe kultura e urinës
  • Teste biokimie: bëhet për të vlerësuar funskioni e veshkave dhe për të përjashtuar sëmundje të tjera si hipertiroidizmi, anemia, diabeti etj.
  • Eko e aparatit urinar: per të përjashtuar patologjitë e prostatës ose oragneve të tjera dhe për të vlerësuar kapacitetin e fshikëzes së urinës
  • Cistoskopia: për të vlerësuar fshikëzën urinare
  • Testi urodinamik: për të vlerësuar aktivitetin e fshikëzës së urinës

Është e trajtueshme nikturia?

Nëse mendoni se mund të keni nikturi, duhet patjetër të kontaktoni me personelin mjekësor.

Trajtimi zakonisht synohet drejt shkakut themelor. Nëse merret parasysh apnea e gjumit, duhet të konsultoheni me një specialist të gjumit ose pulmonolog. Nëse shkaku është zmadhimi i prostatës, mund të nevojiten medikamente ose kirurgji.

Opsionet e trajtimit për nikturinë mund të përfshijnë:

Ndyshimin e stilit të jetës:

  • Kufizoni lëngjet në mbrëmje (veçanërisht kafe, pije me kafeinë dhe alkool).
  • Marrja në kohë e diuretikëve (merrni ato në mes të pasdites së vonë, gjashtë orë para gjumit).
  • Ngrini këmbët (kjo ndihmon në parandalimin e akumulimit të lëngjeve).
  • Vishni çorape kompresioni (kjo gjithashtu ndihmon në parandalimin e akumulimit të lëngjeve).

Medikamentet:

  • Medikamente antikolinergjike (këto mund të zvogëlojnë simptomat e fshikëzës hiperaktive).
  • Marrja në kohë e diuretikëve si Bumetanide, Furosemide
  • Desmopresina (ndihmon veshkat të prodhojnë më pak urinë).

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna