CEA

Analiza e CEA – antigjeni carcinoembryonic është një ndër mënyrat që përdoret për të vlerësuar një rikthim të mundshëm të tumorit.

Çfarë mat analiza?

CEA është një proteinë në trup, e cila gjendet në sasi të lartë te fetusi. Pas lindjes niveli i saj ulet. Në moshë adulte, niveli i CEA-s është i ulët, por ne rastin e disa llojeve kanceri, ajo mund të rritet. Analiza ndihmon të kuptojmë nëse kanceri është duke u rritur ose duke u përhapur në pjesë të tjera të trupit. Gjithashtu është një tregues i rëndësishëm për përgjigjen ndaj trajtimit.

Llojet e kancerit në të cilët CEA mund të rritet janë:

Kur duhet bërë analiza e CEA-s?

CEA nuk mund të përdoret si një ekzaminim diagnostikues apo depistues, pasi edhe sëmundje të tjera mund të rrisin nivelin e saj. Madje në disa raste ndodh që persona me kancer nuk kanë nivel të rritur të CEA-s.

Për këto arsye onkologët e përdorin këtë analizë kryesisht për të monitoruar trajtimin për kancer, nëse vlera e CEA-s ka qënë e rritur para fillimi të trajtimit. Gjithashtu, analiua mund të kryhet pas përfundimit të trajtimit për kancer, për të monitoruar rikthimin e mundshëm të sëmundjes.

Çfarë do të thotë nëse kam nivel mbi normë të CEA-s?

Një nivel i lartë i CEA-s që rritet në vazhdimësi mund të jetë një sinjal që tregon për rikthim të kancerit. Megjithatë, duhet të dini se nivel mbi normë i jo gjithmonë do të thotë që ka kancer. Gjendje të tjera shëndetësore mund të rrisin nivelin e saj, si:

  • Kistet e gjirit
  • Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike
  • Cistadenomat mucinoze të ovarit ose apendiksit
  • Infeksione si kolecistiti dhe divertikuliti
  • Sëmundja inflamatore e zorrës
  • Sëmundje të mëlçisë
  • Ulçera
  • Pankreatiti
  • Gratë shtatzëna dhe duhanpirësit kanë nivel më të rritur

Nëse përgjigja e analizës është mbi normë, duhet të konsultohet gjithmonë me një mjek. Por mos harroni se kjo analizë e vetme as nuk konfirmon diagnozën e kancerit e as nuk e përjashton atë.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna