Viruset qe shkaktojne kancer

Sa herë flitet për kancerin, jemi mësuar të dëgjojmë se duhanpirja dhe gjenetika janë faktorët më të shpeshtë që e shkaktojnë atë. Në fakt po, disa zgjedhje të stilit të jetesës, siç janë duhanpirja, apo faktorë të cilët nuk mund t`i ndryshojmë siç është gjenetika, rrisin riskun për të zhvilluar një kancer.

Por për disa lloje specifike të kancerit, shkaku mund të jetë një infeksion viral.

Si shkaktojnë viruset kancer?

Kur virusi infekton një qelizë të shëndetshme, lidhet me ADN e qelizës dhe ndryshon kodin gjenetik të saj. Këto ndryshime çojnë në çrregullim të sjelljes fiziologjike të qelizës, ndonjëherë duke ndikuar në ritmin e replikimit të saj dhe si përfundim zhvillimin e kancerit.

Por jo të gjithë viruset mund ta bëjnë këtë gjë. Në shumicën e rasteve, edhe pse virusi infekton qelizën dhe lidhet me ADN, sistemi imunitar është në gjendje të eliminojë këto qeliza shumë shpejtë.

Cilët viruse janë të lidhura me kancerin?

Janë disa viruse të cilët deri më sot janë të lidhur me zhvillimin e kancerit:

Visuri Ebstein-Barr (EBV)

Ky virus njihet si shkaktar i mononukleozës dhe shumica e njërëzve do të infektohen me këtë virus përgjatë jetës së tyre, kryesisht në fëmijëri. Pas infektimit, virusi EBV qëndron në trupin e personit të infektuar për gjithë jetën dhe në shumicën e rasteve nuk shkakton probleme.

Megjithatë, në disa raste, EBV mund të shkaktojë disa lloje limfomash (Limfoma Hodgkin, Limfoma Burkitt) dhe kancer nazofaringeal.

Hepatiti B dhe C

Këto viruse përhapen me kontaktin me gjakun e infektuar ose mund të transmetohen seksualisht. Këto viruse shkaktojnë hepatit ose ndryshe inflamacion të mëlçisë. Nëse inflamacioni i mëlçisë zgjat për një kohë të gjatë, mund të dëmtojë në mënyrë të parikthyeshme mëlçinë dhe të shkaktojë cirrozë dhe/ose kancer të mëlçisë.

Mjekimi i këtyre infeksioneve dhe vaksinimi kundër hepatitit B, redukton njëkohësisht edhe riskun për kancer të mëlçisë.

Human Herpes Virus – 8 (HHV-8)

Ky virus përhapet kryesisht me salivën, por mund të transmetohet edhe me gjakun dhe nëpërmjet kontaktit seksual. Në shumicën e personave nuk shkakton simptoma. Të rrezikuar janë personat me imunitet të dobësuar, te të cilët mund të zhvillohet sarkoma Kaposi.

HIV

HIV transmetohet nëpërmjet kontaktit me gjakun e infektuar ose me anë të kontaktit seksual të pambrojtur. Edhe pse ky virus njihet kryesisht si shkak i SIDA, duke infektuar rruazat e bardha, dobëson sistemin imunitar dhe rrit riskun për disa lloje kanceri. HIV lidhet kryesisht me sarkomën Kaposi, limfomat, kancerin e kokë-qafës, kancerin anal dhe kancerin e qafës së mitrës.

Human papilloma virus (HPV)

Ky virus mund të infektojë lëkurën ose mukozat. Shpesh, shkakton edhe kondilomat gjenitale (lythat gjenitalë). Në këto raste, ai transmetohet me anë të kontaktit seksual. Është një virus që haset shumë shpesh, rreth 85% e njerëzve janë të infektuar me këtë virus.

Në shumicën e rasteve, sistimi ynë imunitar është në gjendje të eliminoje virusin, por në disa raste ky infeksion mund të jetë persistent dhe të shkaktojë kancer të qafës së mitrës, vaginës, vulvës, penisit, anusit dhe kancer orofaringeal.

Për të parandaluar infeksionin me virusin e HPV-së, duhet të kryhet vaksina kundër HPV-së, e cila rekomandohet të kryhet në fëmijët nga mosha 9 vjeç, pasi efikasiteti i saj është më i lartë se kryerja e vaksinës në moshë adulte.

Si mund të mbrohemi nga viruset që shkaktojnë kancer?

Mënyra më e mirë për t`u mbrojtur nga infeksioni me këto vrisue është shmangia e sjelljeve të rrezikshme (si kontakti seksual pa mbrojtje, kontakti me gjakun e infektuar) dhe vaksinimi për hepatitin B dhe HPV.

Përsa i përket hepatitit C dhe HIV, edhe pse nuk ka një vaksinë, ka mjekime të cilat redukojnë sasinë e virusit në trup dhe si pasojë edhe efektet që vijnë me infeksionin, përfshirë zhvillimin e kancerit.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna