Melanoma TILs

Limfocitet tumor-infiltruese (TILs) janë një formë imunoterapie e cila përdor qelizat e vet sistemit tonë imunitar, si qelizat T, për të krijuar një trajtim kundër kancerit. Qelizat e sistemit imun merren nga pacientët dhe më pas modifikohen në laborator për të rritur aftësitë e tyre natyrale për të eliminuar kancerin.


Ky modalitet i trajtimit është zhvilluar shumë në vitet e fundit, që nga aprovimi nga FDA i terapisë me CAR T-cell për disa lloje malinjancash hematologjike. Por ndryshe nga CAR T-cell, terapia me TILs po zhvillohet për trajtimin e tumoreve solide.


Çfarë është një limfocit tumor-infiltrues?


Limfocitet ose qelizat e bardha janë një pjesë e rëndësishme e sistemit imunitar që ndihmojnë trupin për të luftuar infeksionet ose për të eliminuar qelizat jo të shëndetshme në trup. Limfocitet të cilat përfshijnë qelizat T dhe B janë në qarkullim të vazhdueshëm në trup për të bërë një lloj patrullimi për identifikimin e qelizave jo të shëndetshme si psh. qelizat kanceroze. Në momentin e identifikimit të një grupimi qelizash malinje, limfocitet depërtojnë në brendësi të tumorit dhe jënë pikërisht këto qeliza ato që quhen limfocitet tumor-infiltruese ose TILs.


Pas infiltrimit në tumor, TILs-et fillojnë të aktivizohen kundër tumorit me qellim eliminimin e cdo qelize malinje. Ndonjëherë ndodh që me anë të mekanizmave të krijuara nga qeliza malinje, ato edhe pse të infiltruara në tumor, janë të frenuara për të eliminuar qelizat malinje, pra aktiviteti i tyre është i dobësuar. Inhibitorët check-point (pembrolizumab, atezolizumab etj.), ndër barnat më të përdorura të imunoterapisë veprojnë pikërisht në dobësimin e mekanizmeve tumorale, dhe riaktivizimin imunitar në brendësi të tumorit. Të njëjtin aktivitet mund ta arrijmë edhe me terapinë me TILs.


Melanoma, historia e parë e suksesit me terapinë TILs


Së fundmi u prezantua studimi i kryer në pacientët me Melanomë Malinje. Trajtimi me TILs u krahasua me trajtimin me Ipilimumab (një lloj imunoterapie e përdorur në trajtimin e melanomës), në pacientët metastatikë, si linjë e dytë e trajtimit. Studimi nisi në vitin 2014 dhe përfshiu 168 pacientë. Rezultatet e studmit treguan se trajtimi me TILs zgjati kohën deri në progres të sëmundjes dhe mbijetesën mesatare të pacientëve.


Si krijohen TILs?


Pacienti duhet të kryej një kirurgji për të marrë një ind përfaqësues të tumorit rreth 2-3 cm nga një lezion metastatik. TILs-et merren nga ky ind tumoral dhe modifikohen në laborator me anti-CD3 dhe IL-2. Koha që nevojitet për formimin e TILs-eve është 5-6 javë. Para injektimit të TILS-eve të modifikuara, pacienti merr nje trajtim me cyclophosphamide për 2 ditë dhe fludarabine për 5 ditë. Më pas injektohen TILS-et e modifikuara dhe trajtimi pasohet me IL-2 me dozë të lartë për të ndihmuar prolifeirmin e TILS-eve. Periudha e plotë e trajtimit zgjat rreth 8 javë.

Procesi i krijimit të TILs


Përgjatë studimit mbi melanomën malinje u vu re se thuajse të gjithë pacientët që kanë marrë trajtimin me TILs raportuan efekte anësore nga trajtimi, por ato ishin të menaxhueshme dhe kryesisht të lidhura me trajtimin me kimioterapi para injektimit të TILs dhe trajtimin me interleukinë me dozë të lartë pas injektimit të TILs.


Vlen të përmendet se studimi është kryer në Hollandë me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësië të Hollandës dhe nuk është një studim i sponsorizua nga kompani farmaceutike.
Aktualisht janë pak qendra në Europë që aplikojnë këtë terapi për qëllime studimore. Megjithatë, shumë shpejt ky trajtim do të gjejë përdorim më të gjerë dhe do të jetë i aprovuar si fillim, në trajtimin e melanomës metastatike si terapi e linjë së dytë.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna