Ushqimet kunder kancerit

Kanceri është një sëmundje që padyshim askush nuk do dëshironte ta dëgjonte. Por fatkeqësisht është një sëmundje, rastet e të cilës janë përherë e në rritje. Diagnostikimi i hershëm është kyç në kurimin e kësaj sëmundje por parandalimi i saj është edhe më mirë.

Ne të gjithë e dimë se nuk duhet të pimë duhan, si një ndër faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e kancerit. Por çfarë tjetër mund të bëjmë? Çdo ditë e më shumë shohim në rrjetet sociale faqe dhe postime që tregojnë për ushqimin çudibërës që mund të parandalojë çdo gje, apo ushqimin që është burimi i së keqes për gjithëçka. Në fakt, asnjëra prej të dyjave nuk qëndron. Tashmë të gjithë përdorin fjalinë standard që “studimet kanë treguar se…”, por jo të gjithë studimet janë serioze dhe shpesh ato studime që dalin në konkluzione të tilla janë jo të besueshme.

Është e rëndësishme që kur lexoni mbi çështje kaq delikate që kanë të bëjnë me shëndetin, të kërkoni informacion në burime të besuara dhe serioze të shkruara nga specialistë të çertifikuar.

A mund ta reduktosh riskun për kancer me dietë?

Të jemi të qartë: Asnjë ushqim i vetëm nuk mund të parandalojë kancerin, ashtu siç asnjë ushqim i vetëm nuk mund ta shkaktojë atë.

Por, një dietë e shëndetshme dhe një stil jetese i shëndetshëm mund të luajë një rol të rëndësishëm për uljen e riskut për kancer.

Të hashë shëndetshëm, mund të ulë riskun jo vetëm të kancerit por edhe të shumë sëmundjeve të tjera kronike dhe mund të ndikojë në jetëgjatësi.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, mbipesha dhe obeziteti, BMI > 30 mund të rrisë riskun për disa lloje kanceri, si:

Ruajtja e një peshe të shëndetshme ju ndihmon në uljen e riskut për këto lloje kanceri dhe sëmundje të tjera kronike.

Cilat janë ushqimet më të mira për ulur riskun për kancer?

Nuk duhet të frikësohemi nga ushqimi, edhe pse me gjithçka që lexojmë duket sikur asnjëherë nuk po hamë gjënë e duhur. Por një gjë është shumë e rëndësishmë, duhet të shohim pikturën e plotë. Pra, nuk mund të mendoni vetëm se çfarë hëngrët sot në drekë, apo dje në darkë. E rëndësishme është që të shihni në tërësi së si është e përbërë dieta juaj. Vetëm kështu mund të bëni ndryshime hap pas hapi që kanë një ndikim të mirë afatgjatë.

Ne në Shqipëri kemi fatin të kemi një dietë Mesdhetare, që është një ndër dietat më me shumë benefite edhe për parandalimin e kancerit. Pra, kur mendoni për një dietë të shëndetshme, mendoni më shumë për fruta, perime, proteina dhe më pak mish të kuq dhe ushqim të përpunuar.

Hani më shumë fruta dhe perime

Përpiquni të hani me shume ngjyra, “të hashë ylberin”, një këshillë kjo nga Shoqata Amerikane e Kancerit. Pigmetni i cili i jep ngjyrën frutave dhe perimeve mund të ulë riskun për kancer. Përpiquni të hani të paktën ushqime me 3 ngjyra të ndryshme në ditë. Për shembull:

  • E kuqe: Mollë, domate, lakër e kuqe
  • Portokalli: Karrota, portokalle, pjepër
  • E verdhë: Banane, limon, ananas
  • Jeshile: Brokoli, spinaq, speca jeshil

Përpiquni qe gjysmën e pjatës tuaj ta zënë frutat dhe perimet, ndërsa gjysmën tjetër drithërat dhe proteinat me prejardhje bimore ose proteinat e mishit pa yndyrë (peshku, fileto pule, mish viçi).

Çfarë roli luan sheqeri?

Së fundmi duket sikur sheqeri është kthyer në armik i popullit. Madje ka nga ata që thonë se është vet sheqeri që e ushqen kancerin. Por, harrojnë të thonë që sheqeri nuk ushqen vetëm kancerin, por edhe çdo qelizë të shëndetshme në trupin tonë, çka e bën atë një nutrient jetik për të gjithë ne.

Por jo të gjithë llojet e sheqerit janë njësojë.

