Të dhënat e fundit mbi kancerin e prostatës tregojnë se shtimi i darolutamide (Nubeqa) në terapinë antiandrogjenike (ADT) me docetaxel duhet të jetë standardi i ri i trajtimit të kancerit të prostatës metastatik hormon-sensitiv (mHSPC). Të dhënat vijnë nga studimi i fazës 3, ARASENS.
Darolutamide është një frenues i fuqishëm i receptorëve të androgjenit, efikasiteti i të cilit është provuar më parë në pacientët me kancer prostate jo metastatik kastracion-rezistent (CRPC).
Kombinimi i këtyre tre barnave redukton në mënyrë sinjfikative riskun për vdekje me 32.5%, krahasuar me ADT+docetaxel. Pas 4 vitesh trajtim, 62.7% e pacientëve nën trajtim me darolutamide+ADT+decetaxel ishin gjallë krahasuar me 50.4% në grupin ADT+docetaxel.
Shtimi në terapi i daroluatimde tregoi benefite edhe në zgjatjen e kohës së arritjes së rezistencës ndaj trajtimit hormonal (CRPC), kur sëmundja bëhet më e vështirë për t`u trajtuar dhe nuk ka treguar të ketë më shumë efekte anësore se terapia me dy barna.
Të dhënat e këtij studimi e kanë bërë kombinimin e tre barnave të kthehet në një standard të ri trajtimi për kancerin e prostatës metastatik hormon-sensitiv. Megjithatë, shumë specialistë janë skeptikë për përzgjedhjen e pacientëve, ku favorizohen në përzgjedhje pacientët me volum më të madh të sëmundjes (M1b, M1c).
Mbi të gjitha, është shumë e rëndësishme të theksohet se kombinimi i dy ose tre barnave duhet të jetë tashmë terapia standarde edhe në Shqipëri. Terapia vetëm me ADT nuk duhet të jetë më një opsion trajtimi për pacientët me kancer prostate metastatik hormon-sensitiv.







Lini një koment