Medikamente të njohura për trajtimin e tensionit, yndyrnave apo antibiotik të ndryshëm mund të ndikojnë në nivelin e sheqerit në gjak. Kjo mund të jetë një problem pavarësisht nëse keni apo jo diabet.

Sheqeri është ushqimi kryesor i trupit tonë dhe çdo lloj ndërhyrje në organizëm mund të prekë nivelin e tij në gjak dhe për rjedhojë edhe në nivel qelizor.

Ilaçet që rrisin sheqerin

Kortikosteroidet janë të njohur për rritjen e sheqerit në gjak tek njerëzit me diabet. Steroidet e zakonshme si prednizoni, betametazoni ose hidrokortizoni e bëjnë mëlçinë rezistente ndaj insulinës. Gjithashtu rrisin zbërthimin e sheqerit depo në glukozë për tu përdorur.

Kontraceptivët  që përmbajnë progesteron do të rrisin rezistencën ndaj insulinës. Femrat me diabet që i përdorin  mund të kenë sheqer më të ngritur në gjak gjatë një pjese të ciklit të tyre.

Medikamentet për tensionin e gjakut (beta-bllokuesit dhe diuretikët) largojnë natriumin dhe kaliumin nga trupi. Kaliumi luan një rol kryesor në thithjen e glukozës në indet e muskujve dhe yndyrës. Kështu që pa nivelet e duhura të kaliumit, sheqeri në gjak mund të rritet.

Statinat zvogëlojnë sekretimin e insulinës tek njerëzit me diabet të tipit 2 dhe do të shkaktojnë rezistencë të përgjithshme ndaj insulinës edhe te njerëzit me diabet të tipit 1.

Dopamina dhe epinefrina, të dyja të sekretuara natyrshëm nga gjëndrat mbiveshkore në përgjigje të stresit, shkaktojnë gjithashtu rritje të sheqerit në gjak për shkak të përgatitjes së trupit për ngjarjet “fight or flight – luftoni ose ikni”.

Adrenalina e përdorur për të trajtuar reaksionet e rënda alergjike rrit natyrshëm sheqerin në gjak.

Shurupet e kollës pa recetë shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak sepse zakonisht përmbajnë sheqer!

Antibiotikët e zakonshëm, veçanërisht ata të klasës së fluorokinoloneve, rrisin sheqerin në gjak duke shkaktuar rezistencë ndaj insulinës.

Medikamentet kundër ankthit dhe depresionit janë treguar se rrisin rezistencën ndaj insulinës dhe nivelet e sheqerit në gjak.

Disa ilaçe kundër akneve kanë treguar se rrisin nivelet e sheqerit në gjak si tek njerëzit me diabet ashtu edhe tek ata pa diabet duke rritur rezistencën ndaj insulinës.

Medikamentet e zakonshme të ftohjes që përmbajnë pseudoefedrinë shkaktojnë një rritje të sheqernave në gjak. Ato stimulojnë çlirim të glikogjenit nga mëlçia dhe reduktojnë marrjen e glukozës në qeliza. Shumë ilaçe për ftohjen përmbajnë gjithashtu sheqer.

Suplementet që ndikojnë te sheqeri

Kafeina, e gëlltitur si lëng, ose e marrë në formë pilule që gjendet në shumë suplemente energjitike mund të shkaktojë rritje të sheqernave në gjak. Kafeina shkakton rezistencë ndaj insulinës tek disa njerëz. Ajo mund të ndikojë negativisht në nivelet e sheqerit në gjak pas ngrënies.

Melatonina ndihmon në fjetje  por gjithashtu rrit rezistencën ndaj insulinës dhe presionin e gjakut.

Vitamina B3 ose Niacina, e marrë për të reduktuar kolesterolin e keq, rrit rezistencën ndaj insulinës dhe rrit nivelin e sheqerit në gjak.

Barnat që mund të japin hipoglicemi

Siç ka ilaçe që ndikojnë në rritjen e sheqerit në gjak, ashtu ka edhe barna që rrezikojnë ta ulin atë. Ulja nën normat quhet hypoglicemi. Me hypoglicemi kuptojmë rëniën e glicemise poshtë 70 mg/dl.

Aspirina, e marrë në doza të mëdha, është treguar se ul nivelin e sheqerit në gjak tek pacientët.

Kinina, e marrë për trajtimin e malaries, stimulon çlirimin e insulinës nga pankreasi, duke shkaktuar ulje të sheqerit në gjak.

Disa antibiotikë mund të reduktojnë nivelin e glicemisë si gatifloxacin, levofloxacin, pentamidine, quinine, trimethoprim-sulfamethoxazole.

Si të marrim një vendim?

Fakti që shumë medikamente ndikojnë në nivelin e sheqerit  na bën të jemi të vëmendshëm e më të kujdesshëm në gjykimin ndaj glicemive dhe terapisë ndaj diabetit. Gjithmonë duhet të peshohen të ‘mirat’ dhe të ‘këqijat’ e një ilaçi duke pasur parasysh statusin e të qënit diabetik.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna