Duhanpirësit kanë 30 deri në 40 për qind më shumë gjasa të zhvillojnë diabetin tip 2 sesa ata që nuk e konsumojnë duhanin. Gjithashtu pirja e duhanit rrit riskun per komplikacione nga diabeti dhe rezistencë ndaj terapisë për këtë sëmundje.

Diabeti i sheqerit është një patologji me faktorë të shumtë rreziku, si mosha, përkatësia etnike, obeziteti, historia familjare etj. Disa prej tyre janë të pavarur nga vullneti individual si përshembull trashgimnia apo gjenetika. Por shumica e këtyre faktorëve janë të ndryshueshëm dhe të parandalueshëm. Mes tyre edhe duhanpirja.

Efekti i Duhanit te Diabeti

Sipas Raportit të Kirurgut të Përgjithshëm i vitit 2014, ka disa mënyra në të cilat pirja e duhanit mund të rrisë rrezikun e një personi për zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Rezistenca ndaj insulinës – Nikotina e pranishme në cigare e bën më të vështirë që qelizat t’i përgjigjen insulinës. Ky është hormoni që ndihmon trupin tuaj të përdorë sheqerin duke rritur nivelet e sheqerit në gjakun.

Inflamacioni – Kimikatet në cigare dëmtojnë qelizat tuaja. Kjo mund të çojë në inflamacion dhe ne rritje të stresit oksidativ (një faktor dominant në zhvillimin e kancerit). Qelizat e vendosura nën stres reagojnë më pak ndaj insulinës.

Shtimi i peshës – Nëse jeni duhanpirës i rëndë, mund të shtoni më shumë peshë rreth belit. Edhe nëse nuk jeni mbipeshë, kjo masë yndyrore e shtuar reth barkut mund të rrisë shanset tuaja për rezistencë ndaj insulinës dhe për zhvillimin e diabetit.

Ndërhyrja në yndyrna – Kolesteroli “i keq” LDL mund të rritet. Në të njëjtën kohë, kolesteroli “i mirë” HDL ulet. Pirja e duhanit gjithashtu rrit trigliceridet tuaja. Rritja e LDL dhe Triglicerideve rrit rrezikun për prediabet, sindrom metabolik dhe diabet të mirëfilltë.

Pirja e duhanit gjithashtu mund ta bëjë më të vështirë menaxhimin e sëmundjeve bashkëshoqëruese dhe rregullimin e niveleve të insulinës sepse nivelet e larta të nikotinës mund të ulin efektivitetin e insulinës, duke bërë që duhanpirësit të kenë nevojë për më shumë insulinë për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak.

Pasojat e Duhanpirjes në personat me Diabet

Personat me Diabet që janë edhe duhanpirës zhvillojnë më lehtë dhe më shpejt ndërlikimet e diabetit të lidhura me qarkullimin e gjakut si dëmtimi i vazave të këmbëve, sëmundjet e zemrës, hipertensioni arterial, goditjet ne tru, dëmtimet e syve dhe të veshkave.

Zgjidhja në këto raste? Është vetëm një: Ndërprerja e plotë dhe e menjëhershmë e duhanit. Nuk ekziston një mënyrë ideale për tu shkëputur, ashtu sipër çdo varësi, por vetëm rreziqet që i shtohen listës së gjatë të pasojave të duhanpirjes duhet të jetë një motivim plus për ta lënë këtë ‘zakon’ mbrapa krahëve.


Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna