Jodi ne tiroide

Jodi luan rol të rëndësishëm në metabolizmin tonë. Ne nuk e prodhojmë atë por e sigurojmë ndërmjet ushqimeve dhe suplementeve të tjera. Jodi i marrë me rrugë orale kapet pothuajse plotësisht nga gjendra e tiroides dhe ‘shndërrohet’ ndërmjet reaksioneve kimike zinxhir në hormone (T3 dhe T4), të cilat vihen në dispozicion të çdo qelize të trupit. Roli i tij është kryesisht i rëndësishëm në rritjen fetale dhe zhvillimin mendor e fizik të fëmijëve. Mungesa e jodit është një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e disa prej sëmundjeve të tiroides si struma (gusha) apo hypotiroidizmi (ulja e sasisë së hormoneve të tiroides në qarkullim). Për të shmangur këto dukuri duhet një furnizim i përshtatshëm me jod për secilin individ. Sasia e nevojshme varion sipas moshës, gjinisë dhe situatave të veçanta.

Doza e rekomanduar ditore e jodit është në popullatën adulte 150 mcg/ditë. Për shkak të nevojave të rritura, doza e rekomanduar në shtatzani dhe laktacion (gjidhënie) është më e lartë (220-290 mcg/ditë). Për fëmijët, sidomos në vitet e para të jetës dhe në adoleshencë, nevojat shkojnë reth 120 mcg/ditë. Kufiri i sipërm i marrjes së jodit është  1100 mcg/ditë për të rriturit dhe më pak për fëmijët.

Historia e Jodit

Jodi është zbuluar nga Barnard Courtois në 1811. Kimisti francez, teksa po izolonte kalium dhe natrium nga hiri i algave të detit, aksidentalisht shtoi acid sulfurik në përberje dhe u prodhua një tym ngjyrë vjollcë. Gazi pas kondensimit u shndërrua në kristalet e para të observuara të jodit.

Megjithatë historia e jodit dhe e benefiteve të tij daton shumë më herët. në Kinën e lashtë besohej se ngrënia e algave të detit ndalonte shfaqjen e strumës. Terapia e tyre konsistonte në marrjen e algave të detit ose sfungjerët e djegur të detit dy herë në vit. Të njëjtën praktike ndoqën edhe mjeke të tjerë më vonë si Hipokrati dhe Galeni. në shekullin e XVIII përdorimi i algave dhe sfungjerëve të detit u përhap edhe në Angli dhe më gjerë deri në fillim shekulli XIX kur u bë izolimi i kriprave të Jodit nga Courtois.

Shpërndarja e Jodit në botë/ Defiçenca Jodike

Shumica e jodit gjendet në oqeane (~50 mcg/L). Jonet e jodit në ujin e detit oxidohen në jod i cili avullon në atmosferë dhe kthehet në toke përmes shiut duke mbyllur ciklin. në shumë vende ky cikel nuk është I plotë, duke zhvilluar defiçiencën Jodike.

Sot zonat me defiçiencën më të madhe jodike në botë janë Himalajet, Andet, Alpet e Europës. Gjithashtu defiçite ka edhe në Afriken Qëndrore dhe Europën Lindore.

Defiçencë jodike vlerësohet në baze popullate dhe jo individi. Duke qenë se Jodi eliminohet pothuajse plotësisht ndërmjet veshkave, mënyra më e mirë për të vlerësuar defiçencën është ndërmjet jodurisë (matjes së jodit në urinë). Defiçencë quhet joduri më pak se 100 mcg/L në popullatën jo shtatzanë dhe nën 150 mcg/L për shtatzanet.

Defiçenca jodike ka qenë një problem serioz me pasoja të rëndesishme në zhvillimin e sëmundjeve të tiroides në të gjitha moshat por mbi të gjitha në fëmijë. Për këtë arsye, dhe duke parë nivelet e ulta botërore të jodit, shumë vende aplikuan politika për jodizimin e produkteve më të shpeshta ushqimore ku u përzgjodhën më së shumti uji dhe kripa me qëllim që të ishte i aksesueshëm nga të gjithe. SHBA e filloi si praktike në 1930. Edhe vendi ynë është pjesë e programit mbarëbotëror për fortifikimin me Jod.

Pavarësisht përpjekjeve ende 1.9 miliard njerëz vazhdojnë të jenë të prekur nga defiçenca jodike.

Ku gjendet Jodi?

Jodi merret kryesisht me anë të dietës, por gjendet edhe në përberje të disa medikamenteve si psh: agjentët e kontrastit në imazheri, amiodaroni. Ai është një mineral i gjendur në shumë produkte ushqimore, kryesisht ato me baze deti. Siç e thamë, jodi nuk prodhohet nga trupi jonë, por e gjejmë të gatshëm në natyrë. Algat e detit janë burimi më i mirë i jodit. Po ashtu peshku, vezët e peshkut dhe frutat e detit. Buka përmban jod. Buka e bardhë që gatuhet me maja dhe kripë të jodizuar përmban deri në 160 mcg për fetë. Produktet e bulmetit gjithashtu përmbajnë jod, sidomos për shkak të regullimeve të fabrikave të përpunimit të këtyre produkteve.

Makaronat nuk përmbajnë jod, vetëm nëse gatuhen me kripë të jodizuar. Shumica e perimeve dhe frutave nuk janë të pasura me jod por e marrin atë vetëm nga toka ku rriten dhe fertilizantët që përdoren. Po keshtu, sasia e jodit në mish dhe nënproduktet e tij lidhet me sasinë e mineralit që kafshët konsumojnë.

Kur duhet të rrisim nevojat për Jod?

Duke qenë se Jodi gjendet në produktet e konsumit të gjerë, në një dietë të shëndetshme dhe larmishme, nuk është e keshillueshme përherë marrja e suplementeve me Jod. Suplementet rekomandohen gjatë shtatzanisë për zhvillimin normal të bebit/bebave, si dhe në periudhën e gjidhënies. Fëmijëve u keshllohet të ushqehen sa me shëndetshëm, por sidomos kur janë të veshtirë në përzgjedhjen e ushqimeve, rekomandohen doza të vogla ditore shtesë të jodit. Po ashtu, sipas sëmundjeve të njohura të tiroides, mund të rekomandohen suplemente me baze Jodi, por të cilat vendosen nga mjeku Endokrinolog.

Mos harrojmë se edhe Jodi i tepërt mund të shkaktoje dëme shëndetësore prandaj duhet marrë me kujdes.


Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna