Diabeti Mellitus (Diabeti i sheqerit) është një sëmundje kronike mjaft e përhapur. Në  dekadat e fundit flitet për pandemi të saj. Sot, më shumë se 400 milion njerëz janë të prekur nga diabeti në  botë dhe më shumë akoma të padiagnostikuar por me sëmundje të pranishme. Në 2019 diabeti ishte shkaku direkt i 1.5 milion vdekjeve. Gati gjysma e vdekjeve të shkaktuara nga diabeti ndodhnin përpara moshës 70 vjeçare. Në kontrast me shifrat e diabetit janë ato të sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe sëmundjeve kronike respiratore ku vdekshmëria në  moshat 30 deri 70 vjeçare e viteve të fundit është ulur ndjeshëm.

Çfarë është diabeti?

Diabeti mellitus përkufizohet si hiperglicemi (nivele të larta glicemie- ndryshe e shprehur ‘sheqeri në  gjak’) kronike që ndikon në metabolizmin tonë. Prania e zgjatur dhe e vazhdueshme e niveleve të larta të sheqerit favorizojnë depozitimin e tij jonormal në  indet e trupit dhe nxisin një sërë reaksionesh të dëmshme për organizmin. Diabeti në  format e tij të pakontrolluara ose të rënda prek më së shumti sytë, veshkat, vazat e këmbëve, koronaret etj.

Por çfarë quajmë nivele te larta sheqeri? Glicemia esell duhet të jetë 70 deri 110 mg/dl, ndërsa vlera e matur dy orë pas një vakti nuk duhet të kalojë 140 mg/dl. Vlerat mbi këto referenca quhen të larta dhe e bëjnë personin kandidat por jo detyrimisht diabetik.

Ku gjendet sheqeri në natyrë?

Ushqimet, pijet, madje edhe ilaçet që kosumojnë kanë kush më shumë e kush më pak sasi sheqeri. Produktet që konsumojmë kanë nivele të ndryshme sheqeri dhe indeks glicemik të ndryshëm. Indeksi glicemik është një shkallë klasifikimi me numër nga 0 në 100 i caktuar për një ushqim (me vlerën 100 e dhënë glukozës së pastër). Ajo përfaqëson rritjen relative të nivelit të glukozës në gjak dy orë pas konsumimit të këtij ushqimi. Pra sasia totale e sheqerit që kanë nuk përkon gjithmonë me sasinë që ne marrim nga ky produkt. Përshembull, një lugë gjelle mjalt ka indeks glicemik më të ulët se një fetë buke të bardhë. Pra pavarësisht shijes së tyre, buka e rrit më fuqishëm nivelin e sheqerit në gjak sesa mjalti.

Sheqernat gjenden në natyrë në formën e tyre komplekse. Është ‘detyrë’ e trupit tonë që ti zbërthejë polisaharidet (sheqernat e përbëra). Ai i kthen në njësi të vogla lehtësisht të përthithshme. Glukoza që përfitohet nga ky zbërthim qarkullon në gjak dhe vihet në funksion të qelizave të trupit. Që të mbërrijë në çdo qelizë ka nevojë për kontrollin hormonal. Hormoni dominant në këtë proçes është Insulina. Kjo është hallka që më shumë bëhet përgjegjëse për zhvillimin e diabetit.

 Ekzistojnë disa forma të diabetit, mes tyre: tipi 1, tipi 2, diabeti gestacional dhe diabeti sekondar. Të gjitha llojet e diabetit janë të lidhura me mënyrën se si trupi prodhon insulinë dhe i përgjigjet asaj. Përshembull, njerëzit me diabet të tipit 1 prodhojnë pak ose aspak insulinë. Kurse personat me diabet të tipit 2 nuk i përgjigjen normalisht insulinës së prodhuar nga trupi.

Trajtimet mjekësore konvencionale dhe një mënyrë jetese e shëndetshme, duke përfshirë monitorimin e peshës, shmangien e jetës sedentare dhe një dietë e balancuar ushqimore ndihmojnë në parandalimin, menaxhimin dhe mbajtjen në kontroll të diabetit dhe komplikacioneve të mundshme të tij.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna