Filgrastim neupogen

Filgrastim përdoret për të reduktuar riskun për infeksion në personat që trajtohen me kimioterapi. Kimioterapia mund të shkaktojë neutropeni që është ulja e numrit të neutrofileve – një lloj qelize e gjakut që lufton infeksionet.

Filgrastim mund të përdoret edhe në personat pas transplantit të palcës, në neutropeni kronike, ose pas trajtimit me radioterapi.

Filgrastim bën pjesë në një klasë barnash të quajtur G-CSF (granulocytes colony-stimulating factors) dhe nxit prodhimin e neutrofileve nga palca e kockave.

Si përdoret filgrastim?

Filgrastim merret me anë të injeksionit nën lëkurë (sub kutan) ose mund të merret me injeksion të ngadaltë dhe të vazhdueshëm në venë. Në përdorimin më të shpeshtë ajo merret me injeksionet nën lëkurë, një herë në ditë. Por kohëzgjatja e trajtimit dhe dozimi varen nga gjëndja e pacientit dhe nga përgjigja individuale ndaj këtij medikamenti.

Në rastin e përdorimit me qëllim parandalimin e riskut për infeksion ose rritjen e numrit të rruazave të bardha të gjakut , doza e parë e medikamentit duhet të merret të paktën 24 orë pas marrjes së kimioterapisë dhe mund të vazhdohet të merret deri në 2 javë ose der isa niveli i rruazave të bardha arrin vlerat e normës.

Injeksionet e filgrastimës mund të aplikohen nga një mjek ose infermier, por mund të aplikohen edhe nga vet pacienti. Sigurohuni të keni kuptuar mirë instruksionet e përdorimit para se të vet-aplikoni injeksionin. Filgrastim mund të aplikohet në krahë, bark, kofshë dhe në zonën gluteale. Shihni në figurë zonat me ngjyrë blu ku mund të aplikohet filgrastim.

Filgrastim aplikimi

Ndërsa në videon më poshtë mund të shihni se si të aplikoni filgrastimën.

Çfarë efektesh anësore mund të shkaktojë filgrastim?

Filgrastim në përgjithësi nuk shkakton efekte anësore por në disa raste mund të shfaqen efektet e mëposhtme.

  • Skuqje, ënjtje, kruarje në vendin e injeksionit
  • Dhimbje kockash, kyçesh, muskujsh
  • Dhimbje koke
  • Rash
  • Konstipacion
  • Diarre
  • Nauze
  • Të vjella
  • Mungesë oreksi
  • Çrregullim të gjumit
  • Gjakderdhje nga hunda
  • Lodhje

Në ç`kushte duhet ruajtur filgrastim?

Shiringa e mbushur duhet të mbahet në frigorifer, por jo në ngrirje. Shiringa mund të mbahet në temperaturë dhome jo më gjatë se 24 orë. Temperatura e dhomës duhet të jetë 20 °C deri në 25 °C. Nuk duhet të ekspozohet në diell.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna