E dini që egziston sëmundja e lartësisë?
Nëse udhëtoni në një lartësi të lartë( të madhe) pa e lënë trupin tuaj të përshtatet me lartësinë e re, mund të përjetoni sëmundjen lartësisë.
Simptomat përfshijnë dhimbje koke dhe të vjella. Nëse ktheheni në një lartësi më të ulët, simptomat tuaja ka të ngjarë të largohen pa pasur nevojë për trajtim. Në raste të rënda, sëmundja e lartësisë mund të jetë kërcënuese për jetën.
Çfarë është sëmundja e lartësisë?
Nëse keni hipur ndonjëherë në një mal dhe keni ndjerë të përziera , të vjella apo dhimbje koke të fortë, mund të keni përjetuar sëmundje të lartësisë, e quajtur edhe sëmundje malore. Kjo gjendje ndodh kur udhëtoni në një lartësi të madhe shumë shpejt.
Nuk u ndodh vetëm alpinistëve.
Simptomat ndodhin kur trupi juaj përpiqet të përshtatet me presionin më të ulët të ajrit dhe nivelet më të ulëta të oksigjenit në një lartësi të mëdha.
Kush rrezikohet nga sëmundja e lartësisë?
Çdokush mund të sëmuret nga lartësia. Mosha, gjinia dhe shëndeti juaj i përgjithshëm sipas studimeve nuk duket se ndikojnë shumë në këtë lloj sëmundje.
Ju mund të jeni në rrezik më të lartë nëse:
1-Keni një sëmundje të mushkërive ose të zemrës: Mjeku juaj duhet t’ju rekomandojë shmangien e lartësive të mëdha nëse është e nevojshme.
2-Jeni shtatzënë: Flisni me mjekun tuaj përpara se të udhëtoni në një vend në lartësi të madhe.
3-Jetoni në lartësi të ulët: Meqenëse trupi juaj nuk është mësuar në lartësi të mëdha, ju keni një rrezik më të madh për simptoma e kësaj sëmundjeje. Nëse po planifikoni një udhëtim në një vend me lartësi të madhe, jini të vetëdijshëm për simptomat e sëmundjes në lartësi dhe si ta trajtoni atë.
Çfarë konsiderohet një “lartësi e lartë” për sa i përket sëmundjes së lartësisë?
Lartësia e madhe: 8,000ft( reth 2400m) deri në 12,000ft ( reth 3700m) mbi nivelin e detit.
Lartësi shumë e lartë : 12,000ft ( 3700m) deri në 18,000 ft ( 5500m)
Lartësia jashtëzakonisht e lartë: 18,000+ ( 5500m+).
Sa e zakonshme është sëmundja e lartësisë?
Sëmundja e lartësisë mund të ndodhë në gjysmën e njerëzve që ngjiten në lartësi mbi 3000m.
Cilat janë format e sëmundjes në lartësi?
Ekzistojnë tre kategori të Semundjes se Lartesise Akute ( Acute mountain sickness – AMS)
Më shumë se 3000m, 75% e njerëzve do të kenë simptoma të lehta.
1.AMS e lehtë: Simptomat, të tilla si dhimbja e lehtë e kokës dhe lodhja, nuk ndërhyjnë në aktivitetin tuaj normal. Simptomat përmirësohen pas disa ditësh ndërsa trupi juaj përshtatet.
2.AMS e moderuar: Simptomat fillojnë të ndërhyjnë në aktivitetet tuaja. Mund të përjetoni dhimbje koke të forta, të përziera dhe vështirësi në koordinim. Ju do të duhet të zbrisni për të filluar të ndiheni më mirë.
3.AMS e rëndë: Mund të ndiheni keq, edhe nëse jeni në gjendje qetësie. Mund të keni vështirësi në ecje. Duhet të zbrisni menjëherë në një lartësi më të ulët dhe të kërkoni kujdes mjekësor.
Në një lartësi 2400-3400m presioni barometrik është 70 kPa, por cfarë ndodh ?!
Në PiO2 14.5kPa, SaO2 arrin në 89-90%. Shumica e simptomave vijnë si shkak alkalozës hipokapnike respiratore. Në pjesën më të madhe zgjidhen nga vetë organizmi duke ekuilibruar pH, e cila con në hiperventilim të mëtejshëm dhe rritje të oksigjenimit.
Egzistojnë dhe dy forma më të rënda të sëmundjes së lartësisë, por fatmirësisht ndodhin më rrallë, por janë më serioze. Të dyja mund të jenë jetekërcënuese .
HAPE ( High altitude pulmonary oedema-Edemë pulmonare në lartësi të madhe):
HAPE shkaktohet nga rritja e presionit të arteries pulmonare e shkaktuar nga hipoksia, e cila shoqërohet me edemë intersticiale dhe alveolare, duke shkaktuar ulje të oksigjenimit.
Mendohet se hypoksia shkakton njës vazokostriksion jo uniform. Kjo bën që disa kapilare pulmonare janë më të ekspozuar ndaj presioneve të larta pulmonare duke shkaktuar një keqfunksionim të endoteliumit dhe rritje të permeabilitetit të membranës bazale të kapilareve pulmonare. Si rrjedhojë proteinat me peshë të madhe molekulare kalojnë në hapesirën alveolare dhe shkaktojnë një pergjigje inflamatore.
Simptomat më të zakonshme që pacienti mund të prezantojë janë:
-vështirësi në frymëmarrje
– kollë
– Cianozë ( ngjyrë të kuqerremtë reth e rrotull gojës dhe të gishtave)
– sputum në ngjyrë rozë
HACE ( High altitude cerebral oedema -Edemë cerebrale në lartësi të madhe):
Hypoksia ( ulja e oksigjenit) gjithashtu shkakton vazodilatim cerebral , me rritje të fluksit të gjakut cerebral. Si pasojë mund të ndodhë edemë ( enjtje) cerebrale, hemoragji të retines, trombozë cerebrale.
Si mund të shfaqet kjo te pacienti:
-dhimbje të forta koke, nauze dhe vomito ( të perziera dhe të vjella)
– konfuzion/ dizorientim/ halucinazione/ ndoshta dhe sjellje të dhunshme
– Koma
Si mund ta menaxhojme situatën , kur ndodhemi në një lartesi të madhe?
Sëmundja akute e lartesisë ( AMS) mund të zgjidhet spontanisht pas disa ditëve qëndrimi duke u hidratuar dhe trajtuar vetëm simtomat me analgjezikë.
Acetazolamidi 500mg/dite është shumë efektiv. Provokon një acidozë të lehtë në organizëm duke ndihmuar në hipoventilim edhe në lartësi mbi 2500m. Rekomandohet kur bëhet ngjitje e shpejtë e lartësive ( psh në 2 ditë).
Menaxhimi më i mirë i formave të rënda , mbi 3400m, si në rastin e HAPE dhe HACE , është urgjentje. Mos prisni deri në mëngjes për evakuim!
Pacientit duhet ti jepet Oksigjen suplementar ose të futet në dhomë hiperbarike portative.
Ndihmë mjekësore të menjëhershme!













Lini një koment