Ndërsa veshkat e shëndetshme kanë disa funksione në trup, funksioni më i njohur është prodhimi i urinës. Kur funksioni i veshkave shkon nën 10% deri në 15% , stad i avancuar i sëmundjes renale kronike, ato nuk janë më në gjendje të filtrojnë gjakun dhe të prodhojnë urinë. Kjo bën që toksinat të grumbullohen në trup së bashku me lëngun e tepërt. Për fat të mirë, ne jetojmë në një kohë kur ka trajtime dhe ilaçe që mund të zëvendësojnë funksionet e veshkave dhe të mbajnë trupin gjallë. Një lloj terapie zëvendësuese të veshkave – që do të thotë një trajtim që zëvendëson funksionin e veshkave – është hemodializa. Hemodializa është një terapi që filtron mbetjet, largon lëngjet shtesë dhe balancon elektrolitet (natrium, kalium, bikarbonat, klorur, kalcium, magnez dhe fosfat).

Kur është e nevojshme fillimi i terapisë renale zëvendësuese, hemodializa?

Kjo zakonisht ndodh kur veshkat funksionojnë 10% deri në 15%. Akumulimi i toksinave dhe lengjeve në organizëm mund të shfaqi simptoma të tilla si nauze, të vjella, ënjtje dhe lodhje. Megjithatë, edhe nëse nuk i keni ende këto simptoma, mund të keni një nivele të larta toksina uremike në organizëm. Mjeku specialist bën vlerësimin e situatës dhe rekomandon fillim e terapisë renale zëvendësuese, hemodializa.

Si realizohet hemodializa?

Gjatë hemodializës gjaku filtrohet përmes një membrane të krijuar nga njeriu, të quajtur dializat, ose veshkë artificiale, dhe më pas gjaku i filtruar kthehet në trup. Për të kryer hemodializën duhet të krijohet një akses venoz për të realizuar kalimin e gjakut nga trupi në dializat dhe përsëri në trup. Ekzistojnë tre lloje aksesi venoz për hemodializën: fistula arteriovenoze (AV), grafti arteriovenoz  dhe kateteri central venoz. Fistula AV është aksesi vaskular më i rekomanduar nga mjekët nefrolog.

Kur një pacient shkon në  qëndrën e hemodializës, si fillim një infermiere ose teknik do të kontrollojë shenjat vitale dhe do të peshojë pacientin. Shtimi në peshë do të tregojë se sa lëngje të tepërta duhet të heqi pacienti gjatë hemodializës. Pacienti më pas “lidhet me makinën”. Në pacientin me akses vaskular (fistula AV ose grafti AV) do të vendosen dy gjilpëra në aksesin e tyre; njëra gjilpërë nxjerr gjakun nga trupi, gjilpëra tjetër e kthen përsëri. Pasi pacienti është “lidhur me makinën”, aparati i dializës programohet dhe më pas fillon trajtimi.

Aparati i dializës është si një kompjuter i madh dhe një pompë. Ai monitoron presionin e gjakut, sasinë e lëngjeve që hiqet dhe informacioneve të tjera jetike. Makina e dializës ka një pompë gjaku që mban gjakun të rrjedhë nga trupi në dializat dhe përsëri në trup.

Dializati, ose filtri, është çelësi i hemodializës. Dializati është një tub plastik që përmban shumë filtra të vegjël. Ka dy seksione në dializat: seksioni për dializën dhe seksioni për gjakun. Dy seksionet ndahen nga një membranë gjysmë e përshkueshme për të parandaluar përzierjen. Membrana lejon që dializati dhe mbetjet të kalojnë, por nuk i lejon qelizat e gjakut të kalojnë. Elektrolitet në solucionin e dializës ndihmojnë në balancimin e elektroliteve në gjakun e pacientit.

Sa shpesh realizohet hemodializa?

Hemodializa zakonisht bëhet tre herë në javë për rreth katër orë çdo seancë. Mjeku specialist përcakton kohëzgjatjen dhe intesitetitn e realizimit të hemodializës brënda javës.

Janë dy lloje hemodialize, hemodializa nokturne – e natës, dhe hemodializa intermitente – tradicionale. Në hemodializën e natës, pacienti bën dializë për rreth tetë orë gjatë natës ndërsa fle. Ky është një trajtim më i gjatë dhe më i butë, kështu që pacientët thonë se kanë më pak probleme me ngërçet dhe ndjenjën e dobësisë trupore të raportuar pas hemodializës tradicionale. Në shumë qendra të dializës kanë filluar të ofrojnë hemodializë nate brenda qendrës bazuar në raportet e pacientëve që ndjehen më mirë për cilësinë e jetës së tyre dhe kanë rezultate të mira laboratorike. Hemodializa intermitente, tradicionale, kryhet tre deri në katër herë në javë për rreth katër orë çdo trajtim.

Hemodializa është një trajtim efektiv për sëmundjen renale kronike. Megjithatë, hemodializa nuk zëvendëson të gjitha funskionet e veshkët, duhet të kemi kujdes me dietën dhe të marrim mjekimet e duhura për hipertensionin dhe aneminë.


Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna