Hirsutizmi

Hirsutizmi ose ndryshe i quajtur qimëzimi i shtuar ‘mashkullor’, është sa një problem shëndetësor, aq edhe social dhe psikologjik. Shkaqet janë të shumta dhe shpesh herë jo lehtësisht të identifikueshme. Prandaj shumë paciente rendin pas terapive afatgjata pa bërë eksplorim të mëtejshëm. Kjo mund të rezultojë në nivele të ulta të suksesit të terapisë.

Përpara se të përzgjidhet terapia, është e rëndësishme të kuptohet shkaku. Kjo arrihet ndërmjet vlerësimit mjekësor dhe ekzaminimeve plotësuese.

Si rritet floku normalisht?

Njerëzit lindin me afërsisht 5 000 000 folikuj qimesh nga të cilat, 80 000 – 150 000 janë të vendosura në skalp. Qimet mund të kategorizohen si push (të buta, jo të pigmentuara) dhe qime terminale (të gjata, të trasha dhe të pigmentuara). Numri i folikujve nuk ndryshon gjatë jetës së një individi, por madhësia e folikulit dhe lloji i qimes mund të ndryshoje në varësi të faktorëve të ndryshëm.

Floku kalon në tre faza ndryshimi gjatë jetës së tij.

  • Faza e rritjes (anagen) – varion në zona të ndryshme të trupit. 4 muaj për pilozitetin e fytyrës. (Prandaj duhen rreth 6 muaj për të parë benefitet e terapisë hormonale për hirsutizmin facial).
  • Faza involucionit (katagen) – zgjat 2-3 javë.
  • Faza e pushimit (telogen) – zgjat 3-4 muaj.

Çfarë janë dhe si ndikojnë androgjenët në këtë proçes?

Androgjenët janë hormone të cilat te femrat kanë origjinë ovariale dhe adrenale (prodhohen nga vezoret dhe mbiveshkoret) dhe janë përgjegjës për tiparet ‘mashkullore’ si qimëzimi, aknet, masa muskulare etj. Te androgjenët përfshihen: testosteroni me origjinë ovariane, dehydroepiandrosterone sulfate (DHEAS) me origjinë adrenale, androstenedioni me origjinë ovariane dhe adrenale.

Megjithëse testosteroni, androstenedioni dhe DHEAS janë androgjenët kryesorë qarkullues, ato konvertohen në dihidrotestosteron (DHT) brenda qelizës. DHT është androgjeni kryesor.

Androgjenët ndikojnë në secilën fazë. Ata rrisin pëmasat e folikulit, diametrin e qimes dhe shtojnë sasinë e kohës që qimet terminale kalojnë në fazën e rritjes. Nxisin rritjen e qimeve në zonat androgjen sensitive (buzën e sipërme, mjekër, sternum, abdomeni i sipërm, shpinë, fundshpinë), nxisin humbjen e flokëve në regjonin e skalpit. Ata janë gjithashtu të rëndësishëm në diferencimin e njësisë pilo-sebace në një qime terminale ose në gjendër sebace. Androgjenët transformojnë pushin në qime terminale.

Në zonat androgeno-sensitive fillimisht qimet janë në formë pushi dhe glandulat sebace janë të vogla, me shtimin e hormoneve androgjene njësia pilo-sebace zmadhohet dhe qimet transformohen.

Në nivele korrekte të androgjenëve rritja dhe zhvillimi i tipareve fizike është normal. Në rast disbalance, prishen raportet në ekuilibër midis hormone dhe në këtë rast mbizotërojnë tiparet mashkullore. Në këtë moment kemi elementet e dukshme të hirsutizmit.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna