Për shumicën e njerëzve në stadin e V të Sëmundjes Renale Kronike(SRK), të ngrënit bëhet një sfidë për shkak të uremisë, një gjendje që ndodh kur toksinat uremike grumbullohen në organizëm. Nëse vuani nga sëmundje kronike të veshkave (SRK), është e rëndësishme të dini se çfarë hani dhe pini. Një diete miqësore me veshkat mund t’ju ndihmojë të qëndroni më gjatë të shëndetshëm.

Parandalimi i kequshqyerjes është një prioritet kryesor, pasi mund të zvogëlojë rrezikun e hospitalizimit dhe mortalitetit përpara se të filloni terapinë renale zëvendësuese, dializën ose transplantin renal.

Një diete miqësore me veshkat është një mënyrë e të ushqyerit që ndihmon në mbrojtjen e veshkave nga dëmtimet e mëtejshme. Ju duhet të kufizoni disa ushqime dhe lëngje në mënyrë që lëngjet dhe mineralet si elektrolitet të mos grumbullohen në organizëm. Në të njëjtën kohë, do të duhet të siguroheni që të konsumoni sasinë e duhur të proteinave, kalorive, vitaminave dhe mineraleve. Nëse jeni në fazat fillestare të SRK, mund të ketë pak kufizime në atë që mund të hani. Por ndërsa sëmundja avancon, do të duhet të jeni më të kujdesshëm për atë që konsumoni.

5 gjërat që duhet të kemi kujdes në diete kur vuajmë nga veshkat

1. Konsumoni një sasi të caktuar të proteinave.

Kufizimi i proteinave ndihmon në kontrollin e uremisë. Megjithatë, një diete me pak proteina së bashku me humbjen e oreksit gjithashtu ju vë në rrezik të lartë për malnutricion, kequshqyerje. Sasia e rekomanduar e proteinave për të ngrënë në stadin e V të SRK është 0,6 deri në 0,75 gram proteina për kilogram peshë trupore.

2. Konsumoni mjaftueshëm kalori për të ruajtur peshën tuaj, edhe nëse jeni mbipeshë.

Marrja e pamjaftueshme e kalorive mund të ndodhë në fazën V të SRK për shkak të problemeve me oreksin, problemeve gastrointestinale, inflamacionit kronik, medikamenteve, depresionit dhe problemeve të tjera mjekësore si diabeti ose sëmundjet kardiake. Edhe nëse jeni mbipeshë, konsumimi i ulët i kalorive dhe humbja e peshës nuk rekomandohet në stadin V. Synoni për kalori adekuate për të parandaluar humbjen e peshës dhe për të ndihmuar në ruajtjen e rezervave të muskujve të trupit tuaj.

3.  Konsumoni sa më pak natriumi.

Ky mineral gjendet natyrshëm në shumë ushqime. Është më e zakonshme në kripën e tryezës. Natriumi ndikon në presionin e gjakut. Gjithashtu ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të ujit në organiyëm. Veshkat e shëndetshme mbajnë nën kontroll nivelet e natriumit. Por nëse vuani nga sëmundje renale kronike (SRK), natriumi dhe lëngjet shtesë grumbullohen në trupin tuaj. Kjo mund të shkaktojë një sërë problemesh si kyçet e ënjtura, hipertension dhe grumbullimi i lëngjeve rreth zemrës dhe mushkërive. Ju duhet të konsumoni më pak se 2 gram natrium në dietën tuaj ditore.

  • Shmangni kripën e tryezës dhe erëzat me natrium të lartë (salcë soje, kripë deti, kripë hudhër, etj.).
  • Gatuani në shtëpi – shumica e ushqimeve të shpejta janë të pasura me natrium.
  • Provoni erëza të reja në vend të kripës.
  • Qëndroni larg ushqimeve të paketuara, nëse është e mundur. Ato kanë tendencë të jenë të larta në natrium.
  • Shpëlajini ushqimet e konservuara (perimet, fasulet, mishin dhe peshkun) me ujë përpara se t’i shërbeni.

4. Konsumoni sa më pak ushqime që përmbajnë fosfor.

Në sëmundje renale kronike ulet eleminimi i fosforit nga organizmi. Hiperfosforemia në gjak ndikojn në rritjen e mortalitetit dhe sëmundjeve kardiake. Kur nivelet e forsforit në gjak rriten ulet niveli i calciumit e cila con në dëmtim të kockave, ato bëhen më të lëhta për tu thyer. Nëse vuani nga SRK këshillohet të konsumoni jo më shumë se 1000 miligramë (mg) mineral fosfori çdo ditë. Ju mund ta bëni këtë duke:

  • Zgjedhur  ushqime me nivel të ulët të fosforit (shikoni “PHOS” në etiketë)
  • Konsumoni më shumë fruta dhe perime të freskëta
  • Konsumoni drithëra të misrit dhe orizit
  • Kufizimi i produkteve të qumështit

5. Konsumoni më pak ushqime që përmbajnë kalium.

Ky mineral ndihmon nervat dhe muskujt të punojnë siç duhet. Por kur vuani nga SRK ndodhë akumulimi i kaliumit në organizëm. Hiperkalemi ndikon në rritjen e mortalitetit dhe sëmundjeve kardiake.

Përgjithësisht kaliumi gjendet në shumë fruta dhe perime, si bananet, patatet, avokadot, portokallet, brokoli i gatuar, karotat e papërpunuara, zarzavatet, domatet dhe pjepri. Individët të cilët vuajnga nga SRK rekomandohet konsumim sa më të reduktuar të këtyre produkteve dhe të konsumojnë më shumë produkte që kanë më pak kalium si:

  • Mollë dhe lëng molle
  • Boronica dhe lëngu i boronicës së kuqe
  • Luleshtrydhe, mjedra
  • Ananasi
  • Pjeshkë
  • Lakra
  • Lulelakra e zier
  • Asparagus
  • Fasule
  • Selino
  • Kastravec


Cfarë është dieta DASH?

Organizatat kryesore shëndetësore në ditët e sotme po mbështesin fort Dieten DASH. Dieta DASH (Qasjet dietike për të ndaluar hipertensionin) është rekomanduar nga Fondacioni Kombëtar i Veshkave dhe është miratuar nga Instituti Kombëtar i Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut, Shoqata Amerikane e Zemrës, Udhëzimet dietike për amerikanët.

Dieta DASH është një trajtim i njohur për parandalimin e hipertensionin, sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet e veshkave dhe mund të ngadalësojë përparimin e sëmundjeve të zemrës dhe veshkave. Ajo është e pasur me fruta, perime, produkte qumështi me pak yndyrë, drithëra, peshk, fasule, fara dhe arra. Është e vakët në kripë dhe natrium, sheqerna dhe ëmbëlsira, yndyrë shtazore dhe mish të kuq.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna