Sëmundja renale kronike ka prekur mijëra shqipëtarë. Në shumë raste, transplanti i veshkave është alternativa më e mirë e terapisë renale zëvendësuese për të jetuar më gjatë dhe për t’u ndjerë më mirë. Për herë të parë transplanti renal në Shqipëri është kryer në vitin 2007. Që nga ai vit janë kryer mbi 200 transplante veshkash.
Suksesi afatgjatë i transplantit të veshkave varet nga shumë gjëra:
- Duhet të ndiqeni në mënyrë të rregullt nga mjeku nefrolog.
- Të merrni mjekimin cdo ditë në dozën e duhur dhe në kohën e duhur, siç rekomandohet nga mjekët specialist, për të mbajtur organizmin tuaj që të mos refuzojë veshkën tuaj të re.
- Realizoni në mënyrë të rregultë të gjitha ekzaminimet laboratorike për t’u siguruar që veshka po funksionon.
- Ndiqni një stil jetese të shëndetshme duke përfshirë dietën e duhur dhe aktivitetin fizik.
Përdorimi i terapisë me imunosupresorë
Refuzimi është komplikacioni më i zakonshëm dhe më i rëndësishëm që mund të ndodhë pas realizimit të një transplanti. Meqenëse nuk keni lindur me veshkën tuaj të transplantuar, trupi juaj do të mendojë se ky ind i ri është “i huaj” dhe do të përpiqet t’ju mbrojë duke “sulmuar” atë. Refuzimi është një përgjigje normale nga organizmi juaj. Ekzistojnë dy lloje të refuzimit:
- Refuzimi akut – Zakonisht ndodh në çdo kohë gjatë vitit të parë pas transplantit dhe zakonisht mund të trajtohet me sukses.
- Refuzimi kronik – Zakonisht ndodh ngadalë për një periudhë të gjatë kohore. Shkaqet nuk janë akoma të qarta dhe trajtimi shpesh herë nuk është i suksesshëm.
Medikamentet kundër refuzimit (imunosupresantët) ulin reagimin imunitar natyral të trupit ndaj një substance “të huaj” (veshkat tuaja të transplantuara). Ato frenojnë (shtypin) sistemin tuaj imunitar dhe parandalojnë organizmin të refuzojë veshkën tuaj të re. Terapia me imunosupresivë shpesh fillon para ose gjatë operacionit. Marrësit e transplantit mbahen në një regjim të imunosupresionit që përfshin 1-3 medikamente. Klasat e ilaceve të imunosupresantëve përfshijnë frenuesit e kalcineurinës, kortikosteroidet, antimetabolitët, frenuesit mTor dhe imunosupresorët e tjerë.
Refuzimi i veshkave është i vështirë për t’u diagnostikuar në fazat e hershme. Shpeshherë refuzimi mund të shkaktojë dëme permanente në veshka. Nuk duhet të ndaloni kurrë marrjen e ilaçeve imunosupresues të përshkrauara nga mjeku, pavarësisht se sa mirë ndiheni dhe edhe nëse mendoni se veshka juaj e transplantuar po funksionon mirë. Ndalimi i tyre mund të shkaktojë një refuzim të përhershëm.
Terapia me imunosupresues kanë një sërë efektesh anësore të mundshme, të cilat zakonisht janë të menaxhueshme për shumicën e pacientëve. Nivelet e këtyre medikamenteve në gjak do të kontrollohen rregullisht për të parandaluar refuzimin dhe efektet anësore. Disa nga efektet anësore më të zakonshme të medikamenteve imunosupresues përfshijnë hipertensionin, diabeti, shtimin në peshë, hiperkolesterolemia, tendenca për të patur infeksione dhe rritjen e rrezikut të disa formave të kancerit. Nëse ndodhin efekte anësore, mjeku juaj mund të ndryshojë dozën ose llojin e mjekimit.
Ndyshimi i stilit të jetesës
Të jetosh me transplant veshke shpesh do të thotë të krijosh zakone të reja në mënyrë që veshka e transplantuar të jetojë sa më gjatë me ju. Përvec marrjes së mjekimeve të cilat janë jetësore duhet të kemi kujdes gjithshtu edhe me dietën dhe stilin e jetesës. Pirja e duhanit rrit ndjeshëm rrezikun për sëmundje të zemrës, kancer dhe sëmundje të mushkërive. Mund të zvogëlojë gjithashtu sasinë e kohës që veshka juaj e re do të funksionojë.
Shumica e njerëzve me transplant të veshkave kanë pak kufizime dietike, por është e rëndësishme të hani një dietë të shëndetshme. Në përgjithësi, duhet të hani një dietë të shëndetshme me pak yndyrë, me pak kripë dhe të pini shumë lëngje. Gjithashtu duhet të përfshijë:
- të paktën 5 porcione frutash dhe perimesh në ditë
- shumë varietete integrale
- qumësht të pasterizuar mire dhe produkte të qumështit
- mish, peshk, vezë, fasule dhe bishtajore, dhe burime të tjera jo-bulmetore të proteinave
Aktiviteti fizik
Pasi të keni filluar të rikuperoheni nga efektet e operacionit, duhet të përpiqeni të bëni aktivitet fizik të rregullt. Duhet të bëni të paktën 150 minuta (2 orë e 30 minuta) ushtrime me intensitet të moderuar çdo javë. Kjo përfshin çdo aktivitet që rrit ritmin e zemrës dhe frymëmarrjes – mund t’ju bëjë të djersiteni, por ju jeni ende në gjendje të zhvilloni një bisedë normale. Përshëmbull mundtë bëni:
- ecje me intesitet të shpejtë
- ngisni bicikletë në relievë mesatare
- not
- tenis
Parandalimi i nfeksioneve dhe aplikimi i vaksinave
Marrja e medikamenteve imunosupresive në baza afatgjatë do të dobësojë sistemin tuaj imunitar dhe do t’ju bëjë më të predispozuar ndaj infeksioneve, kështu që do t’ju duhet të merrni masa paraprake shtesë kundër infeksionit:
- shmangni kontaktin me njerëz që njihni se kanë aktualisht infeksione, të tilla si lija e dhenve ose gripi
- praktikoni një higjienë të mirë personale – lani duart rregullisht me sapun dhe ujë të nxehtë, veçanërisht pasi të shkoni në tualet dhe para përgatitjes së ushqimit dhe ngrënies së vakteve
Sigurohuni që përpara se të relaizoni transplantin e veshkave të keni bërë vaksinat për të parandaluar ndonje sëmundje infektive. Ju mund të realizoni të gjitha vaksinat e nevojshme përvec vaksinave që përmbajnë viruse të gjalla, si vaksina e fruthit, shytave dhe rubeolës (MMR). Gjithashtu duhet të shmangni kontaktet me persona të cilat kanë bërë këto vaksina.













Lini një koment