Kush duhet të vaksinohet kundër HPV-së?
Vaksinimi kundër HPV rekomandohet të kryhet në moshat 11-12 vjec, por mund të kryhet edhe në fëmijët e moshën 9 vjeç. Të gjithë paraadoleshëntët duhet të vaksinohen kundër HPV, kështu do të jenë të mbrojtur nga infeksionet e HPV-së të cilat mund të shkaktojnë disa lloje kanceri në moshën adulte.
Fëmijët e moshës 11-12 vjeç rekomandohet të marrin 2 doza të vaksinës kundër HPV, me largësi kohore 6 deri në 12 muaj nga njëra-tjetra.
Doza e parë, në përgjithësi rekomandohet në moshën 11-12 vjeç, por vaksinimi mund të nisë që nga mosha 9 vjeç. Qëllimi është që imunizimi të kryhet para fillimit të aktivitetit seksual, m.q.s infeksioni HPV është një sëmundje seksualisht e transmetueshme.
Nëse vaksinimi është kryer para moshën 15 vjeç, 2 doza janë të mjaftueshme për të përmbyllur imunizimin.
Megjithatë, edhe moshat më të rritura mund të kryejnë vaksinimin kundër HPV-së. Adoleshentët që nuk janë vaksinuar në moshën paradoleshente dhe të rinjtë deri në moshën 26 vjeç, kanë nevojë për 3 doza të vaksinës së HPV-së.
Vaksina mund të aplikohet edhe në moshat mbi 27 vjeç. Përsa i përket këtyre moshave, rekomandohet konsulta e gjinekologut dhe testi për HPV + tipizim. Në varësi të rezultatit të testit rekomandohet ose jo vaksina e HPV-së.
Cilat janë llojet e vaksinës kundër HPV-së?
Deri tani janë të aprovuara tre lloje vaksinash kundër HPV-së:
- Vaksina 9-valente – Gardasil 9, 9vHPV
- Vaksina 4-valente – Gardasil 4, 4vHPV
- Vaksina bivalente – Cevarix, 2vHPV
Të treja këto vaksina mbrojnë të paktën nga 2 tipet më të rrezikshme të HPV-së, që janë 16 dhe 18, të cilat shkaktojnë numrin më të madh të tumoreve malinje në moshën adulte. Gjithashtu, të treja këto vaksina janë testuar në studime klinike për efikasitet dhe siguri, përpara aprovimit të tyre për përdorim.
Vaksina më e përdour që nga viti 2016 është vaksina 9-valente, Gardasil 9, e cila mbron nga 9 nëntipe të HPV (6, 11, 18, 31, 33, 45, 52 dhe 58).
Sa efikase janë këto vaksina?
Vaksina kundër HPV-së është një vaskinë shumë efikase dhe pa efekte anësore të rëndësishme. Vaksina kundër HPV-së ka potencialin të parandalojë më shumë se 90% të kancerave të shkaktuar nga infeksioni i HPV-së, me një efikasitet që zgjatë në kohë.
Cilat janë efektet e mundshme anësore?
Vaksinat siç do medikament mund të shkaktojnë efekte anësore. Duhet theksuar se shumica e personave që vaksinohen kundër HPV-së nuk kanë asnjë efekt anësor.
Efektet anësore më të shpeshta pas vaksinimit janë:
- Dhimbje, skuqje dhe ënjtje e zonës ku është aplikuar vaksina
- Temperaturë
- Marramendje
- Dhimbje koke
- Lodhje
- Nauze
- Dhimbje muskujsh
Pas vaksiminit rekomandohet qëndrimi ulur ose shtrirë në vendin e aplikimit për rreth 15 minuta.
Ku mund të gjendet vaksina e HPV-së në Shqipëri?
Së fundmi, në Shqipëri është aprovuar vaksina 4-valente kundër HPV-së për vajzat e moshësh 13 vjeçe, e cila mund të aplikohet në qëndrat shëndetësore përkatëse, si pjesë e kalendarit të vaksinimit.
Në sistemin shëndetësor privat, mund të aplikohet vaksina 9-valente, Gardasil-9 sipas rekomandimeve për çdo moshë në vajza dhe djem.
Pse është i rëndësishëm vaksinimi kundër HPV?
Infeksioni i HPV-së mund të shkaktojë kancer të qafës së mitrës, vaginës, vulvës, penisit, anusit, rektumit dhe orofaringsit. Infeksioni HPV shkakton thuajse të gjitha rastet me kancer të qafës së mitrës, për këtë arsye program i vaksinimit kundër HPV-së është shumë i rëndësishëm për të reduktuar ndjeshëm numrin e grave që do të preken nga kjo sëmundje në të ardhmen. Po ashtu, në personat e vaksinuar (burra dhe gra) do të ulet ndjeshëm edhe risku për të zhvilluar lloje të tjera të kancerit të shkaktuara nga HPV.
85% e njerëzve infektohen me HPV përgjatë jetës së tyre.
Shumica e infeksioneve të HPV-së largohen vetvetiu por disa infeksione janë më rezistente dhe mund të shkaktojnë kancer. Që nga implementimi i vaksinimit kundër HPV-së, rastet e infektimit me HPV dhe rastet e kancerit të qafës së mitrës janë ulur ndjeshëm. Ndaj, vaksinimi kundër HPV-së së bashku me programet e depistimit për kanceirn e qafës së mitrës janë kyçe për eliminimin përfundimisht të kancerit të qafës së mitrës.







Lini një koment