Problemi nuk është me ushqimet që përmbajnë sheqer natyral, si frutat dhe drithërat. Është sheqeri i shtuar në ushqime që është një problem. Është pikërisht sheqeri i shuar që mund të shkaktojë mbipeshë e obezitet e si pasojë të nxisë dhe gjithë llojet e kancerit të përmenduar më sipër. Pra, duhet të shmangim, pijet e ëmbëlsuara (lëngje frutash të paketuara, Coca-cola etj), ëmbëlsirat e paketuara e të tjera si këto. Por sheqeri mund të jetë i fshehur edhe në ushqime që mund të duken krejt të pafajshme, si psh:

  • Buka
  • Crackers
  • Granola
  • Kosi i frutave

Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon jo më shumë se 24g sheqer të shtuar në ditë për gratë dhe maksimumi 36g sheqer të shtuar për burrat në ditë.

Konsideroni suplementet e vitaminës D

Niveli i ulët i vitaminës D është lidhur me riskun e shtuar për kancer gjiri, koloni dhe prostate.

Pak ushqime janë të pasura me vitamin D. Ato janë soja dhe disa lloje qumështi apo ushqime të fortifikuara me vitaminë D.

Ekspozimi në diell (gjithmonë duke përdorur SPF!) mund të rrisë nivelin e viaminës D. Por është e rëndësishme të konsiderohet marrja e vitaminës D në formën e suplementeve. Flisni me mjekun tuaj për dozën që ju rekomandohet të merrni.

Hani fibra

Ushqimet e pasura me fibra ju bëjnë të ngopeni më shpejt dhe më gjatë. Studimet kanë treguar se ushqimet e pasura me fibra clirojnë një molekulë kundër urisë – acetate, që dërgon sinjale në tru për të penguar urinë.

Dieta e pasur me fibra redukton riskun për kancer koloni. Mqs, ushqimet e pasura me fibra ju bëjnë të ndiheni të ngopur për më gjatë, duhet të jenë pjesë e dietës suaj për të ruajtur një peshë të shëndetshme.

Ushqimet e pasura me fibra:

  • Drithëra
  • Fasule dhe thjerëza
  • Arrat
  • Boronica
  • Mollët

Mos pini alkool

Pirja e alkoolit është lidhur me riskun e shtuar për kancer ezofagu, kancer të fytit, kancer gjiri, kancer rekti dhe kancer të mëlcisë.

Nëse keni varësi nga alkooli duhet të kërkoni ndihmë nga mjeku juaj për referim të mëtejshëm në mjekët specialsitë dhe profesionistë të tjerë të shëndetit që mund t`ju japin ndihmë të specializuar.

Kujdes me kripën

Shmangni ushqimet e tymosura dhe të konservuara me nitrite, si psh salsiçet, sallami, turshitë. Studimet kanë treguar një lidhje të tyre me kanceirn e stomakut.

Reduktoni yndyrën

Reduktoni yndyrën në 25-30 gram në ditë, për të ruajtur një peshë trupore të shëndetshme.

Është mirë të dini të zgjidhni yndyrnat e duhura. Zgjidhni gjithmonë yndyrnat e pangopura. Shembuj ë ynyrnave të mira janë:

  • Bajamet, arra
  • Gjalpi i kikirikut
  • Avokado
  • Humus

A mund të shërohet kanceri me dietë?

Nuk ka asnjë fakt shkencor që ta mbështesë këtë, por nëse jeni diagnostikuar me kancer një dietë e shëndetshme mund t`ju ndihmojë të:

  • Përballoni më mirë trajtimin
  • Forconi sistemin imunitar
  • Të mbroni qelizat e shëndetshme

Flsini me onkologun tuaj për ushqimet më të përshtatshme për ju. Shpesh ndodhë që nga frika e të ngrënit ushqime të dëmshme, pacientët nuk marrin mjaftueshëm nutrientë gjatë trajtimit për kancer. Kjo mund të çojë në kequshqyerje dhe në përkeqësim të gjendjes së përgjithshme. Ndaj, mos ngurroni asnjëherë të pyesni mjekun tuaj kurues për çdo dyshim që mund të keni në lidhje me ushqyerjen.

Mos harroni, ushiqmi ka një fuqi të jashtëzakonshme. Po, mund ta hashë një copë tortë në ditëlindje dhe mund të shijosh një darkë me mish zgare me miqtë e tu. Prishja e regjimit të shendetshëm ndonjëherë nuk ka asnjë ndikim nëse në përditshmëri dieta jote është e shëndetshme.

Zakonet e tua përcaktojnë të ardhmen tënde.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna