Neutropenia febrile

Shumica e njerëzve nuk shqetësohen nëse kanë tëmperaturë. Shpesh ajo kalon vet ose me ndihmën e mjekimeve pa recetë si paracetamoli ose ibuprofeni.

Pse temperatura duhet të merret seriozisht në personat nën trajtim me kimioterapi?

Nëse temperatura shfaqet në persona që trajtohen me kimioterapi mund të jetë një simptomë serioze. Në këto raste duhet konsultuar gjithmonë me onkologun.

Gjatë trajtimit të kancerit me kimioterapi, sistemi imunitar mund të dobësohet, çka e bën trupin më të prekshëm nga infeksionet. Për këtë arsye është e rëndësishme të jeni të vëmendshëm ndaj shenjave të një infeksioni, si temperatura, ethet, dhimbje barku dhe kolla.

Çfarë është neutropenia febrile?

Kimioterapia mund të shkaktojë rënie të rruazave të bardha të gjakut, ose neutropeni. Kjo gjendje e bën trupin të mos jetë i aftë të luftojë infeksionet.

Ethja neutropenike ose neutropenia febrile është një gjendje në të cilën kemi rënie të numrit të neutrofileve, të shoqëruar me temperaturë. Neutrofilet janë pjesë e rruazave të bardha të gjakut, të cilat ndihmojnë në eliminimin e infeksioneve.

Sipas Shoqatës Amerikane të Sëmundjeve Infektive, kur numri absolut i neutrofileve (ANC) është më pak se 1500 qeliza/mm3 kemi të bëjmë me një neutropeni. Risku për infeksion dhe neutropeni febrile rritet me uljen e numrit të neutrofileve.

Neutropenia febrile shfaqet në rreth 5-25% të pacientëve nën trajtim me kimioterapi. Sa më agresive të jetë skema e trajtimit, aq më e lartë mundësia për zhvillim të këtij efekti anësor.

Si trajtohen ethet neutropenike?

Nëse paraqiteni në urgjencë për shkak të temperaturës dhe etheve, duhet të tregoni për diagnozën tuaj dhe trajtimin që jeni duke marrë. Menaxhimi i një personi nën trajtim me kimioterapi ndryshon nga menaxhimi i temperaturës në kushte të tjera. Si çdo efekt anësor nga kimioterapia, edhe neutropenia febrile klasifikohet sipas gradës së simptomave. Në varësi të gradës dhe riskut sipas MASCC, përcaktohet edhe trajtimi.

Si parandalohet neutropenia febrile?

Neutropenia febrile mund të parandalohet në disa mënyra. Së pari, është vet pacienti që duhet të bëjë kujdes me ruajtjen e higjienës, pastrimin dhe gatimin siç duhet të ushqimeve dhe shmangien e kontaktit me persona me infeksion aktiv.

Në disa skema kimioterapie me risk të lartë për neutropeni, mund të aplikohen faktorët stimulues të granulociteve (Filgrastim, Pegfilgrastim, etj.) të cilat stimulojnë rritjen e neutrofileve.

Përdorimi profilaktik i antibiotikëve, antifungalëve dhe antiviralëve mund të kryhet gjithashtu në disa pacientë të cilët i nënshtrohen trajtimeve që dobësojnë ndjeshën sistemin imunitar, si në personat nën trajtim për limfoma dhe leuçemi.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna