“Unë bëj plazh dhe prapë kam problem me tiroiden?”, “I lashë ilaçet e tiroides sepse është verë dhe do vete në det.”, “ Ajri i detit më qetëson dhe më shëron tiroiden.”, “ A më ben keq deti për tiroiden?”
Janë këto disa prej pyetjeve dhe konsideratave që bëjnë pacientët me patologji të tiroides, ose edhe ata që thjesht janë kurioz për efektin që ka deti dhe plazhi në shëndetin e tyre.
Sa jod gjendet në ujë?
Dihet që Jodi është një element i rëndesishëm i shëndetit tonë. Ai gjendet në sasi të madhe në produktet e detit siç janë algat, frutat e detit, peshku. Po ashtu edhe uji është i pasuruar me jod. Qoftë ai që qëndron në sipërfaqe, por edhe në rjedhjet e ndryshme. Përqëndrimi mesatar në det është 60 ppb kurse në lumenj vetëm 5 ppb. Zonat e pasura me alga e kanë më të lartë këtë përqëndrim sesa ato me bimësi të pakët. Sasia e jodit që marrim ndërmjet uji është tepër modeste. Nëse e konvertojmë në peshë, uji i detit ka reth 58 mcg jod në 1 litër. Ndërkohë nevojat ditore të njeriut llogariten 150 mcg/ditë (nevojë që shkon 220 mcg në shtatzani dhe gjidhënie) dhe varion nga 90 në 120 mcg në moshën pediatrike.
Është sugjeruar shpeshherë që popullatat që banojnë afer detit kanë nivele më të kenaqshme të jodit. Mirëpo nga studime të shumta, kjo gje nuk ka rezultuar e vertetë. Efekti që marrim nga larja në det është minimal. Vitet e fundit flitet edhe për konsumimin e ujit të detit për efektet terapeutike të tij. Ky rezulton jo vetëm joproduktiv në lidhje me tiroiden por edhe i rrezikshëm për shkak të përqëndrimit të lartë të natriumit në këtë uje dhe mbingarkesave të mundshme me mikroorganizma.
A marrim mjaftueshëm jod nga deti?
Një tjetër mendim në lidhje me bregun e detit është ajri i pasur me jod. Shumë njerëz mendojnë se të qëndruarit pranë detit, shëtitjet në breg mundësojnë rritjen e depove të jodit në organizem. Kjo ka shtyrë një sërë studimesh në lidhje me këtë fenomen. Algat që gjenden në këto zona lëshojnë sasi të vogla jodi në gjendje të gazet. Një studim i hershëm i vitit 1964 ka llogaritur që sasia e gazeve të jodit ishte në nivele 0-7.4 mcg/m3 që përkthehej në reth 100 mcg në ditë për individ. Por metoda e eksperimentit ngriti pikepyetje për cilësinë e tij dhe të studimeve si motër me të, duke sugjeruar që sasia e jodit në ajer është shumë herë më e vogel. në nivelet atmosferike të jodit ndikojnë shumë faktorë. Përvec sasisë së algave, ndikon edhe drejtimi dhe shpejtësia e erës, koha, baitca dhe zbatica.
Gjithashtu u tentua të studiohej edhe aftësia e jonë për të thithur dhe përvetësuar këto molekula gazi. Disa studime janë përpjekur për të llogaritur këtë aftësi po nuk kanë arritur në rezultate të prera. Dihet që nazofaringsi është vendi ku molekulat e jodit përqëndrohen më shumë. Ndërkohë në indet e mushkrisë gjendet në sasi të vogel, si dhe në po kaq sasi të vogel gjenden transportuesit e jodit. Raporti midis inhalimit dhe përthithjes është më i rritur në fëmijë sesa në adult. Por në kushte kur sasia atmosferike e jodit është shumë e pakët, roli i tij në nevojat ditore është jo sinjifikant.
Për këtë arsye, ajri i detit ben mirë, por jo për tu ‘ushqyer’ me jod. në rast defiçiti jodi apo patologji të tjera të tiroides që kanë nevoje për jod, ai mund të merret në forma të tjera por jo ndërmjet shëtitjeve buze detit, të cilat kanë shumë benefite të tjera shëndetësore.
- Faktorët e riskut për kancerin e mushkërive: Jo vetëm duhani

- A është vera e kuqe më e shëndetshme se vera e bardhë? Një studim i ri sfidon këtë hipotezë

- Mosha biologjike dhe rreziku për kancer

- Sa e rrit alkooli rrezikun për kancer?

- Psikologët e Harvardit: Nëse i përgjigjesh me “po” njërës nga këto pyetje, je emocionalisht më i fortë.

- Zhytjet në ujë të ftohtë, përfitimet dhe rreziqet








Lini një koment