Dializa është terapi renale zëvendësuese e cila bën eleminimin e toksinave uremike dhe likideve të tepërta nga organizmi. E kombinuar me medikamente të tjera, dializa ndihmon pacientët me sëmundje renale kronike të jetojnë më gjatë.

Ekzistojnë 2 lloje të dializës: Hemodializa (dializa e gjakut) dhe Dializa Peritoneale (dializa e barkut). Në hemodializë, eleminimi i toksinave bëhet nëpërmjet aparatit të dializës. Kjo mund të bëhet në spital ose në shtëpi. Në dializën peritoneale, një lëng i veçantë dializat vendoset në bark. Ndërsa gjaku kalon nëpër enët e gjakut në zgavrën e barkut, ky lëng thith toksinat prej tyre nëpërmjet membranës peritoneale (shtresë e barkut). Ky lëng i ndotur më pas derdhet. Kjo procedurë mund të bëhet në shtëpi. Këto janë dallimet kryesore por le të kuptojmë dallimet në më shumë detaje.


Hemodializa (dializa e gjakut)

  • Për të realizuar dializën e gjakut, hemodializën, si fillim bëhet përgatitja duke vendosur një akses venoz të realizuar nga një kirurg. Aksesi i përhershëm realizohet nëpërmjet një interventi  zakonisht në krahun tuaj, për të lidhur një arterie dhe një venë. Qasja do të jetë gati për disa javë deri në disa muaj, në varësi të llojit të portalit.
  • Procedura kirurgjikale për vendosjen e kateterit ose aksesin zgjat afërsisht 1 deri në 1.5 orë.
  • Ndërsa prisni për aksesin tuaj të përhershëm, mund të keni një kateter të përkohshëm (tub), shpesh në qafë ose rrëzë kofshës. Është shumë e rëndësishme të ndiqni udhëzimet për të mbajtur kateterin tuaj të pastër për të shmangur infeksionet e rrezikshme.
  • Hemodializa bëhet në ambiente spitalore ose në qëndra hemodialize. Ajo realizohet 3-5 herë në javë.
  • Aftësia për të punuar: Gjatë gjithë kohëzgjatjes së dializës, pacienti ose është ulur ose shtrirë në shtrat dhe nuk mund të kryejë asnjë aktivitet tjetër. Pjesën tjetër të ditëve, ata janë të lirë të punojnë.
  • Efektet anësore të procedurës: Lodhje, hypotension, krampe muskulare(ngërce).
  • Duhet të kenë kujdes me kufizimet e dietës: Marrja e kripës dhe e ujit kufizohet kryesisht së bashku me disa ushqime të tjera që janë të pasur me kalium dhe fosfor (produktet e qumështit, fasulet, peshku).

Dializa peritoneale (dializa e barkut)

  • Dializa peritoneale ju lejon të kryeni dializën në shtëpi dhe gjatë gjithë ditës. Kirurgu vendos kateterin peritoneal nëpërmjet kirurgjisë laparoskopike.
  • Në dializën peritoneale, ju e mbushni zgavrën peritoneale – hapësirën në bark – me lëng të posaçëm pastrues të dializës dhe e kulloni përsëri. Lëngu pastron gjakun tuaj përmes mureve të brendshme të barkut. Ky opsion u mundëson disa pacientëve të vazhdojnë të punojnë ndërkohë që janë në dializë.
  • Ju do të jeni në gjendje të administroni dializën peritoneale pa pasur nevojë të shkoni në një qëndër dialize. Në vend të kësaj, ju mund të bëni dializë në shtëpi ose në ndonjë vend tjetër të pastër.
  • Bëhet çdo ditë, 4 deri në 6 herë në ditë dhe gjatë natës.
  • Kohëzgjatja e procedurës: 3 deri në 5 orë në ditë në total
  • Aftësia për të punuar: Kjo procedurë mund të bëhet gjatë natës, që do të thotë se pacienti mund të kryejë aktivitetet e tij normale gjatë ditës. Personi mund edhe të udhëtojë, përderisa ka mundësi ta kryejë vetë këtë procedurë, në një vend të pastër.
  • Efektet anësore të procedurës: Rreziku i infeksionit të kateterit ose të barkut dhe kufizimi i funksionit të membranës.
  • Kufizimet: Ka më pak kufizime në dietë me këtë procedurë në krahasim me hemodializën.

Hemodializa vs Dializa Peritoneale

Dializa peritoneale (dializa e barkut) dhe hemodializa (dializa e gjakut) janë opsione të dializës për pacientët me sëmundje renale në fazën përfundimtare. Përcaktimi i modalitetit të terapisë, dializë peritoneale ose hemodializë zakonisht bazohet në motivimin dhe dëshirën e pacientit, edukimi i pacinetit, distancën gjeografike nga një qëndër hemodialize dhe vendimi i mjekut. Fatkeqësisht, shumë pacientë nuk edukohen për PD përpara se të fillojnë dializën. Shumica e studimeve tregojnë se mortaliteti është më i lartë në pacientë nën trajtim me hemodializë krahasura me ata nën trajtim me dializë peritoneale.

Pra, cili trajtim është i duhuri për ju kur krahasoni hemodializën me dializën peritoneale? Dializa peritoneale ofron filtrim të vazhdueshëm dhe nuk kërkon aq shumë ndërprerje në aktivitetet tuaja të përditshme. Megjithatë, hemodializa është ideale për pacientët me më pak funksion të veshkave. Dializa peritoneale nuk është një alternativë e mirë për pacientët obezë ose njerëzit që kanë strija abdominale. Hemodializa mund të preferohet nga pacientët që duan që profesionistët e kujdesit shëndetësor të trajtojnë më shumë nga trajtimet e tyre, sepse dializa peritoneale kërkon trajnim dhe përkushtim të pacientit.

Vetëm ju dhe mjeku juaj mund të vendosni se cili lloj i dializës është më i miri për ju. Faktorët që do të ndikojnë në opsionet tuaja të trajtimit përfshijnë:

  • Funksioni juaj i veshkave
  • Shëndeti juaj i përgjithshëm
  • Situata në shtëpinë tuaj
  • Stili juaj i jetesës
  • Preferencat tuaja personale
  • Aftësia juaj për të kryer hapat e nevojshëm për çdo lloj dialize

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna