BRAF V600E mutacion

FDA ka aprovuar trajtimin me kombinim të Dabrafenib (Tafinlar) me Trametinib (Mekinist) për trajtimin e personave me thuajse çdo tumor solid me mutacion ne një gjen të quajtur BRAF.

Ky mutacion, që njihet si BRAF V600E, nxit rritjen tumorale dhe përhapjen e qelizave kanceroze.

Aprovimi vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 6 vjec me tumor, me mutacion BRAF V600E, të cilët nuk mund t`i nënshtrohen kirurgjisë ose që kanë zhvilluar metastaza.

Deri tani, kombinimi i Dabrafenib me Trametinib ka qenë i aprovuar vetëm për melanomën, kancerin pulmonary me qeliza jo të vogla dhe kancerin anaplastic të tiorides, me kusht mbartjen e mutacionit BRAF V600E.

Aprovimi ka ardhur si rezultat i tre studimeve klinike, nga të cilët dy në pacientë adultë dhe një në fëmijë. Disa nga pjesëmarrësit në këto studime kishin lloje të rralla kanceri, si kanceri i traktit biliar, kancer ovari dhe glioma (një lloj kanceri i trurit). Studimet nuk kanë përfshirë pacientë me kancer kolorektal, pasi dihet që ky lloj kanceri është rezistent ndaj këtij kombinimi.

Tashmë ky kombinim hyn në grupin e terapive “tumor-agnostike”, që trajtojnë cdo kancer që ka një alterim molekular specifik, pavarësisht vendndodhjes anatomike apo llojit histopatologjik të tumorit.

Cilët studime ndikuan në aprovim?

Dabrafenibi dhe Trametinibi bllokojnë sinjale të ndryshme të rritjes tumorale që aktivizohen si pasojë e mutacionit BRAF V600E. Dabrafenibi frenon sinjalet nga proteina BRAF, ndërsa Trametinibi frenon sinjalet nga proteina MEK.

Tumoret që i përgjigjen vetëm trajtimit me Dabrafenib mund të zhvillojnë rezistencë nga trajtimi me anë të aktivizimit të sinjaleve të nxitura nga protina MEK. Kombinimi i Dabrafenibit me Trametinibin parandalon shfrytëzimin nga tumori të këtij mekanizmi rezistence.

Kombinimi i këtyre barnave është vlerësuar në studimin NCI-MATCH. Në këtë studim janë përfshirë 6000 pacientë në bazë të tipareve të tyre molekualare pavarësisht vendndodhjes anatomike të tumorit.

Një gjetje e rëndësishme në këtë studim ishte se disa lloje të rralla tuomresh u përgjigjën nga kombinimi i barnave, përfshirë kancerin e ovarit i cili është i vëshitrë për t`u trajtuar. Disa pacientë patën një përgjigje afatgjatë, që zgjati edhe me vite.

Studimi ROAR përfshiu pacientë me mutacion BRAF V600E, përfshirë glioma dhe kancer të traktit biliar. Në bazë të këtij studimi, autorët rekomanduan testimin e të gjithë pacientëve me kancer të traktit biliar për mutacion BRAF V600E.

Në total, 131 pacientë të përfshirë në këto studime, u zbulua të kishin mutacion BRAF V600E. 54 (41%) e tyre patën përgjigje të pjesshme ose të plotë nga trajtimit me kombinimin Dabrafenib + Trametinib.

BRAF V600E mutacion
MRI e kokës e dy personave me tumor në tru BRAF V600E pozitiv, të trajtuar me kombinimin Dabrafenib + Trametinib. Pacienti i parë – rreshti lartë dhe pacienti i dytë – rreshti poshtë. Në figurë tregohet zvogëlimi fillestar i masës në tru dhe me pas rizhvillimi i tumorit.

Efektet anësore më të shpeshta nga terapia e kombinuar ishin temperaturë, lodhje, nauze dhe rash. Në përgjithësi trajtimi u tolerua mirë.

Nga 36 pacientët pediatrikë, përgjigja mesatare nga trajtimi ishte rreth 25%. Për shumicën e pacientëve kjo përgjigje zgjati rreth 6 muaj dhe në 44% të rasteve zgjati të paktën 24 muaj. Studimi me pacientë të moshës pediatrike përfshiu patologji si glioma me gradë të ulur dhe histiocitozë me qeliza Langerhansi.


Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna