Afërsisht 1 në 9 pacientë me kancer gjiri do ketë nevojë për radioterapi për trajtimin e metastazave cerebrale, por disa lloje specifike kanceri gjiri kanë më shumë probabilitet të zhvillojnë metastaza në tru.
Studimet kanë treguar se 1/3 e grave me kancer gjiri HER2 pozitiv dhe 1/4 e grave me kancer gjiri triple negative do të zhvillojnë metastaza në tru dhe do të kenë nevojë për trajtim me rrezatim.
Gjetjet nga një studim i fundit, i publikuar në JAMA Network Open mund të justifikojnë depistimin për sëmundje metastatike cerebrale në pacientet me këto nëntipe të kancerit të gjirit. Deri tani, edhe pse metastazat cerebrale janë një shkak i rëndësishëm për morbiditet dhe mortalitet në gratë me kancer gjiri, depistimi për metastaza cerebrale nuk është pjesë e protokollit rutinë të diagnostikimit.
Në këtë studim, u përfshinë 3916 gra, nga viti 2009 deri në vitin 2018. Incidenca e metastazave cerebrale ishte më e lartë në pacientët me HER2+/HR-, në 35% të rasteve. Nëntipi tjetër më i shpeshtë për të zhvilluar metastaza cerebrale ishte HER+/HR+, në 28% të rasteve dhe në 22% të rasteve ishte nëntipi triple negative.
Koha mesatare nga diagnostikimi deri në zhvillimin e metastazave cerebrale ishte rreth 15 muaj. Koha më e shkurtër për zhvillim të metastazave ishte per kancerin e gjirit triple negative – me rreth 7.5 muaj. Ndërsa për nëntipet HER2+ koha mesatare për zhvillim të metastazave cerebrale nga diagnostikimi ishte 19.8 muaj.
Kjo analizë është një tregues shumë i rëndësishëm për të konsideruar kryerjen e depistimit për metastaza cerebrale në pacientet me kancer gjiri HER2+. Identifikimi i hershëm i metastazave cerebrale në pacientet me këtë nëntip të kancerit të gjirit, do të mund të ndihmonte në trajtim më efikas të tyre, falë edhe terapive të shumta targetuese për këtë nëntip të tumorit.
- FDA aprovon kombinimin e ri në trajtimin e kancerit të gjirit

- Depistimi për kancerin e gjirit, i bazuar në riskun individual – po aq efektiv sa depistimi i përvitshëm

- Epoka e re e trajtimit të kancerit të gjirit metastatik HR-pozitiv

- Çfarë është trajtimi neoadjuvant (para operacionit) për kancerin e gjirit?

- Pse nënat e reja rrezikojnë të zhvillojnë forma më agresive të kancerit të gjirit?

- Trastuzumab deruxtecan – epoka e re e trajtimit neoadjuvant në kancerin e gjirit








Lini një koment